Artistët do të protestojnë në orën 16:30 për të kundërshtuar prishjen e teatrit dhe dhunës së policisë dje.
Protesta mbështetet edhe nga opozita, ndërsa policia është duke marrë masa të rrepta sigurie duke angazhuar edhe RENEA-n me anti-terrorin.
Mësohet se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një mbledhje me strukturat e policisë gjatë paradites së sotme ku është parashikuar angazhimi i 1 000 forcave të policisë.
Mes tyre do të jenë edhe Forcat Speciale RENEA si edhe pjestarë të ant-terrorit. /abcnews.al

