Liverpuli në krye të Premier Ligës, Salah shënon ndaj Brajtonit

schedule13:43 - 26 Gusht, 2018

schedule 13:43 - 26 Gusht, 2018

Liverpuli është në krye të Premier Ligës angleze, por jo vetëm për meritë të sulmit. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop, është gjithashtu shumë e fortë edhe në mbrojtje.

Autoritetin e pretendentit e ka që të gjithin. Liverpuli sot nuk mbetet prapa askujt në Premier Ligë kur vjen puna tek epërsia ndaj rivalëve, dhe ekipi i trajnerit Jurgen Klop, dha edhe një provë se titulli do të synohet seriozisht.

U luajt vërtet në shtëpi, në stadiumin “Anfild” ndaj një kundërshtari jo edhje aq me emër, por Brajtoni jo më kot e mundi Mançester Junajtidin, një javë më parë.

Formacioni vendas pati epërsi thuajse të plotë, veçse e tregoi veten shumë të pjekur për të përfituar nga momentet e përshtatshme.

Në futboll fitohet sidomos kur shfrytëzon gabimet e të tjerëve, dhe të kuqtë e bënë më së miri.

Kështu u shënua goli i Mohamed Salahut, i cili ishte edhe i vetmi në këtë sfidë, pra ishte vendimtar.

Liverpuli i këtij viti është më i ndryshëm sesa ai i sezoneve të kaluara.

Jurgen Klop vërtet njihet si i dashuruar me sulmin dhe spektaklin, por këtë herë ka forcuar ndjeshëm edhe lojën në mbrojtje.

Kjo e bën ekipin e tij edhe më të rrezikshëm, sepse është i vetmi në Premier që nuk ka pësuar gol pas dy ndeshjeve të para, ndërsa vijën e sulmit e ka shumë cilësore dhe spektakolare.

Me shumë gjasë, pas 29 vitesh pritjeje, në “Anfild” do të vijë titulli kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!