LIVE/ Rama paralajmëron rishikim të faturave të energjisë, pakënaqësi me drejtësinë e re, kryeministri: Asnjë mbrojtje për socialistët që vjedhin. Për veshi në SPAK

schedule10:06 - 9 Prill, 2022

schedule 10:06 - 9 Prill, 2022

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet këtë të shtunë, më 9 prill. Ky kongres është programuar ndryshe. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, ku janë vendosur 5 panele, teksa ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.

Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente te Pallati i Kongreseve, për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin, që i zbriti trenit socialist dhe u la jashtë listave për 25 prillin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama.

Abcnews.al sjell minutë pas minute zhvillimet në Kongresin e PS: 

15:03 – “O Edo, o toç!”, Nard Ndoka i përgjigjet qesëndisjeve të Ramës

Nard Ndoka, dokur ministër Shëndëtësie, i është përgjigjur qesëndisjes së Ramës gjatë Kongresit të sotëm të PS-së duke e quajtur “toç”.

Rama ironizoi qeverisjen e Berishës duke thënë: “Imagjinoni pak sikur të përballej koronavirusi në zyrë me Nard Ndokën ministër Shëndetësisë?”, gjë për të cilën ky i fundit s’mund të rrinte pa reaguar.

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka.

14:33 – “S’na mbron”, Rama: Mos u habisni kur të më shihni në SPAK me ndonjë për veshi

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS-së  që po mbahet në Pallatin e Kongreseve ka folur edhe për sistemin e Drejtësisë, duke u ndalur në veçanti tek zyrtarë të rëndësishëm të PS që kanë rënë në rrjetën e SPAK.

Kreu i qeverisë theksoi se i zgjedh ministrat, kryebashkiakët e deputetët në emër të votuesve dhe PS-së, dhe se ata që bëhen për avokat, le të shkojnë e të gjejnë avokat. Po ashtu, Rama tha që askush të mos habitet nëse ndonjë ditë e sheh te dera e SPAK, “duke çuar për veshi këta që kërkojnë të mbrohen nga unë.”

“Të gjatit s’ia beson njeri kur thotë që ma bënë prapa krahëve. Kush e beson? Dukesh edhe si hajvan, dy metra? Mos u çudisni kur të më shihni mua ndonjë ditë te dera e SPAK-ut me ndonjë për veshi nga këto që doni t’i mbroj unë.

Unë i zgjedh ministrat, kryebashkiakët, jo në emrin tim…i zgjedhim në emrin e PS. I zgjedhim në emrin e votuesve. Zgjedhjet tona kontestohen se këta të kolltuqeve ngatërrojnë ASH me parlamentin. Jo t’i zgjedhim e ti mbrojmë ne, por ata të na mbrojnë ne, të mbrojnë zgjedhësit, të më mbrojnë edhe mua..”

14:10 – Rama: Zero keqardhje për opozitën, PS nuk është si të tjerët

Situata në Partinë Demokratike zuri një vend në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe socialistëve në Kongresin e PS. Përpara delegatëve, Rama tha se nuk ndjen keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhen kundërshtarët e tij politikë.

Megjithatë, theksoi ai nuk duhet të bien në kurth dhe se vetësiguria e tyre duhet të shprehet si forcë për të dëgjuar qytetarët. Rama tha se PS nuk është si forcat e tjera politike.

“Zero keqardhje për opozitën. Shqipëria nuk ka për ta pasur një opozitë serioze. Ne duhet të jemi të shqetësuar jo se na mungon opozita andej por sepse nuk duhet të bien në kurthin e  atij që nuk është i motivuar të luftojë. Forcën tonë duhet ta masim me fuqinë që kemi për t’i bashkuar  qytetarët shqiptarë. Vetësiguria jonë duhet të shprehet si forcë për ti dëgjuar me mendje të hapur të gjithë opinionet e shqiptarëve. Të vdekurit që gjallojnë duke kërkuar sherr apo zëdhënësit e tyre nëpër banaqet mediatike. Forca jon duhet të ketë veprime konkrete në respekt të opinionit të njerëzve.

Kjo familje politike nuk është si të tjerat. Ne nuk jemi si të tjerët. PS vetëm të këqijat i ka të ngjashme me të tjerat. PS është shqiptari. PS është brumi, pa të cilin politika shqiptare nuk prodhon dot asnjë gram bukë”, tha ai.

14:10 – I shpallur non grata në SHBA, Rama kërkon nga SPAK të hetojë Berishën

Kryeministrti Edi Rama ka kërkuar që SPAK të hetojë Sali Berishën, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata disa muaj më parë.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.

Sipas kreut te qeverisë ajo deklaratë është një “gurë në qafë” për Shqipërinë dhe se nuk mund të rrijë pezull. Rama tha se nuk mund të mbetet pa përgjigjen e drejtësisë për të qartësuar nëse ka apo jo bazë.

Lexo edhe: “S’na mbron”, Rama: Mos u habisni kur të më shihni në SPAK me ndonjë për veshi

“Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, e të tjerave, jo e jona… sot akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. jo për një njeri po për krejt Shqipërinë

Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose s’ka.

Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë. Ka bazë s’ka bazë. Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka“, tha Rama.

13:48 – Rama i referohet Rovena Vodës: Drejtësia e re, s’po merret ende me shkaktarët e Gërdecit, por dënoi një zyrtare për një arkë peshk

Kryeministri Rama ka ironizuar drejtësinë e sotme, e cila sipas tij nuk po dënon ende ata që shkaktuan shpërthimin e Gërdecit, ndërsa vuri në pranga një zyrtare për një punësim të pakryer, i cili do të shpërblehej me një arkë peshk.

Kryeministri iu referua Rovena Vodes, e cila u dënua nga GJKKO me 10 muaj burg pasi u vërtetua se kishte marrë rryshfet për të punësuar një person në ministri.

Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re  ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi  të pakryer, ndërsa dallimi mes qeverive e bëjnë vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin” tha Rama.

12:28 – “Kush rreh zemrën, tremb gjoksin”: Gjiknuri rikujton shprehjen e “babait të socialistëve”, merr duatrokitjet e sallës

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nisi sesionin e dytë të Kuvendit të PS-së duke vënë në pah një rrezik që i kanoset sipas tij qeverisjeve të gjata, siç është vetëkënaqësia dhe rutina.
Gjiknuri i bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen socialistëve, ndërsa tha se jo të gjitha gjërat kanë shkuar siç duhet gjatë qeverisjes së socialistëve.

“Të gjithë së bashku jemi e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. E kemi nisur me kurajo nga zero dhe kemi ndërtuar themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Ndërtuan ditë pa dite identitetin tonë shtetformues. Fituam beteja për Shqipërinë, duke e shndërruar në forcën më progresiste.

Të shmangim kurthin e partisë-shtet. Ne synojmë ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi më të hapur. Eksperienca e fituar në këto vite, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme diktojnë nevojën për adoptimin e rregullave të reja statutore. Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e më shumë strukturave. Të tilla janë edhe rrjetet rinore që sapo janë organizuar”, tha Gjiknuri. 

Në fund, Gjiknuri përmendi edhe një fjalë të Dritëro Agollit, të cilin e quajti “baba të socialistëve”: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën!

Nisur nga kjo tha Gjiknuri, socialistët duhet që të ecin para me kurajo duke mos u vetëkënaqur, por të shohin të bëjnë maksimumin për vendin.

Përmendja e Agollit në Kuvend nga Gjiknuri i shoqërua me duartrokitje në sallë.

12:10 – Nis faza e dytë e Kongresit të PS, këndohet himni i Ukrainës

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet në fazën e dytë. Fillimisht është luajtur himni shqiptar dhe më pas ai i Ukrainës, për të nderuar luftën që po zhvillohet.

“Është emocionues të dëgjohet në këtë sallë teksa këndohet himni i Ukrainës, për të na treguar kohën ku po jetojmë’, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, i cili hapi fjalimet.

Sipas agjendës, në këtë pjesë të dytë do të ketë diskutime politike. Konkretisht, kjo fazë ka të bëjë me punët e brendshme të partisë.

Sakaq, faza e parë e punimeve nisi në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm. Pesë panele ishin vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, ku ministra, deputetë dhe përfaqësues të PS zhvillua ndiskutime për disa çësjjtje.

12:01 – Sesioni i dytë i Kuvendit, Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pask pak pritet q ëtë fillojnë punimet e fazës së dytë të Kongresit të PS.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se sipas agjendës, në këtë pjesë të dytë do të ketë diskutime politike. Konkretisht, kjo fazë ka të bëjë me punët e brendshme të partisë.

Fjalimet do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Fjalën do të mbajë edhe kreu i gripit parlamentar, Taulant Balla. Ndërsa, sipas agjendës zyrtare kryeministri Edi Rama do të flasë përpara delegatëve socialistë rreth orës 13:00. Ky Kongres ka rikthyer edhe Ditmir Bushatin.

Sakaq, faza e parë e punimeve nisi në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm. Pesë panele ishin vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, ku ministra, deputetë dhe përfaqësues të PS zhvillua ndiskutime për disa çësjjtje.

10:31- Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do të rrisim gjobat, t’i kthehemi zakonit të vjetër me torba

Në Kongresin e Partisë Socialiste, ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur për ligjin për qeset plastike. Ky ligj që ndalon përdorimin e qeseve plastike nga 1 qershori i këtij viti, ndërsa Kumbaro theksoi se gjobat për shkelësit do të rriten.

Ministrja u shpreh se ka ardhur koha që t’i kthehemi zakonit të vjetër të çantave për të bërë blerje.

“Në 17 mars miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i Këshillimit Kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, deklaroi ministrja.

10:17- Kongresi i PS, Manastirliu: Pagat e mjekëve dhe inferemierëve rriten nga 1 korriku

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në punimet e Kongresit të PS deklaroi se pagat e stafeve mjekësore do të vijojnë të rriten.

Manastirliu u zotua se rritja do të fillojë nga 1 korriku, ndonëse sipas saj vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike. Ajo u zotua se deri në fund të këtij mandati rritja do të shkojë në 40%.

“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët.

Do vijojmë t’i rrisim pakat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë. Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40%”, tha ajo.

09:57- Peleshi në Kongresin e PS: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë në një nyje kritike

Kongresi i Partisë Socialiste, ka nisur punimet këtë herë ndryshe. Janë pesë panele në shesh, ku po zhvillohen diskutime për disa çështje.

Në panelin Rajoni, Europa, Siguria, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dha detaje për  Forcat e Armatosura. Ministri theksoi se janë 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO-s.

Peleshi tha se FA do të hyjë së shpejti në një proces të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste. Ministri tha gjithashtu se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. Sipas tij prishje e rendit të sigurisë vjen me disavantazhe dhe kërcinime, por edhe me mundësi.

Vokacioni historikisht perëndimor i shqiptarëve u materializua 13 vjet më parë me anëtarësimin në NATO. Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon

Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë.

Këtë vit nisi puna për jetësimin e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Në mars u hap në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane në Europë. Vitin e kaluar Shqipëria u bë vendi pritës i “Defender 21”, stërvitjes më të madhe të zhvilluar në 30 vitet e fundit në rajon.

Si asnjëherë më parë, FA ndërvepruan me rreth 6000 forca amerikane dhe të vendeve të tjera të NATO-s. Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s”, tha peleshi.

09:42- Kongresi i PS, Balla: Diskutim gju më gju, sot të jeni kritikë

Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Janë pesë panele në shesh, ku kanë nisur diskutimet për tema të ndryshme. Si diskutim “gju më gju” e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, kongresin e sotëm. Në panelin  për bujqësinë, Balla kërkoi nga të pranishmit që sot të jenë kritikë.

“Është një bashkëbisedim gju më gju. Jemi të gatshëm të dëgjojmë çdo lloj kritike. Ky shesh të jetë sheshi i debatit më të madh në Shqipëri. Do ju lutesha që mos kini sot asnjë lloj frenimi. Diskutimi duhet të jetë shumë i hapur.  Natyrshëm që një pjesë do të sjellin shqetësime. Por sot dua të them dy fjalë  që i konsideroj të rëndësishme. Dua të kujtoj ku e nisëm në 2013 marrëdhënien e shtetit me bujqësinë. Kem i filluar këtë panel të bujqësisë, atje matanë është paneli i energjisë dhe mes nesh është edhe një panel i të rinjve. Përballë kemi një panel shumë të rëndësishëm për paketën e rezistencën sociale. Kemi edhe një panel tjetër që është një panel me miq të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare. Ky kongres ka celur hapësirën e një komunikim të ri”, tha Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!