Liverpool do të përballet me Brentford në sfidën që do të kërojë rikthimin te fitorja pas 3 javëve pa fitore, në kuadër të javës së 22-të, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp luan në Anfield.
Në 3 ndeshjet e fundit në Premier League, “The Reds” kanë arritur të koleksionojnë vetëm 2 pikë shumë pak për synimet e skuadrës, ndërsa kundërshtarët e sotëm kërkojnë të bëjnë befasi në shtëpinë e “The Reds”.
Për këtë sfidë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa trajnerët kanë zgjedhur edhe lojtarët titullarë që do të luajnë në këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson; Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Fabinho, Jones, Henderson; Jota, Firmino, Oxlade-Chamberlain.
Brentford: Fernandez; Pinnock, Jansson, Ajer; Henry, Baptiste, Norgaard, Janelt, Rasmussen; Toney, Mbeumo. /f.a/abcnews.al