Mesfushori Arthur Melo, i huazuar te Liverpool nga Juventusi, mund të kthehet në Torino në muajt e ardhshëm.
Braziliani 26-vjeçar iu bashkua Reds përpara mbylljes së merkatos së verës, duke iu bashkuar në formë huazimi me opsionin e blerjes, por ka luajtur vetëm 13 minuta për skuadrën e Jurgen Klopp deri më sot, shkruan abcnews.al.
Sipas TMW, bashkëpunimi i Liverpool-it me Arthurin mund të përfundojë shumë më herët se sa ishte planifikuar që në janar. Kjo do të ndodhë nëse klubi nënshkruan një mesfushor të ri.
Ekspertët e Transfermarkt vlerësojnë vlerën e mesfushorit në 18 milionë euro. Kontrata e lojtarit me Juventusin është deri në vitin 2025. /abcnews.al/