Liverpool kërkojn përforcimin në mbrojtje, “të kuqtë” kërkojnë “yllin” e aspirinave

schedule17:36 - 12 Tetor, 2023

schedule 17:36 - 12 Tetor, 2023

Pavarësisht se i nevojshëm ishte dhe një përforcim në repartin e mbrojtjes, “të kuqtë” e Liverpool afruan në merkaton e verës vetëm mesfushorë, teksa e kanë kthyer këtë repart, në një nga më të mirin e Premier League.

Mirëpo, duket se përforcimet këtë sezon nuk kanë përfunduar ende, me 5 herë fituesit e Champions League, që kërkojnë të transferojnë qendërmbrojtësin ekuadorian të “aspirinave” të Bayer Leverkusen, Piero Hincapie, i cili pëlqehet shumë nga teknikut Jurgen Klopp.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe për të kompletuar transferimin e 21-vjeçarit në “Anfield Road”, sërish vlera e tij e kartonit prej 50 milionë eurosh pritet të jetë një problem jo pak i vogël për bordin e “të kuqve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!