Pas Ballkanit, Decicit, Strugës dhe Egnatias, skuadra Llapit bëhet skuadra e pestë për këtë sezon që eleminohet në fazën e parë, të kualifikueseve të një Kupe Evropes, teksa janë mundur me rezultatin e përgjithshëm, 4-1, nga polakët e Wisla Karkow, duke i dhënë lamtumirën “ëndrrës”, Europa League.
Me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me fitoren 2-0 të polakëve, skuadra e Llapit tentoi që të ndryshonte fatin në takimin e dytë, që u luajt këtë të enjte në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por nuk ia doli të kishte sukses, pasi kjo përballje përfundoi me rezultatin 1-2.
Miqtë patën mundësinë që të zhbllokonin sfidën në minutën e 16’ me Sukiennicki, por ai gol u anulua për pozicion të parregullt, me pjesën e parë që përfundoi me barazim pa gola.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 58’ me “fantazistin” Rodado që i dha avantazhin polake, mirëpo vendasit provuan të barazonin dhe ia dolën në minutën e 71’ me Tahirin, që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Blakqori.
Rezultati i kësaj përballje u vulos në minutën e 90’, me Kiakos që shënoi edhe golin e dytë për polakët dhe tashmë pas eliminimit nga Europa League, Llapi kalon në Conference League, ku do të përballet me ekipin e danezëve të Brondby. /i.m /abcnews.al