Lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe respektimin e aktit normativ, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti perfekt bashkëpunimin e policisë me qytetarët. Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, Lleshaj deklaroi se nuk ka persona të proceduar penalisht për shkelje të karantinës, duke theksuar se qëllimi i policisë nuk ka qenë ashpërsimi i masave por ndërgjegjësimi.
Lleshaj u shpreh se ka disa qytetarë të cilët nën influencë politike shkelin aktin normativ, ndërkohë që deklaroi se gjobitja e presidentit Ilir Meta, apo ish-deputetit Kastriot Islami ka ardhur edhe për shkak të impaktit që lënë veprimet e tyre. Ai foli edhe për pagesën e orëve shtesë duke deklaruar se ato janë likuiduar teksa hodhi poshtë pretendimet e Sindikatës së Policisë për të cilën tha se nuk përfaqëson uniformat blu.
Pjesë nga intervista e Sandër Lleshajt në ABC
Si po gjendet policia me pandeminë?
Pandemia është sfida më e madhe para gjithë botës. Policia dhe bluzat e bardha janë dy strukturat që po e përballojnë në frontin e parë. Puna e parë meriton mirënjohje
Duke qenë se policia se është e ngarkuar për ruajtjen e personave të prekur. A ka ndonjë rast procedimi penal?
Nuk ka në dijeninë time persona të procedura penalë. Me përjashtim të disa subjekteve. Për individë nuk ka. Ka masa administrative, jo pak. Nuk është qëllimi i policisë ashpërsimi i masave por bindja e qytetarëve. Qytetarët po bashkëpunojnë në mënyrë perfekte. Ka disa qytetarë që janë në influencë politike që bëjnë të kundërtën. Përballë virusit ekziston edhe një virus politik që bën ftesa të papërgjegjshme.
A keni përdorur policinë për gjoba politike? Kemi rastin e gjobës ndaj presidentit të republikës por nga ana tjetër kemi edhe shkelje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Nëse kryetari i bashkisë do sillet si ata që përmendet ju do marrë gjobë. Policia reagon ndaj rasteve që konstaton.
Edhe ju keni qenë një ditë vetë në parlament pa maskë.
Nuk ka asnjë motiv apo qasje politike këtu. Policia ka vëmendje të shtuar ndaj personave që kanë impakt të madh publik. E kanë të pamundur të më kapin pa maskë. I vetmi vend ku mund të kapem pa maskë unë është shtëpia ime
A paguhen orët shtesë? Sindikata e policisë ka pasur edhe dalje publike ku ankohet
Sindikata e policisë nuk përfaqëson policinë. Përderisa nuk janë ankuar punonjësit e policisë do të thotë se problemi nuk ekziston. Orët shtesë janë paguar dhe paguhen pa asnjë shmangie nga detyrimi ligjor.
/mv.abcnews.al

