Liverpool “një hap” larg finales

schedule22:49 - 24 Prill, 2018

schedule 22:49 - 24 Prill, 2018

Liverpool ka fituar sfidën e parë gjysmëfinale të vlefshme për Champions League kundër Romës me rezultatin 5 – 2.

Në një ndeshje me shumë raste, ka qenë ishi i Romës, Mohamed Salah, ai që nisi serinë e golave për “Të kuqtë” në minutën e 36. Egjiptiani shënoi sërish në fund të pjesës së parë, duke e futur skuadrën e tij me avantazhin 2 – 0 në dhomat e zhveshjes.

Golin e 3-të për Liverpool e shënoi Sadio Mane, por ishte Firmino që plotësoi pesëshen e golave me dopietën e tij.

Ndërsa Roma tregoi edhe njëherë që di të shënojë jashtë fushe. Lojtarët e Di Francesko shënuan me anë të Edin Dzeko në minutën e 81 dhe pas katër minutash ishte Perotti që shënoi të dytin me penallti.

Javën e ardhshme dy skuadrat do të përballen në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”, ku Roma beson dhe njëherë të përsërisë mrekullinë, siç bëri ndaj Barcelonës, kurse Liverpool-i i Klopp është vetëm “një hap” larg finales./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!