Liverpool “pret” ikjen e Klopp, “Të Kuqtë” caktojnë pasardhësin e gjermanit

schedule20:36 - 8 Prill, 2024

schedule 20:36 - 8 Prill, 2024

Jurgen Klopp po shijon ditët e fundit në krye të pankinës së “Të Kuqve”, të Liverpool, me teknikun gjerman, i cili vetëm larg muaj më parë njoftoi largimin nga “Anfield” dhe tanimë, pavarësisht se skuadra po kalon një sezon fantastik, bordi i “gjigantëve” të Premier League, duhet të mendojë për pasuesin e strategut aktual, teksa duket se e ka gjetur një të tillë.

Bëhët fjalë për udhëheqësin e portugezëve, të Sporting Lisbon, Ruben Amorim, i cili po fiton dhe po luan një futboll fantastik me “gjigantët” portugezë, të Sporting Lisbon, skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020 e më të cilën ka arritur të fitojë një herë titullin e Liga NOS, dy herë Kupën e Portugalisë dhe një herë Superkupën e Portugalisë, teksa është shumë pranë fitimit të një tjetër titulli.

Stili i tij pëlqehet shumë nga drejtuesit e “Të Kuqve”, që për momentin e ka në krye të dëshirave dhe besohet, se një kontratë 3-vjeçare është oferta e anglezëve për Amorim, ndërkohë që bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i tij si pasuesi i Jurgen Klopp në pankinën e një prej skuadrave më të forta në planet. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!