Lleshaj për RENEA-n tek Teatri: Kishim informacione se do përdorej eksploziv

schedule11:14 - 4 Qershor, 2020

schedule 11:14 - 4 Qershor, 2020

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  tha sot në Kuvend se policët që ishin tek Teatri pa numra, do të jenë të paidentifikuar, pasi siç tha ai, deputetët nuk kanë tagër për të marrë emra, dhe për të bërë hetime.

Për sa i përket përfshirjes së njësisë operacionale të RENEA-s në shembjen e godinës së teatrit, Lleshaj dha si arsye informacionet që kishin.

Sipas Lleshaj, kishte aludime se do të përdorej forca, dhe se do të kishte lëndë eksplozive, ndaj dhe kjo ishte arsyeja e përfshirjes së RENEA-s në shembjen e godinës.

“Pse kërkoni tu vëmë targë gjithë njerëzve, si mund tu vëmë targë. Nuk është standard i përbotshëm numri i identitetit të policisë.

Numri i identitetit vendoset kur punonjësi i policisë shkon në patrullë individualisht, kur shkon në fshat, kur del në rrugë që ti të kesh mundësi ta identifikosh.

E theksoj se nuk është standard i detyrueshëm në kontekstin ndërkombëtar.

Për sa i përket RENEAS, ajo ka qenë te teatri për arsye se ka patur nevojë për kontrollin e godinës për të cilin ishin bërë aludime se do të përdorej forcë, kishte dyshime se do të kishte lëndë eksplozive dhe përpara fillimit të punës për shkatërrimin e godinës RENEA me njësinë e saj antieksploziv ka bërë verifikimin e godinës për të parandaluar rrezikun që mund të përbënte për qytetarët”, tha Lleshaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!