Lobimi, Berisha hesht/ Nga Tropoja, nuk i del inati me administratën Biden

schedule15:34 - 4 Maj, 2025

schedule 15:34 - 4 Maj, 2025

Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për kontratën e tij 6 milion dollarëshe, por në Tropojë, vendlindjen e tij dhe të patriotit shqiptarë amerikan Nuredin Seci, vijoi sulmet ndaj ish administratës Biden, për “non gratën” e tij dhe të familjes, të cilën po bën çdo përpjekje për të hequr edhe pse pa rezultat.

“Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. Gabimi i dytë i madh ishte se, ai nuk u fut në Google të shihte Shkëlzenin. Po të kishte parë Shkëlzenin mirë e mirë, do kuptonte që veprimin e tij, malin e Shkëlzenit, jo djalin. Po të shihte Shkëlzenin, nuk do të firmoste atë gjë. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij”, u shpreh kreu i PD.

Berishës nuk i del e keqja jo vetëm me Blinken por as me Ramën për të cilin thotë se do ketë të njëjtin fat si ish sekretari shtetit.

“Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai”, tha Berisha.

LaCivita është zhdukur dhe tashmë çon vartësit e tij të dalin krah Berishës.

“Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu”, përfundoi Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!