SHQIPËRI- Ora 18:00, ka shënuar përfundimin e orarit zyrtar të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua këtë të dielë për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.
Zgjedhje e pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje e Ermal Dredhës në Vlorë.
Kostoja e këtyre zgjedhjeve nga KQZ është përllogaritur në 1.6 milionë euro. Të pestë këto bashki herën e fundit janë fituar nga PS, kurse mandati i fituar nga kryebashkiakët e rinj më 9 nëntor do të jetë më pak se 2 vjeçar, deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverën e 2027.
ABC News sjell zhvillimet minutë pas minute për procesin zgjedhor:
“Ka bërë korrupsion të lartë shtetëror”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25” në ABC News, ndërsa akuzoi Sali Berishën.
Gjithashu avokati theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se e përdor partinë për interesa personale.
“Partia Demokratike duhet të marrë të tjera rrugë dhe të shikojë të tjera alternativa sepse nuk e ngjall dot më këtë alternativë që ka Berisha. Berisha ka lënë berishizmin brenda. Gazi i shkretë përshtatet, mund të shkojë edhe tek socialistët. Por PD duhet të mendojë për një alternativë tjetër. Të mblidhen të gjithë të rinjtë me mendësi europiane dhe jo shpellarë nëse duan të ndërtojë diçka që opozita të vijë në pushtet. Berisha fillimisht vrau Shqipërisë, vrau edhe Partinë Demokratike”, tha ai.
Ora 23:45 – “Asnjë kauzë, braktisi kandidatët”/ Fatos Mahmutaj: Berisha ‘vrau’ Partinë Demokratike
Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News, u shpreh se në zgjedhjet e mbajtura në pesë bashkitë në vend, deri më tani rezultatet tregojnë një fitore të jashtëzakonshme të PS, me 80 %.
Gjatë intervistës, Mahmutaj u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha, thënë se ishte personi kryesor që “vrau PD”.
“Nga rezultatet kemi një fitore të jashtëzakonshme të majtës. Opozita nuk pati asnjë kauzë, nuk paraqiti asnjë kauzë. Kandidatët e saj që prezantoi i la në “mëshirë të fatit”. Nuk i mbështeti as për fushatë elektorale dhe as në forma të tjera, duke i lënë krejt jetim. Ata nuk arritën dot të nxirrnin njerëzit për të votuar. Opozita që kryesohet nga zoti Berisha po ikën gjithnjë më poshtë dhe kur të mbarojë numërimi nuk do ta kalojë 12 %. PD e vrau përfundimisht Berisha. E vrau ai që mendohej se ishte krijuesi i saj, që e kishte “pjellë” të tij, ndërkohë që doli të ishte kopili i saj. Ai mori në qafë dhe shkatërroi opozitën e një vendin”, tha Mahmutaj.
Alesia Balliu ka qenë shumë e ashpër ndaj opozitës dhe kreut të PD Sali Berisha. Në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News, Balliu komentoi ecurinë e zgjedhjeve në pesë bashki. Ajo u shpreh se mesazhi i votuesit demokrat është i qartë dhe se është i pamotivuar dhe pa asnjë alternativë.
Balliu bën përgjegjës për këtë situatë, kreu e PD Sali Berisha, ndërsa ka kritikuar edhe Flamur Nokën. Balliu më tej theksoi se “Blendi Himçi pagoi Flamur Nokën për t’u bërë deputet!”
“Kam respekt për kandidatin e pavarur, fakti që doktori nuk ka arritur të marrë vota në Cërrik është sepse suportohet nga dyshja Çapja-Himci që vjen si rrjedhojë i një pazari të bërë nga Noka e Berisha. Si mund të votohen? Situata aktuale e PD sot është për shkak të lidershipit. Pasi ato janë kandidatët e Berishës dhe madhështorit Noka”, tha ajo duke shtuar: “Duke e parë të gjithë trajektoren e këtij njeriu unë do shikoja një humbje të thellë dhe dua të theksoj tek pazari që ai u bë deputet sot, sepse pagoi Flamur Nokën për t’u bërë deputet sot. Fituesi i demokratëve në qarkun Elbasan ishte zoti Sula dhe jo Himçi, ai ishte pazarxhiu i Flamur Nokës”.
Ora 23: 05 – Zgjedhjet e pjesshme në Vlorë/ Kandidati i pavarur Gjergji Nika, pranon humbjen
Prej mbrëmjes së sotme ka nisur procesi i numërimit të votave në Vlorë ku rreth 12.300 qytetarë shprehën vullnetin e tyre, ndonëse kjo shifër përkon me pjesëmarrjen më të ulët ndonjëherë.
Në KZAZ 85 ka nisur numërimi i kutive të para, ku nga rezultatet e para kryeson kandidatja Brunilda Mersini nga rradhët e PS me 1167 vota ose 79.50% të votave. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD Dionis Sota ka 161 vota, ndërsa kandidati Gjergji Nika 140 vota.
I treti në renditje, kandidati Gjergji Nika ka pranuar humbjen. Në videon e siguruar për ABC News, Nika iu drejtohet socialistëve duke u thënë se edhe pse do të fitojnë, Vlora nuk qeveriset me 7 përqind të votave.
Sipas tij, zgjedhjet kanë rënë. Me këtë fjali, Nika pranon humbjen e zgjedhjeve të cilat parimisht ishin demokratike, dhe në parimet e demokracisë është edhe të zgjedhësh të votosh ose jo.
Ora 22: 39- Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis numërimi i votave, PS kryeson në 4 nga 5 bashki
Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua këtë të diel për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.
Pas përfundimit të procesit të votimit në pesë Bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme po vijon numërimi i votave. Në Tepelenë për herë të parë aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale.
Numërimi fillimisht ka nisur në Tepelenë, Berat e Vlorë. Gjithashtu numërimi po vijon edhe në Cërrik. Deri në orën 22: 37 Partia Socialiste kryeson në 4 nga 5 Bashki. Përkatësisht në Tepelenë, Berat dhe Cërrik e Vlorë. Ndërkohë në Mat ende nuk ka nisur numërimi i votave.
Ora 22: 12 – Nis numërimi i kutive në Berat/ Dalin rezultatet e para, kryesojnë socialistët
Ka nisur numërimi i kutive të para të votimit për qytetit e Beratit.
Rreth 12,300 qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit në këtë qytet, ku në KZAZ 67 ka nisur procesi i numërimit. Kjo KZAZ ka 48 qendra votimi nga të cilat ka një rezultat paraprake në numër votash për kandidatët në garë. Nga kutitë e para, rezulton në avantazh kandidati socialist Ervin Ceca me 492 vota, ndërkohë Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike Pavlo Shkarpa ka arritur të marrë deri më tani 70 vota.
Ora 22: 11 – Nis numërimi i kutive të para në KZAZ 85 në Vlorë
Vlora është në pritje të emrit të kryebashkiakut të ri pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme. Rreth 16,200 qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë nga vlonjatët të cilët janë në shifrat e rreth 130 mijë personave me të drejtë vote.
Gazetari Andon Kello raporton se procesi gjatë ditës së sotme ishte i qetë dhe pa problematika, ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të para të votimit ën KZAZ nr 85.
Gara për drejtimin e qytetit bregdetar është mes kandidates socialiste Brunilda Mersini e cila la mandatin e deputetit, kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD Dionis Sota dhe kandidatit tjetër Gjergji Nika i cili ka dy rivalë tashmë, socialistët por edhe vetë demokratët nga ku ka dhënë kontributin e tij për disa vite. / abcnews.al /
Ora 21: 51 Zgjedhjet/ Bejko: Partitë e reja mund të ishin frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik”
Analisti Roland Bejko në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, u shpreh se partitë e reja treguan se ishin instrumente të politikës së vjetër.
Sipas tij nuk kanë arritur të krijojnë besim tek qytetari duke shtuar se në këto zgjedhje mund të ishin një frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik.”
“Vlora është e inatosur e revoltuar edhe me qeverinë edhe me opozitën. Edi Ramës ia ka dhënë votat me shumicë. Por nuk ja ka borxh që t’i heqë kryetarët e Bashkisë. Për më tepër që kompetencat ia ka marrë pushteti qendror. Ndërsa Partitë e vogla kishin rastin që të ishin sfidues. Por në qytetet e mëdha kishte shumë elektorat gri dhe ky lloj elektorati e do të pavarurin, por jo atë që është gjasme i pavarur. Qytetarët janë gënjyer sot nga të gjitha palët. E rithem se Edi Rama nuk i angazhoi patronazhistët…Por opozita sërish nuk frymëzoi. Partitë që dolën të ashtëquajtura të reja ishin instrumente të politikës së vjetër…”, tha Bejko.
Ora 21: 00: Zgjedhjet në 5 Bashki. Pjesëmarrja 18.45 %. Nis numërimi në Tepelenë, për herë të parë me AI
Pas përfundimit të votimit, vijon edhe procesi i numërimit të votave.
Fillimisht numërimi ka nisur numërimi i në Tepelenë, dhe numërimi zhvillohet me AI.
Është mbyllur orari zyrtar i votimeve në 5 Bashki. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikim me gazetarët duke ndarë edhe rezultatet e pjesëmarrjes në votim. Celibashi tha se ecuria e procesit të votimit ka qenë e qetë dhe se nuk janë evidentuar problematika.
Ora 18:20 Mbyllet votimi në 5 Bashki. KQZ: Pjesëmarrja 18.72 %. Vlora numrin më të ulët
18.72 % është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore të kësaj të diele, në 5 bashki të vendit. Referuar shifrave nga KQZ, qyteti i Vlorës, është bashkia me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje. 12.54 % e zgjedhësve me të drejtë vote, ushtruan të drejtën e tyre. Ndërkohë bashkia e Matit, ndonëse më një numër më të vogël të zgjedhësve, rezulton me pjesëmarrjen më të lartë. 39.36 e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje, pasuar nga bashkia Tepelenë me 34.6%, Bashkia Cërrik me 25 % dhe Bashkia Berat e cila shënoi një pjesëmarrje prej 19.98 %

Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena. Në qytetin e Vlorës, mbi 170 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës, ku sipas azhornimit të të dhënave për orën 17, rreth 6.424 qytetarë kanë votuar. Nga pamjet e siguruara për ABC Neës, vetëm 7 minuta përpara orarit zyrtar të mbylljes së votimit, në qytetin bregdetar pati shkëputje të energjisë elektrike. Duket se Vlora e mbylli në errësirë procesin e votimit, me një pjesëmarrje vetëm 12.42 për qind, më e ulëta e viteve të fundit
Ora 17:18 Ora e fundit e votimit, KQZ: Pjesëmarrja deri në 17:00 në 5 bashki: 18.55 %

Ora 16:49 Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, kreu i PS mesazh qytetarëve: Vota, e drejtë legjitime
Pak para mbylljes së orarit zyrtar të votimit, kreu i PS në Vlorë, qyteti me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, apelon qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit. “Qytetarë të Vlorës, kanë mbetur edhe shumë pak caste nga mbyllja e procesit zgjedhor, do iu lutesha t’i drejtoheshit kutive të votimit, për të shprehur vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitime dhe ju takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës” thotë ai.
Ora 16:19 Zgjedhje vendore në 5 Bashki. Pjesëmarrja deri në 16:00, KQZ: 16.93 %. Vlora “braktis” votimin

Ora 16:14 Zgjedhjet në 5 bashki/ Celibashi: Askush pas orës 18:00, nuk do të votojë. Të rinjtë të painteresuar
Kreu i KQZ ka raportuar për dy problematike të regjistruara gjatë procesit zgjedhor në Cërrik dhe Vlorë, për të cilat tha se po kryhen të gjitha verifikimet nga KQZ.
Ndërsa komentoi pjesëmarrjen në zgjedhje, Celibashi tha se të rinjtë duken të jenë të painteresuar në proces, një trend ky sipas tij europian.
Ora 15:26 Zgjedhjet në Tepelenë/ Kumbaro: Çdo gjë ka ecur normalisht, ftoj qytetarët të dalin të votojnë
Ora 15:15: Zgjedhje vendore në 5 Bashki. Pjesëmarrja deri në 15:00, KQZ: 15.67 %, procesi vijon pa probleme
16.08%, është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 15:00 për zgjedhjet e pjesshme vendore që po mbahen në 5 bashki të qytetit.
Numrin më të ulët të pjesëmarrjes vijon ta mbajë Bashkia e Vlorës, me 10.46 %. Ndërkohë që vazhdon të kryesojë Bashkia e Matit me 34.92%, e ndjekur nga Tepelena me 28.69% dhe Cërriku me 22.03%. Kurse pjesëmarrja në Berat është 15.5%.

Ora 14:17 Zgjedhje vendore në 5 Bashki. Pjesëmarrja deri në 14:00, KQZ: 13.64 %, procesi vijon pa probleme
13.64 % është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 14:00 për zgjedhjet e pjesshme vendore që po mbahen në 5 bashki të qytetit. Numrin më të ulët të pjesëmarrjes vijon ta mbajë Bashkia e Vlorës, me 9.69 %.

Ora 13:22 Zgjedhje të pjesshme vendore. Pjesëmarrja deri në 13:00, KQZ: 12.71 % , procesi vijon pa probleme

Në daljen e dytë përgjatë ditës së sotme, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi vijon pa probleme dhe të gjitha qendrat e votimit po funksionojnë normalisht. “Deri tani nuk kemi evidentuar problem që të ketë ndikuar procesin e votimit. Të gjitha qëndrat po funksionojnë normalisht. Pjesëmarrja në votime, 13.09 % deri në momentin që ne flasim. Mati me pjesëmarrjen më të lartë, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, me 8.51 %.
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku u ndal në zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen këtë të diel në pesë bashki të vendit, përfshirë dhe Cërrikun pasi kryebashkiku i saj Andis Salla mori postin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Mazniku tha se dita e zgjedhjeve është e qetë dhe procesi i votimit po vazhdon pa probleme. Ai shtoi se Cërriku ka pasur një zhvillim të dukshëm në vitet e fundit, teksa ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime për të çuar më tej projektet dhe investimet, me në fokus integrimin në Bashkimin Europian.
Ora 12:15 Zgjedhje të pjesshme vendore në 5 Bashki. Pjesëmarrja deri në 12:00, KQZ: 11.48 %

Ora 12:11 Bashkia në zgjedhje pas dorëheqjes së tij/ Voton për kryetarin e ri të Vlorës Ermal Dredha
Në maratonën zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit, analisti Skënder Minxhozi komentoi edhe dorëheqjen e Bujar Leskaj vetëm 6 ditë para procesit zgjedhor. Minxhozi tha se dorëheqja është një mesazh për kreun e PD, dhe jo një sobotazh për garën e Vlorës.
Ora 11:17: Zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrja deri në 11:00
KQZ ka përditësuar shifrat lidhur me pjesëmarrjen e zgjedhësve deri në orën 11:00, në 5 bashkitë e vendit, ku po votohet për kryebashkiakë.
Bashkia e Matit vijon të mbajë kryesimin, me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, ndërsa trendi i ulët, mbetet në Bashkinë e Vlorës.

Ora 10:31 Inteligjenca Artificiale në zgjedhje/ Celibashi tregon procedurën: Ja si do funksionojë sistemi
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, shpjegoi detaje se si do aplikohet inteligjenca artificiale, në zgjedhjet e pjesshme vendore, në Bashkinë e Tepelenës.
“Në çdo tavolinë numërimi kemi të instaluar kamera, të cilat numërojnë të gjithë procesin e numërimit të fletëve të votimit. Fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen, siç është bërë dhe në zgjedhjet e shkuara”, tha ai.
Drejtuesi politik i PS për Bashkinë e Beratit, Ervin Demo tha se qytetarët e kanë shumë të qartë se kë do të votojnë dhe së kush është zgjidhja.
Ai shtoi se drejtuesi i ri i bashkisë do të çojë përpara të gjitha projektet, teksa shtoi se Partia Socialiste ka marrë angazhimin maksimal në të pesta bashkitë e vendit ku po zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale.
Ora 10:27 KQZ publikon shifrat: Deri në 10:00 pjesëmarrja në 5 bashkitë, 5.09%
Deri në orë 10:00, kanë votuar deri më tani, 5.09 % e zgjedhësve në 5 bashki. Në shifrat e publikuara nga KQZ, rezulton se pjesëmarrja më e lartë shënohet në bashkinë e Matit.
Kështu në Bashkinë e Matit, nga 28 qendra votimit të raportuara nga 47 në total kanë votuar deri më tani 2,311 nga 18,373 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara, ose 12.58 %.

Në studion e ABC News, analisti Artur Nura u shpreh se këto zgjedhje do të kishin vëmendje më të madhe, madje edhe ndërkombëtare nëse procesi do të mbahej edhe në Tiranë.
“Qëllimi i PS ishte që të ishte në këto gara edhe Tirana, ka problematika që duhet të zgjidhen. Vëmendja do ishte shumë më e madhe si nga pikëpamja qytetare por edhe ndërkombëtare, do të ishte edhe një test për këta që janë në gjumin letargjik dhe nuk po zgjohen për interesat e qytetarëve.” Tha ai, ndërsa komentoi edhe afatet e fushatës zgjedhore për këto proces zgjedhor.
“Tregon specifizitetin e këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhje të shpejta me 9 ditë kohë, cfarë mund të bësh për një qytet të madh si Vlora përshembull. Do i jepnin mundësi qytetarëve për të dialoguer me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre, këto gjëra munguan. Nga e majta disi u komunikua, kurse nga e djathta duket se kjo gjë mungoi. si PL edhe PD i kanë liderët në proces penal kjo demotivon partitë por edhe mbështetësit e tyre, dhe kjo është diferenca mes palëve që përcakton edhe rezultatin e zgjedhjeve.” -u shpreh analisti.
Për analistin e Nura, një tërheqje e Berishës do të ishte strategji e mirë për PD.
“Përgjegjësia e Berishës për të bërë dy hapa pas, do ishte shenjë e një strategjie të re. Nëse PD apo PL do duan të kthehen në pushtet, me këtë qasje që thotë Berisha se do jem këtu sa të më japë Zoti, do garantonte vetëm pozitën e tij. Kam vënë re, që brenda PD këtë gjë që po them e kanë të ndarë edhe drejtues të saj.” u shpreh Nura./
Ora 9:59:Zgjedhjet në Tepelenë, voton kandidati i Partisë Socialiste
Kandidati i Partisë Socialiste, Gramos Sako ka ushtruar të drejtën për të votuar.
Ai apeloi tek qytetarët që të dalin në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
“Sapo votova në Nivicë. U bëj thirrje banorëve të dalim masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, tha Gramos Sako.
Ora 9:58: “Asgjë e re nga kampi i zgjedhjeve”, Nura: Rezultati dihet, opozita e painteresuar
Për analistin pranë ABC News, Artur Nura këto zgjedhje të pjesshme lokale nuk do të kenë asnjë suprizë sa i përket rezultati.
“Njëri nga kandidatët foli qartë do konfirmojmë rezultatin. Nuk do kemi asgjë të re nga kapmi i zgjedhjeve, fushata ishte e limituar, vijnë në kohë të ngjeshur.
Pala tjetër duket se është e dorëzuar plotazi. Opozita në këtë rast është e papërgatitur dhe duket e painteresuar. Është në fakt mungesë përgjegjësie, sepse këto zgjedhje lidhen drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve.
Kur ti nuk i respekton këto si mund të të respektojë qytetari ty. Ndaj besoj se nuk do të kemi asnjë të re nga kampi i zgjedhjeve.” -tha Nura ndërsa komentoi edhe thirrjet e kreut të PD, Sali Berisha për protesta.
“Berisha ka përmendur protestat po si mund të vijnë në protesta qytetarët, ndaj mendoj se do jenë protesta të dobëta. Edhe koha me shi nuk është e favorshme. Pjesëmarrja është e ulët, edhe qytetarët nuk kanë ndonjë kuriozitet të madh sepse e dinë kush do të fitojë.” tha a
Ora 9:56: Zgjedhjet në Vlorë/Mesazhi i 90-vjeçarit: Kam votuar përherë, shteti funksionon me votë
Ismail Mahilaj është një 90-vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili duke sfiduar moshën dhe plakjen nuk ngurron të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar.
90-vjeçari shprehet se nuk ka munguar në asnjë palë zgjedhje, ka votuar përherë.
“Shteti funksionon me votë”, thotë ai, teksa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës që të votojnë.
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime.
“Kam një mesazh për të gjithë banorët e qytetit të Cërrikut që të dalin të gjithë të votojnë sepse vota është i vetmi mjet që mund të vërë këtë bashki në punë. I ftoj që të votojnë masivisht”, tha Eligert Hima.
Në Cërrik garon Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”), Amarildo Hoxha (i pavarur, mbështetur nga opozita).
Ora 09:35: Voton kandidati i PS në Berat: Ftoj qytetarët t’i bashkohen këtij procesi
Kandidati i Partisë Socialiste në Berat Ervin Ceca teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime.
“Ftoj qytetarët e Beratit t’i bashkohen këtij procesi dhe të shprehin vullneti e tyre. Unë jam i bindur që qytetarët e Beratit do bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Ervin Ceca.
Ora 09:28: Zgjedhje në Tepelenë/ Procesi vazhdon pa probleme, 12 mijë qytetarë më të drejtë vote
Qendrat e votimit janë hapur dhe procesi i votimit po vazhdon pa problem. Ndodhen 21 qendra votimi dhe tre në rrethe.
Deri tani numri i votuesve është i ulët, kjo për shkak edhe të motit të keq. Në Tepelenë kanë të drejtë vote 12 mijë persona.
Tepelena shkon në zgjedhje pasi kryetari që e ka drejtuar bashkinë që nga viti 2011, socialisti Tërmet Peçi mori mandatin e deputetit. Gara për zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë me kandidatit të PS Gramos Sako dhe kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD, Gabriel Guma
Ora 09:15: Zgjedhjet në Mat/ Voton kandidati i PS: E diela është dita e vendimit të qytetarëve
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e votës. Në një prononcim për mediat, Bojni ka ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të ushtrojnë këtë të drejtë. Ai theksoi se e diela i takon qytetarëve për të zgjedhur.
Ora 9:11: Procesi i votimit nis pa probleme/ Në Berat, 82 mijë qytetarë me të drejtë vote
Edhe qytetarët e Beratit u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Në qytetin e Beratit janë 82 mijë qytetarë me të drejtë vote. Procesi i votimit ka nisur normalisht, ndërkohë që në të gjitha qendrat e votimit qytetarët po votojnë.
Nga ora 7:30 deri në orën 8:30 ka pasur një numër të ulësh pjesëmarrësh. Ndërkohë pas orës 8:30 ka pasur një numër më të lartë.
Gara për zgjedhjet e pjesshme në Berat bëhet mes kandidatit të PS Ervin Ceca dhe Pavllo Shkarpa, i cili është një kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita.
Ora 08:10: VIDEO/ Zgjedhjet e pjesshme në Cërrik, nis procesi i votimit
Ka nisur nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Cërrikut. Gazetarja e ABC News, Kasandra Pali raporton se përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).
Burime nga KZAZ nr.47 Cërrik konfirmojnë se stafi teknik ndodhet aktualisht në qendrën e votimit dhe po punohet për rregullimin e pajisjes në mënyrë që procesi të vijojë pa vonesa të mëtejshme.
0ra 07:30: Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ tregon afatin: Procesi i votimit përmbyllet në orën 18:00
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e tij është parashikuar ora 18:00.Kryekomisioneri ka apeluar për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit.
07:20: Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka bërë thirrje banorëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, që të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
Ora 07:00- Nis orari zyrtar i votimit në pesë bashkitë e vendit
Bashkitë dhe kandidatët
Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 13 kandidatë. Në tre bashki, Mat, Cërrik dhe Vlorë, zgjedhësit do të kenë mundësi të zgjedhin mes tre kandidatëve.
Vlorë: Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota (i pavarur, mbështetur nga opozita), Gjergj Nika (i pavarur – kandidatura u pranua nga Kolegji Zgjedhor pas refuzimit fillestar nga KQZ).
Cërrik: Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”), Amarildo Hoxha (i pavarur, mbështetur nga opozita).
Mat: Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur), Eduart Brahilika (i pavarur, mbështetur nga opozita).
Berat: Ervin Ceca (PS), Pavllo Shkarpa (i pavarur, mbështetur nga opozita).
Tepelenë: Gramos Sako (PS), Gabriel Guma (i pavarur, mbështetur nga PD).
/abcnews.al

