Lobistët amerikanë, ‘premtime’ boshe?/ Karamuço: Kanë marrë miliona para. Lojë e tyre për të ngritur pritshmëritë e elektoratit

schedule20:54 - 27 Mars, 2025

schedule 20:54 - 27 Mars, 2025

Për ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, reforma në drejtësi u projektua për të goditur nivelet e larta politike. Më tej, eksperti u ndal tek grupet lobiste amerikane në partitë politike në Shqipëri duke theksuar se ata kanë përfituar miliona para dhe kanë vënë në lojë partitë këtu si dhe duke ngritur pritshmëritë e elektoratit.

“Ndikimi i tyre është i drejtëpërdrejtë. Qëkur ngeli shtatzanë reforma në drejtësi u projektua që të goditeshin nivelet e larta politike për cështje sensitive. Deklaratat e pasurive atëherë i firmosnin me sy mbyllur, u rrit serioziteti, besimi publik dhe vendosmëria. Gjithcka e shohin në administratën amerikane ku ndërkohë ka një strukturë që ngrihet në këmbë. Janë grupet e lobimit në Amerikë që u kanë marrë partive në Shqipëri me miliona para.

Ata që kanë dhënë para kanë sot probleme me drejtësinë. Ky lobim, është vepër penale tek ne. Këta i vënë në lojë, u marrin para dhe u thonë që ti mund të jesh i ndaluar të hysh por mund të hysh me kategorinë G të vizave, e cila ka ekstraterritorialitet. G-ja ka një jurisprudencë dhe kush ka probleme me drejtësinë nuk hynë dot, vetëm me vendim gjykate. E shoh si një lojë që bëjnë grupet e lobimit sa ngrenë pritshmëritë e elektoratit.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!