Lleshaj: Nxitoni dhe rinovoni kartat e identitetit dhe pasaportat

schedule19:30 - 17 Korrik, 2019

schedule 19:30 - 17 Korrik, 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan se shumë karta identiteti dhe pasaporta biometrike janë në prag të skadimit dhe nga muaji Tetor, ato nuk do të jenë më të vlefshme.

Në një postim në Twitter, Lleshaj thotë se qytetarët duhet të shkojnë në qendrat përkatëse për të aplikuar për dokumentet e rinj të identitetit.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”, shkruan Lleshaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!