Virgil van Dijk po përballet me një periudhë jashtë fushe për Liverpoolin pasi pësoi një dëmtim në kofshë ndaj Brentford.
Kapiteni i Holandës u zëvendësua nga Joel Matip në pjesën e parë ku po humbisnin me rezultatin 2-0. Klopp fillimisht tha se zëvendësimi ishte thjesht një masë paraprake, por kontrollet e mëvonshme tani kanë konfirmuar një dëmtim të kofshës për Van Dijk, i cili tani mund të humbasë pjesën tjetër të muajit.
Vlerësimet e mëtejshme këtë javë do të japin një detajim më të qartë se sa kohë do të jetë holandezi jashtë fushës./ h.ll/abcnews.al