Sfida me Kroacinë/Gjimshiti: Të bëjmë gjithçka për të futur në vështirësi kundërshtarin

schedule17:40 - 18 Qershor, 2024

schedule 17:40 - 18 Qershor, 2024

GJERMANI- Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti tha se Kroacia është ekip favorit, por me pak përpjekje mund t’ia dalim të bëjmë keq ndaj ballkanasve. Ai theksoi se do bëjnë gjithçka për ta futur në vështirësi një kundërshtar si Kroacia.

“Kroacia është në rolin e favoritit. Besoj që u duk në ndeshjen kundër Italisë, kur kemi përballë kampion siç ishte Italia, çdo gabim i vogël ndikon. Ne duhet t’i përmirësojmë ato episode që të bëjmë më mirë ndaj Kroacisë. Në këto ndeshje që janë kaq të rëndësishme, duhet të kesh përqendrimin. Të bëjmë gjithçka për të futur në vështirësi  Kroacinë. Duhet të japësh kurajë në këtë ndeshje. Duhet të përmirësohemi dhe të mësojmë diçka”, tha Gjimshiti./abcnews.al