Në Shqipëri, 2.4 milionë banorë/ Publikohen rezultatet e censit 2023, popullsia “tkurret” me 420 mijë banorë nga 2011

schedule11:21 - 28 Qershor, 2024

schedule 11:21 - 28 Qershor, 2024

Drejtoresha e Instat Elsa Dhuli ka sqaruar se tkurrja e popullsisë është ndikuar nga disa faktorë  por më në detaj ky fenomen do të analizohet në të ardhmën

Mosha mesatare e popullsisë shqiptare rezulton se  se është 42.7 vite  ndërkohë që raporti gjinor  ëshët 98.2 meshkuj për 100 femra.

Nga të dhënat rezulton se edhe numri i familjeve është tkurrur  në krahasim me censin e realizuar në vitin 2011.Ndërkohë që madhësia e familejeve rezulton se është 3.2 anëtarë nga 3.8 që ishte më parë. Mbulimi ka qenë i lartë.

Ndërkohë një e dhënë interesante  është fakti se 1.1 milionë shqiptarë janë deklaruar se janë të besimit mysliman. Komuniteti i dytë fetar më i madh në vend rezulton se  janë katolikët  ndjekur nga ortodoksët.

Pas shqiptarëve minoriteti grek ka rezultuar më i madhi në Shqipëri me 23 mijë e 400 anëtarë ndjekur nga egjiptianët, romët dhe bullgarët./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!