Për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takoi në Tiranë homologun e tij turk Sulejman Soylu. “Shqipëria është një nga vendet e rajonit, me të cilën Turqia bashkëpunon më së shumti”, u shpreh Soylu. Ndërkohë Ministri Lleshaj veçoi si prioritar bashkëpunimin për luftën kundër krimit ekonomik dhe pajisjet policore. Dy ministrat e Brendshëm kërkuan rritjen e bashkëpunimit për shkollën e lartë të policisë e njohur ndryshe si “Akademia e Sigurisë”, ndërsa gjatë takimit fokusi u vendos edhe te sistemi i menaxhimit doganor shqiptar.
/ABC News Albania 24/7