Liverpool kërkon përforcime në mbrojtje, “Të Kuqtë” vihen pas “yllit” të “Aspirinave”

schedule22:16 - 9 Nëntor, 2024

schedule 22:16 - 9 Nëntor, 2024

Pavarësisht se i nevojshëm ishte dhe një përforcim në repartin e mbrojtjes, “Të Kuqtë” e Liverpool nuk afruan asnjë lojtar në merkaton e verës, pas ardhjes së teknikut të ri, holandez Arnse Slot dhe ky i fundit ka filluar të mendojë për të ardhmen.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, 5 herë fituesit e Champions League, që kërkojnë të transferojnë qendërmbrojtësin ekuadorian të “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, Piero Hincapie, i cili pëlqehet shumë nga strategu holandez.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe për të kompletuar transferimin e 22-vjeçarit në “Anfield Road”, sërish vlera e tij e kartonit prej 50 milionë eurosh pritet të jetë një problem jo pak i vogël për bordin e “Të Kuqve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!