Ndërkohë qindra vetë janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në sheshin para kryeministrisë në kujtim të 21 janarit të 15 viteve më parë dhe drejtësisë së munguar.
Sot shënohen 15 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku katër protestues, konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u qëlluan për vdekje.
Ngjarja ndodhi më 21 janar të 2011-ës, ku qindra qytetarë ishin ngritur në protestën e socialistëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrje kundër Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha.
Tensionet mes protestuesve dhe gardistëve u agravuan deri në tentativat e qytetarëve për t’u futur në oborrin e kryeministrisë, çka pasoi të shtënat brenda territorit të kryeministrisë, që lanë të vdekur katër protestuesit e sipërpërmendur.


