Lleshaj-Bashës: Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë

schedule22:37 - 2 Qershor, 2019

schedule 22:37 - 2 Qershor, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi dhe njëherë pas përfundimit të protestës duke i kujtuar kreut të demokratëve Lulzim Basha 21 Janarin. Sipas ministrit dhuna është zanati i Bashës.

“L.Basha, që në 21.01.’11 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetëra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë”, shkruan Lleshaj në Tëitter.