Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Liverpool nis intensivisht punën për “verën”, pas Gravenberch “të kuqtë” çelin bisedimet me Mason Mount

schedule15:16 - 19 Prill, 2023

schedule 15:16 - 19 Prill, 2023

Me Gravenberch gjysmë të “hipotekuar”, tashmë anglezët e Liverpool po fillojnë bisedimet për “shënjestrën” e dytë të mesfushës, “fantazistin” e Chelsea, Mason Mount, me anglezin, që pëlqehet shumë nga gjermani Jurgen Klopp.

Sipas mediave angleze, me ardhjen e tij në krye të “bluve”, Presidenti Todd Boehly pati si synim kryesor uljen e pagave, mirëpo për disa lojtarë të cilët kontratën e firmosur disa vite më parë kjo konsiderohet si diçka e padrejtë dhe një ndër këta lojtarë është dhe prodhimi i Cobham (akademisë së Chelsea), Mason Mount.

Për këtë arsye, “fantazisti” 24-vjeçar është kthyer në objektivin e shumë skuadrave si në Premier League, ashtu dhe jashtë “ishullit”, mirëpo “të kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm t’i ofrojnë Mount një “aventurë” të re, kësaj radhe në një klub akoma më legjendar dhe pa ulje page. /i.m /abcnews.al 



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!