Liz Truss, kandidatja për kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar tha se ishte e gatshme të ulej dhe të bisedonte me Vladimir Putin në samitin e G20, sipas The Guardian.
Në debatin e fundit televiziv të së dielës mbrëma, kandidatët për lidershipin konservator u pyetën nëse do të uleshin pranë presidentit rus në një samit të G20. Truss tha se “po” dhe tha se ishte e rëndësishme që bota e lirë të përballej me Rusinë.
Prime Ministerial candidate @trussliz answered the question whether she would sit down with Vladimir #Putin at the #G20. pic.twitter.com/bmbUqZNjjY
— NEXTA (@nexta_tv) July 18, 2022
Penny Mordaunt, Tom Tugendhat dhe Kemi Badenoch të gjithë thanë se nuk do të uleshin me Putinin, të paktën në rrethanat aktuale.
/abcnews.al