Lleshaj: Në ditën e zgjedhjeve askush s’duhet të prekë procesin

schedule13:10 - 9 Maj, 2019

schedule 13:10 - 9 Maj, 2019

Në ditën e zgjedhjeve askush nuk duhet të ketë shans të prekë integritetin e këtij procesi. Kërkesën ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ua drejton strukturave të policisë duke i këshilluar gjithashtu që të qëndrojnë jashtë palëve politike.

Edhe pse jo zyrtarisht dhe në kundërshtim me ligjin, fushata zgjedhore ka nisur. Këtë fakt e ka vënë re edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili porosit vartësit e tij të kujdesen që procesi zgjedhor të mos cënohet.

“Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar“.

Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet- thotë ministri Lleshaj në takimin em anëtarët e task forcës qendrore, prefektët, drejtorët e policive vendore dhe të kufirit.

“Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit”.

Pas porosive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor rradhën e ka paralajmërimi për fidanët e kanabisit.

“Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, cfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë.”

Vëmendjen nuk duhet ta shkëpusin as nga lufta kundër krimit të organizuar. Lista e personave në kërkim është e gjatë, qindra thotë ministri në harkun e dy-tre dekadave.

“Lista e kalon rendin e treshifrorëve, prioritet i madh është ulja e kësaj liste, që ju e keni në dorë me emra konkretë, që kërkohet të ulet me ritëm të lartë. Puna juaj matet me emra konkretë sa zbret kjo listë”.

Dy pikat e tjera për të cilat kërkoi rezultate konkrete Ministri i Brendshëm ishin goditja e grupeve që trafikojnë emigrantët nga lindja drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe ndalimi i azilkërkuesve, një çështje që nëse nuk shkon në zero sipas ministrit Sandër Lleshaj, prodhon pasoja negative për integrimin e vendit. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!