Locatelli në merkato, Juventusi plan konkret për transferimin e tij

schedule13:54 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:54 - 20 Nëntor, 2020

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli, vazhdon të jetë në orbitën e Juventusit. Sipas raportimit të “TuttoSport”, drejtuesit bardhezinj kanë një plan konkret për ta transferuar lojtarin në Torino, por kjo gjë pritet të ndodhë në verën e ardhshme.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është nën kontakte të vazhdueshme me agjentin e Locatellit për ta transferuar atë në fundin e sezonit. Kujtojmë që Sassuolo e bleu italianin për 14 milionë euro nga Milani dhe vlera e Manuel tashmë ka shkuar në 40 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” mund të mos jetë në gjendje t’i paguajë të gjitha paratë për kartonin e tij, por mund të arrijë tek shërbimet e 22-vjeçarit përmes një formulë huazimi me të drejtë blerjeje apo edhe një shkëmbim kokë më kokë me një nga lojtarët e saj. /abcnews.al