Pas Champions League, Liverpool fiton një tjetër trofe europian. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp mundën në finalen e Superkupës së Europës skuadrën e Chelsea-t falë ruletës së 11 metërshave.
Skuadra e Liverpul fiton një tjetër trofe europian. “The Reds” mposhtën Chelsea-n në finalen e Superkupës së Europës falë ruletës së 11 metërshave. Sfida e zhvilluar në Stamboll dhuroi plot 4 gola, por në fund historinë e shkruajti Liverpool.
Chelsea e dominoi takimin në pjesën e parë duke kaluar në avantazh me Giroud në minutën e 36. Francezi asistohet nga Pulisiç dhe tregohet i saktë përballë portierit Adrian.
Në pjesën e dytë, Liverpool është më kërkues për golin dhe arrin të barazojë me Mane. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe sfida shkon në shtese.
Të dyja skuadrat realizojnë secila nga një gol. Për Liverpool është sërish Mane autori i golit. Sulmuesi mposht me një goditje potente portierin Kepa. Pak minuta me pas Chelsea barazon rezultatin me Jorginho-n nga pika e bardhë e 11 metërshit.
30 minutat përfundojnë në barazim 2-2 dhe skuadrat u drejtohen goditjes së 11 metërshave ku Liverpool-i u tregua më i saktë. Ne radhët e bluve të Londrës gaboi vetëm Abraham dhe Liverpool-i fitoi për herë të katërt në histori Superkupën e Europës./ABC News Albania 24/7