Liverpool dhe Newcastle në “duel” për mbrojtësin e “aspirinave”

schedule11:05 - 11 Shkurt, 2023

schedule 11:05 - 11 Shkurt, 2023

Me merkaton e dimrit tashmë të mbyllur, klubet tanimë duhet të bëjnë llogaritë për verën, për të parë dhe përcaktuar më ekzaktësisht pozicionet e nevojshme, që duhen përmirësuar në afatin e radhës së transferimeve.

Sipas mediave angleze, në “radarët” e klubeve të Premier League ka rënë mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, me Liverpool e Newcastle që janë në “garë”, për shërbimet e 27-vjeçarit gjerman.

Ndërkaq, deri më tani ende nuk është bërë me dije nëse klubet kanë filluar negociatat me “aspirinat” e Bundesliga dhe sesa mund të kushtojë “operiacioni” i sjelljes së Tah, në kampionatin elitar të “ishullorëve”. /i.m /abcnews.al