Prej ditës së djeshme Llogaraja është e mbuluar nga bora. Gazetari Elton Nika raporton se rruga është e kalueshme nga automjetet.
Ndërkohë, bëhet apel për lëvizje të mjeteve me zinxhir apo goma bore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mbrëmjes deri kur është lejueshme për shkak të ngricave.
Sakaq, në portin e Vlorës nuk raportohet për pezullim të lundrimit. Situata është kthyer në normalitet pas problemeve të ditëve të fundit edhe në lundrimin detar. g.v/abcnews.al