Klubi i Liverpool ka ndryshuar vendimin për sa i përket çështjes së pagave të punëtorëve. Ditën e shtunë bordi drejtues deklaroi se ata do ta mbanin vetë shumën që kishte akomuduar shteti për punëtorët nga kriza e krijuar nga Coronavirusi, përpos fitimeve të shumta nga sezoni i kaluar. Por, pati një reagim shumë të ashpër nga bota e futbollit dhe sidomos nga tifozët e Liverpool.
Ditën e djeshme bordi u tërhoq nga ai vendim dhe vendosi se do të gjente një mënyrë tjetër për të mbuluar mangësitë nga pezullimi i futbollit. Një reagim pati dhe nga ana e Jamie Carragher, I cili deklaroi se më në fund Liverpool bëri gjënë e duhur.
“Unë u zemërova. Ata janë në krye të Premier League si dhe kampionë Bote për Klube. Janë një shembull për të gjithë ekipet, por ajo që bënë në fillim ishte e turpshme”, deklaron ish-kapiteni për “Sky Sports”.
“Thjesht nuk mund ta besoja. U turpërova si një tifoz i Liverpoolit që jam. Tottenham dhe Newcastle e kanë bërë atë tashmë, e prisja dhe bota e futbollit e priste atë nga Daniel Levy dhe Mike Ashley. Por jo nga Liverpooli, por jam i kënaqur që kanë ndryshuar mendim”, mbyll Carragher. /abcnews.al