Avokati Edmond Petraj thotë se kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit të PD në SHBA, ka defekte teknike.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Petraj u shpreh se Flamur Noka mund të thërritet nga drejtësia, pasi ka firmosur kontratën.
Ndërsa avokatja Eneida Bizheku deklaroi se PD duhet të kishte kontratë me fondacionin që thuhet se e ka financuar.
Pjesë nga diskutimi
Edmond Petraj: Kontrata e cila është bërë me atë fondacion, është krijuar 1 javë para. Pasi është krijuar findacioni, ka defekte teknike. Adresa, shtëpia ishte e shitur, nuk figuronte. Flamur Noka, thuhej ishte te pjesa e koalicionit Shqipëria Madhështore. Patjetër, është në rrezik, është nënshkruesi i kontratës. Dy persona janë në radar, nënshkruesi i kontratës lobuese dhe pjesa e fondacionit. Kjo është vetëm kontrata, nuk është aplikim.
Eneida Bozheku: Nga ana teknike, që të hënën, rezultoi e depozituar. Është publikuar. Ajo është kontratë e regjistruar. Në sistemin amerikan është në rregull. Janë dy subjekte që nënshkruajnë kontratën, por përfituesi është një i tretë. Por edhe përfituesi duhet të ketë kontratë me fondacionin. Zoti Noka e ka hedhur firmën te kontrata në Amerikë, por jo me fondacionin direkt./abcnews.al

