Liverpool feston në “Teatrin e Ëndrrave”, “Të Kuqtë” mundin bindshëm “Djajtë” e United

schedule18:56 - 1 Shtator, 2024

schedule 18:56 - 1 Shtator, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare.

Tekniku Arne Slot ka udhëhequr “Të Kuqtë” e Liverpool, në një fitore të madhe, në sfidën e parë me një “gjigant” të futbollit anglez, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë 3-0 “Djajtë” e Manchester United në “shtëpinë” e këtyre të fundit.

Dy gola të “yllit” kolumbian Luis Diaz dhe një tjetër rrjetë e “faraonit” Mohamed Salah mjaftuan për t’i dhënë “Të Kuqve” një fitore të madhe.

Falë këtij rezultati Liverpool ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe ndan vendin e parë të tabelës me “Qytetarët” e Manchester City. /i.m /abcnews.al