Llapi fiton Kupën e Kosovës për të dytin vit, Drita mbyll sezonin pa trofe

schedule22:13 - 26 Maj, 2022

schedule 22:13 - 26 Maj, 2022

Llapi ka fituar Kupën e Kosovës për të dytin vit radhazi dhe këtë herë ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Dritës, që nuk e fiton këtë trofe prej vitit 2001.

Skuadra e Tahir Batatinës e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë me meksikanin Rivera, ndërkohë që Drita u kundërpërgjigj në pjesën e parë.

Hamdi Namani e vendosi baraspeshën, përkohësisht, pasi Llapi në fillim të pjesës së dytë shënoi me Alban Ramadanin golin që rezultoi i fitores në fund. /abcnews.al