Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se ai nuk e konsideron një luftë që do të përhapet në Lindjen e Mesme si të pashmangshme, por se SHBA do të ndihmojë Izraelin të mbrohet nëse sulmohet.
Komentet e tij vijnë pas pretendimeve izraelite të martën se IDF vrau një komandant të Hezbollahut që dyshohet se qëndron pas sulmit në Lartësitë e pushtuara të Golanit.
“Unë nuk mendoj se lufta është e pashmangshme dhe i qëndroj kësaj. Mendoj se ka gjithmonë hapësirë dhe mundësi për diplomaci”, u tha Austin gazetarëve gjatë një vizite në Filipine.
/abcnews.al