Me 8 pikë në 4 ndeshjet e fundit, Liverpool duket se e dëshiron më shumë se gjithçka kualifikimin për në Champions League, sezonin e ardhshëm, mirëpo “të kuqtë” tashmë janë në garë me veten e më pas me rivalët e tyre në kampionat, me djemtë e Jurgen Klopp që rendinten në vendin e 7-të të Premier League, me vetëm 50 pikë, 9 më pak se vendi i 4-rt.
Megjithatë edhe pse situata nuk është në favor të tyre, tekniku Jurgen Klopp tha ditën e sotme, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me West Ham, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme se djemtë e tij do të luftojnë deri në javën e fundit të kampionatit për të siguruar zonën Champions.
“Nëse West Ham do të kishte shkarkuar David Moyes, unë do të bëhesha trajneri më i moshuar në Premier. Ndaj bën mirë që David të qëndrojë. Përtej shakasë, unë mendoj se ai është një trajner i shkëlqyer dhe një koleg i mrekullueshëm.
Ai e ka kthyer West Ham-in në një skuadër shumë të rrezikshme. Ndaj parashikoj një sfidë mjaft të vështirë në Londër. Gjithësesi, ne kemi objektivat tanë dhe nuk mund të ndalemi tani. E dimë se objektivi është i vështirë, por nuk do të heqim dorë”,- tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp.
Mirëpo, përveç vështirësisë së transfertës, “të kuqtë” do të duhet të udhëtojnë drejt Londrës ditën e sotme me 4 lojtarë më pak, me Roberto Firmino, Nabi Keita, Bajtecic e Konate nuk do të jenë në gatishmëri të trajenerit Klopp mbrëjen e sotme. /i.m /abcnews.al