Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerëson se ushtria ruse është një mit. Në studion e “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, Lleshaj tha se ushtria ruse është ngritur gjithmonë mbi bazën e mashtrimit. Ish-ministri kujton humbjet dhe dështimet e ushtrisë ruse që nga dy Luftërat Botërore.
“Është një mit që është thyer sa herë që kjo ushtri është ndeshur. Ushtria ruse është ngritur mbi mashtrime. Shumë nuk e dinë që kjo ushtri e kuqe në vitin ‘39 kur Hitleri pushtoi gjysmën e Polonisë, Stalini pushtoi gjysmën tjetër. Më pas u bë viktimë e Hitlerit.
Më pas luftën e dytë që demostroi dështimin. Një ushtri që humbi dhe pati dëmtime të jashtëzakonshme. Është një ushtri që ka pasur një ballafaqim tjetër në Afganistan dhe u kthye me humbje.
Suksese e vetme kanë qenë disa ndërhyrje në Pragë, në Hungari. Është një ushtri që nuk ka arritur ndonjëherë të demostrojë kapacitete të mirëfillta”, tha Lleshaj. g.v/abcnews.al