Liverpool “rifreskon” mesfushën, pas Gravenberch në lupën e “të kuqve” bie djali i legjendës franceze

schedule11:27 - 22 Prill, 2023

schedule 11:27 - 22 Prill, 2023

Padyshim kur kujtojmë legjendat e futbollit francez, në mendje nga bie dhe ish-mbrojtësi, Lilian Thuram, i cili gjatë karrierës së tij me Monaco, Parma, Juventus e Barcelona fitoi një sërë trofesh, ku më kulminanti padyshim që mbetet trofeu i Kupës së Botës, në edicionin e vitit 2018.

Mirëpo, Lilian nuk e mbaroi me kaq me futbollit, pasi të dy djemtë e tij janë futbollistë dhe të dy janë të një niveli shumë të lartë. Njëri prej tyre është “bomberi” i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, ndërsa tjetri quhet Khephren Thuram e luan në mesfushë me francezët e Nice.

Stabiliteti, siguria në pasim e vizioni fantastik e kanë vendosur 22-vjeçarin në fokusin e shumë ekipeve të mëdha në Evropë, ku ndër to janë dhe “të kuqtë” e Liverpool, të cilët këtë merkato vere pretendojnë të bëjnë një rifreskim total të mefushës.

Sipas mediave britanike, pas nisjes së negociatave me një tejtër talent të mesfushës, si Ryan Gravenberch nga Bayern Munich, tashmë tekniku Jurgen Klopp kërkon në organikën e tij, djalin e vogël të Lilian Thuram, por ndryshe nga “tulipani” i Bayern, Thuram pritet të kushtojë më shumë.

Khephren ka një kontratë me francezët deri në vitin 2025 dhe në moshën 22-vjeçar kap një vlerë në tregun e merkatos prej 32 milionë eurosh dhe me një klub si Liverpool në “ndjekje” të tij, klubi francez fillon të “fërkojë” duart, teksa pritet që të mos kërkojë më pak se 45-50 milionë euro për kartonin e francezit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!