Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e tij të 114 duke lënë pas vetëm vdekje e shkatërrim. Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak, rezistenca ukrainase vijon të jetë e fortë dhe t’i shkaktojë dëme të mëdha ushtrisë pushtuese.
Betejat më të ashpra vazhdojnë në Severodonetsk, ku forcat ruse kanë marrë 80% të territorit të vendit. Sipas inteligjencës britanike, Rusia nuk do të fitojë luftën në Ukrainë. Ajo ka humbur 25 të forcave tokësore, duke shënuar kështu një dështim të vendit pushtues.
Ka pasur gjithashtu përpjekje për evakuimin e civilëve nga fabrika kimike Azot por deri më tani kanë dështuar. Por në vrazhdën e luftës së ashpër, më në fund ka një lajm të mirë për Ukrainën pasi Komisioni Europian ka propozuar dhënien e statusit kandidat duke i dhënë kështu vendit dritën jeshile për anëtarësimin në bllok.
Zelensky mirëpriti vendimin, ndërsa Kremlini tha se pas vendimit të KE-së nevojitet një vigjilencë më e madhe.
Por çfarë ka ndodhur deri më tani
13:25- E ardhmja e sigurisë globale do të vendoset në Ukrainë
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në kryeqytetin spanjoll Madrid në fund të qershorit, për një samit potencialisht historik. Ata pritet të miratojnë Konceptin e ri Strategjik, në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar sfidat më dramatike të sigurisë ndërkombëtare
për një gjeneratë.
Vendimet që do të merren në samitin e Madridit, ka të ngjarë të diktojnë axhendën gjeopolitike për dekadat në vijim. Evropa po përjeton aktualisht konfliktin e saj më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë. Dhjetëra qytete të Ukrainës janë rrafshuar me tokën.Miliona ukrainas janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre, dhe të kërkojnë siguri në vendet fqinje të BE-së. Ndikimi i luftës, nuk është i kufizuar vetëm në kontinentin evropian. Pasi Rusia po shantazhon gjithë botën me skenarin e urisë globale dhe mungesën e energjisë. Zyrtarët e Kremlinit po frikësojnë hapur komunitetin ndërkombëtar me kërcënimet e tyre për një luftë bërthamore.
Është koha që NATO të tregojë udhëheqje. Koncepti Strategjik i shumëpritur i aleancës, do të shërbejë si një udhërrëfyes për të ardhmen e botës së lirë.
Ai do të jetë dokumenti i parë i madh i këtij lloji, që do të miratohet zyrtarisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Kremlini, që e shkatërroi sistemin ndërkombëtar të sigurisë, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Lexo KËTU lajmin
12:54- Zelensky: Statusi i vendit kandidat për Ukrainën, do afronte fitoren
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas rekomandimit të Komisionit Europian për dhënien e statutit të Ukrainës, shkruan The Guardian.
Në një mesazh të postuar në Twitter, Zelensky tha se masa shënon “hapin e parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do të na sjellë më pranë fitores”.
I commend the positive @EU_Commission Conclusion on ??’s candidate status. It’s the 1st step on the EU membership path that’ll certainly bring our Victory closer. Grateful to @vonderleyen & each EC member for a historic decision. I expect the positive result from #EUCO next week.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 17, 2022
Ai tha se ishte mirënjohës ndaj presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për “vendimin historik”, duke shtuar se ai pret një rezultat pozitiv nga Komisioni javën e ardhshme.
Krerët e 27 vendeve anëtare të BE pritet të diskutojnë rekomandimin e Komisionit në një samit javën e ardhshme në Bruksel.
12:15– KE mbështet dhënien e statusit si vend kandidat për Ukrainën
Komisioni Europian propozon t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës për anëtarësimin në Bashkimin Europian, shkruan BBC.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe vjen një ditë pasi katër liderë europianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.
Today, the @EU_Commission has adopted its Opinions on the membership applications of Ukraine, Moldova and Georgia, after assessing them against our rigorous standards ↓
https://t.co/BuBLz0Fbdt— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 17, 2022
“Ne kemi një mesazh të qartë për të gjithë, dhe mesazhi është që po Ukraina meriton perspektivën europiane, Ukraina duhet të mirëpritet si një vend kandidat. Është bërë shumë punë e mirë dhe ka ende shumë punë të rëndësishmë për tu bërë.
I gjithë procesi është i bazuar në merita, kështu që përparimi varet tërësisht nga Ukraina. Pra, çdo gjë është në dorën e Ukrainës. Çdo vend sovran ka të drejtë të përcaktojë të ardhmen e tij dhe të vendosë se ku të shkojë dhe çfarë të bëjë,” tha ajo.
Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësm në Bashkimin Europian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.
Përveç Ukrainës, Komisioni Europian ka mirëpritur gjithashtu edhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësimin në bllok. Por Gjeorgjisë, një tjetër ish-republikë sovjetike, i është kërkuar të plotësojë disa kushte përpara se t’i jepet i njëjti status.
11:33- OKB-ja paralajmëron përkeqësim të situatës humanitare në Ukrainë
Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se katër muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, situata humanitare në lindje të Ukrainës ka arritur në nivel “jashtëzakonisht alarmant” dhe po vazhdon të përkeqësohet.
“Pothuajse katër muaj që prej nisjes së luftës, situata humanitare në mbarë Ukrainën, veçanërisht në Donbas është jashtëzakonisht alarmante dhe po vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi”, tha përmes një deklarate agjencia humanitare e OKB-së, OCHA.
OCHA tha se situata “është veçanërisht shqetësuese në dhe përreth Severodontskut”, qytetit lindor ukrainas, ku për javë të tëra po zhvillohen luftime të ashpra.
“Palët në konflikt nuk kanë arritur një marrëveshje për të lehtësuar evakuimin e sigurt të civilëve apo për të ofruar qasje të punëtorëve të ndihmës, me qëllim që të jepet ndihma urgjente”.
OKB-ja tha se në këtë qytet ka mungesë “të qasjes në ujë të pastër, ushqim, rrymë dhe produkte sanitare”.
“Pavarësisht sfidave të mëdha në qasje, OKB-ja dhe partnerët humanitarë kanë arritur të ndihmojnë mbi 8.8 milionë qytetarë në mbarë Ukrainën që nga fillimi i luftës.
11:26- Macron: Nëse “shkatërroni” Rusinë, Ukraina nuk do të jetojë kurrë në paqe
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Ukraina nuk do të jetojë kurrë në paqe nëse qëllimi përfundimtar i konfliktit në vend është “të shkatërrojë Rusinë.” Ai shtoi se shkatërrimi i Rusisë nuk është as qëllimi i Zelenksy-t, shkruan CNN.
“Presidenti Zelensky pombron tokën e tij. Dhe ne duam ta ndihmojmë atë ta bëjë këtë,” tha Macron, duke shtuar se “komentuesit ose liderët e caktuar nuk duhet ta nxisin përtej asaj që synojnë ukrainasit”.
“Dhe kështu ka qenë roli i Francës që t’i vërë një kufi kësaj pyetjeje,” tha ai, duke shtuar: “Ne ndonjëherë kemi fituar luftën dhe kemi humbur paqen.”
Macron pohoi mbështetjen e Francës për Ukrainën dhe kundërshtoi akuzat se komentet e tij të mëparshme se nuk dëshironte të “poshtëronte Rusinë” kishin penguar marrëdhëniet me presidentin e Ukrainës.
Ne po bëjmë gjithçka që Ukraina të fitojë këtë luftë”, tha ai. Ai përmendi gjithashtu përpjekjet e Francës për të ndërmjetësuar diskutimet midis Moskës dhe Kievit.
Përfaqësuesi i lartë i OKB-së, Joseph Borrell gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit i ka kërkuar liderëve perëndimorë të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë, në mënyrë që pasojat e luftës të frenohen.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ardhur në krye të këtyre problemeve strukturore dhe i ka përforcuar ato. Ajo ka lënë tashmë dhjetëra mijëra të vdekur dhe mbi 5 milionë refugjatë – kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lufta zhvillohet në Evropë, por kjo nuk është një luftë evropiane. Ky është një sulm mbi themelet e OKB-së dhe këtij Këshilli të Sigurimit, nga një anëtar i përhershëm i Këshillit.
Në një botë të globalizuar, nuk ka ‘të largët’. Gjithçka është afër të gjithëve. Një luftë ose një krizë e madhe sigurie në një rajon prek të gjithë. Është gjithashtu e pamundur të ‘ndash’, të mendosh se tensionet e sigurisë nuk do të ndikojnë në ekonomi. Ne mund ta shohim atë nga valët tronditëse që lufta e Rusisë kundër Ukrainës po dërgon në mbarë botën, duke përkeqësuar një krizë globale të ushqimit dhe energjisë.
Lexo KËTU lajmin
10:20- Ukraina shkatërron anijen ruse që transportonte municione në Detin e Zi
Një anije ruse që transportonte municion, armë dhe personel në ishullin Snake në Detin e Zi është shkatërruar nga forcat ukrainase, pretendon marina e vendit.
Vasily Bekh thuhet se mbante një sistem raketor Tor SAM kur u godit, shkruan SkyNews.
Nuk është hera e parë që “Snake Island” është në qendër të vëmendjes. Historia e një grupi ushtarësh ukrainas në ishull që i thonë një luftanijeje ruse të “shkoni q*** veten” në ditën e parë të konfliktit u bë virale në atë kohë.
10:04- Rreth 4, 500 ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre 322 fëmijë
Gati 4,500 civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 5565, sipas zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, sipas la repubblica.
Numri i fëmijëve të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë është rritur në 322, ndërsa të plagosurit janë mbi 581.
Ndëkohë vazhdojnë betejat e ashpra midis vendeve. Moska vazhdon ofensivën e saj në Luhansk. Separatistët që luftojnë përkrah Moskës kanë njoftuar se kanë hyrë në perimetrin e fabrikës kimike Azot, ku janë strehuar mbrojtësit e fundit të Severodonetsk, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar një tjetër amerikan që është zhdukur në Ukrainë.
09:43- Lufta energjetike e Kremlinit
Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë është një kërcënim i fshehtë për Gjermaninë dhe gjithë Europën. Moska pretendon se masa është një përgjigje ndaj refuzimit të Varshavës dhe Sofjes për të përmbushur kërkesën e Presidentit Vladimir Putin që ata të paguajnë për energjinë ruse në rubla.
Por kërkesa është në kundërshtim me kontratat e Gazprom me Poloninë dhe Bullgarinë. Megjithatë, Polonia dhe Bullgaria janë përgatitur për këtë situatë. Ata do të jenë në gjendje të përballen falë objekteve të tyre të plota të ruajtjes së gazit dhe rrugëve alternative të furnizimit, si dhe mbështetjes që do të marrin nga shtetet e tjera anëtare të BE-së.
Arsyetimi i Moskës për këtë veprim mund të lidhet me panikun që ka ndezur ndërprerja në tregjet e energjisë pasi tregtarët spekulojnë se kush mund të jetë i radhës, raporton abcnews.al.
Lexo KËTU lajmin
09:39- OKB: Mbi 1300 të vrarë në Mariupol, shifra reale mund të jetë mijëra herë më shumë
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se të paktën 1348 civilë u vranë gjatë betejës së Mariupolit, duke përfshirë 70 fëmijë.
Ndërkohë, sipas komisioneres së OKB për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet mund të jetë mijëra herë më i lartë.
“Këto vdekje u shkaktuan nga sulmet ajrore, bombardimet me tanke dhe artileri dhe armë të vogla dhe të lehta gjatë luftimeve në rrugë”, tha ajo.
Rreth 90% e ndërtesave të banimit janë dëmtuar ose shkatërruar në qytetin jugor, tha Bachelet. Ajo e quajti Mariupolin “vendin më vdekjeprurës në Ukrainë” që nga fillimi i luftës deri në prill.
Trupat janë gjetur në varre të improvizuara individuale ose kolektive në oborre, rrugë dhe parqe, në shtëpi dhe apartamente, ndërsa shumë janë ende për t’u varrosur, sipas CNN.
Bachelet shtoi se për momentin është e pamundur të dihet numri i saktë i vdekjeve.
“Derisa të zbulohen dhe identifikohen të gjithë trupat e pajetë, si dhe statusi i tyre, qoftë ushtarak apo civil, si dhe shkaqet e sakta të vdekjes, do të jetë e pamundur të dihet një numër i saktë i vdekjeve të civilëve të shkaktuara drejtpërdrejt nga sulmet dhe ato të shkaktuara nga mungesa e ushqimit, ujit, kujdesit mjekësor dhe efekteve të tjera të jetesës gjatë luftës”, tha ajo.
08:31- Ukrainasit helmojnë ushtarët rusë me qershi në Melitopol
Trupat ruse thuhet se morën më shumë sesa përfitime kur vodhën qershi pranë Melitopolit të pushtuar.
Fruti ishte helmuar nga banorët dhe shkaktoi “sëmundje masive” në mesin e atyre që i morën, sipas mediave ukrainase duke cituar kryetarin e bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov.
Ai e përshëndeti aktin si “një lloj tjetër lëvizjeje partizane” dhe dënoi vjedhjet nga populli ukrainas. Melitopol ndodhet në Ukrainën juglindore pranë detit Azov dhe u pushtua gjatë ditëve të para të pushtimit.
Vetë Fedorov dyshohet se u rrëmbye nga forcat e Kremlinit dhe u lirua më vonë.
08:24- Britania: Rusia po dështon, ka humbur 25% të forcave tokësore
Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia tashmë e ka “humbur strategjikisht” luftën në Ukrainë dhe fuqia e saj është zvogëluar, sipas The Guardian.
Admirali Sir Tony Radakin tha se Rusisë po i mbaronin trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të ishte kurrë në gjendje të pushtonte të gjithë Ukrainën.
“Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë. Rusia nuk do të marrë kurrë kontrollin e Ukrainës ”, tha Tony Radakin për PA Media në një intervistë të botuar të premten.
Oficeri më i lartë ushtarak i vendit tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte humbur 25% të forcave tokësore. Rusia tashmë ka humbur strategjikisht. NATO është më e fortë, Finlanda dhe Suedia po kërkojnë t’i bashkohen aleancës”, tha ai.
Rreth 50, 000 njerëz kanë vdekur ose janë plagosur, Rusia po dështon, tha ai.
07:29- Lavrov: Rusia nuk është e pastër dhe nuk ka turp
Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Por të enjten, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin. “Ne nuk e pushtuam Ukrainën,” pohoi ai, në një intervistë për BBC.
“Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, ka thënë Lavrov.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, Lavrov ka dhënë vetëm disa intervista për mediat perëndimore, përcjell abcnews.al.
Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë. Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifizon” vendin, shkruan BBC.
Lavrov shkaktoi bujë kohët e fundit kur u përpoq të justifikonte deklaratën për nazistët në lidhje me presidentin e Ukrainës, i cili është hebre, duke bërë pretendimin qesharak se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre”.
Gazetari i BBC Steve Rosenberg i citon atij gjatë intervistës një raport zyrtar të Kombeve të Bashkuara për fshatin ukrainas Yahidne, në rajonin Chernihiv, i cili thotë se “360 banorë, përfshirë 74 fëmijë dhe pesë persona me aftësi të kufizuara, u detyruan nga forcat e armatosura ruse të qëndrojnë për 28 ditë në bodrumin e një shkolle… Nuk kishte tualete, ujë… vdiqën 10 të moshuar”.
Lexo KËTU lajmin
/abcnews.al