Nga buxheti te Porti i Durrësit, Kuvendi në seancë maratonë, debate të forta dhe bllokim i foltores

schedule20:20 - 24 Nëntor, 2022

schedule 20:20 - 24 Nëntor, 2022

Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi maxhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë. Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por një do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha zbuloi se kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend.

TË GJITHA PËRDITËSIMET LIVE 

 

21:02- “Në të keqen më të madhe ua kanë futur arabët,” Korreshi për Portin: Vetëm çunat e Londrës do të mund të futen

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ka kërkuar qeverisë që të mos “luajë me pronën e shqiptarëve” ndërsa fliste nga foltorja e Parlamentit për projektin e Portit të ri të Durrësit. Korreshi, ndër të tjera përsëriti të njëjtin qendrim të mbajtur më herët gjatë seancës nga kryedemokrati Sali Berisha, “për seleksionim të njerëzve.”

Ai tha se në zonë do të mund të hyjnë vetëm “çunat e Londrës” apo ata që do të kenë mundësinë të jetojnë në pallatet aty pranë.

Deputeti demokrat e akuzoi qeverinë se do angazhohet vetëm në fazën e parë që e cilësoi të vjedhjes, e më pas faza e dytë, sipas tij, do të ndërtohet me paratë e shqiptarëve.

“Si mund të jetë nder që të lozet me pronën e shqiptarëve? Keni thënë që do t’i rrijë shtetit shqiptar, nuk i ikën? Por mirë, cili investitor që ka ndërtuar një pallat kthehet pronar i tokës? Kush?
Në të keqen më të madhe ua kanë futur arabët…Minimalisht çdo investitor që ndërton, sot s’ta jep njeri pa 40%. Jo thotë, në fund fare toka do të na rrijë ne. Po në cilin aparatement që privatizoni sot, keni tokë? Në kuotë pjesëmarrje jeni pronarë atje. Si e ka ligji, toka që jepet më shesh ndërtimi, a shitet më? Kush do ta shesë? Kush do ta blejë? Ndaj, nuk duhet të tallemi me shqiptarët…Unë mendoj që do bëni vetëm fazën e parë, atë të vjedhjes. Se faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Me lekët tona do ta zhvendosim portin. Do bëjmë 700 metra plazh, a thua se ne laheshim vetëm në kanal bretkosash dhe na kishte mbetur plazhi i Durrësit. Po nuk erdhe si çunat e Londrës me 500 nuk futesh dot atje, ” u shpreh Korreshi

20:53- “Keni filluar seleksionimin e njerëzve,” Balluku i përgjigjet Berishës: Fantazi të përçartura, projekti është i hapur

Ministrja Belinda Balluku u është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike i cili deklaroi gjatë seancës plenare se qeveria e ka të zgjedhur klientelën për Portin e ri të Durrësit.

Akuzat e ish-kryeministrit, Balluku i cilësoi fantazi të përçartura ndërsa shtoi se 45% e sipërfaqes truall do të vendoset në dispozicion të qytetarëve.

“Paskemi filluar selektimin e njerëzve që do të hyjnë në projekt. Kurse të tjerët do të përjashtohen. Dhe, shqiptarët e thjeshtë do të rrinë jashtë? Këto janë fantazi të përçartura të një njeriu që s’ka lidhje me këtë botë. Do të jetë një projekt i hapur. 45% e sipërfaqes truall vihet në dispozicion të qytetarëve. Boll i gënjyet shqiptarët. Këto janë fantazi tuajat? Si do ta bëjmë përzgjedhjen? Gjenetikisht? Vetëm duke qenë aksionerë do të mund të kemi të drejtën e vetos, dhe të monitorojmë investimin,” u shpreh ministrja Balluku.

20:04- Protesta e 6 dhjetorit, Spiropali: E ngjashme me “Koncert në vitin 36-të”

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ndërsa fliste në foltoren e parlamentit e ka krahasuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 6 dhjetor me filmin shqiptar “koncert në vitin 36-të”.

Ajo tha se kjo është një protestë absurde në një ditë historike për Shqipërinë ku vijnë gjithë liderët e BE.

Sipas saj në 6 dhjetor ka një palë zyrtare që bën mbledhje me liderët e BE për të ardhmen e vendit, ndërsa në anën tjetër një grup që i bie dajres.

Ç’protestë do bëni ju në 6 dhjetor? Do të jetë e ngjashme me atë “Koncert në vitin 36-të. Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret. Si mundet t’i shkoni pas atyre që janë të ngjashëm me ata që i ngulin vendit thikën në shpinë. Por të jeni të bindur se Shqipëria do t’i shkojnë deri në 2030-s deri në fund të gjitha projekteve. Po e godisni Shqipërinë pas shpine për pushtetin e një njeriu”, u shpreh Spiropali.

20:01- Porti i ri i Durrësit, Spiropali-Berishës: Ju mendoni kush merr 20% dhe “ah sikur të ishim ne”

Akuzave të kreut të Partisë Demokratike për projektin e Portit të ri të Durrësit, u është përgjigjur në Kuvend ministrja e shtetit Elisa Spiropali. Spiropali i tha kryedemokratit se opozita nuk mund të shohë asgjë të mirë në projektin e ri për portin pasi “po e vlerëson me mendësinë e vjedhësit.”

“Duke bërë këto pyetje s’ke si të mendosh për projektin, se mendon ah sikur të isha unë. Janë të vetmet pyetje që ju do të donit të bëni në këtë seancë, por i maskoni me pyetje të tjera teknike që kanë marrë përgjigje prej ditësh. Kush do ta marrë përqindjen e Success Fee, ku do të shkojnë ato para, kush e ka 20 për qindëshin, në cilin bllok do të shënohen?”

20:00- Porti i Durrësit, Spiropali-Berishës: Gjykoni sipas mendësisë tuaj, e keni mendjen si të vidhni

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë të opozitës pas akuzave të bëra për projektin e Portit të Durrësit.

Spiropali tha se Berisha dhe të tijët i bëjnë llogaritë sipas mendjes së tyre, pasi ata e kanë patur mendjen dhe e kanë vetëm për të vjedhur.

Sipas ministres projekti dhe investitori ka emër ai është Muhamed Al abar, ndryshe nga koha kur qeveriste Berisha që pas investitorëve dilnin djali, dhëndri dhe familja.

Nuk është ndonjë çudi për të kuptuar se për Haxhiu dhe Qamili dalijn kundër të gjitha projekteve, sepse ata mendojnë sipas mendjes së tyre dhe gjykojnë me mendësinë ë tyre, se kush përfiton 3%, ku shkojnë ato para dhe kush i merr. Kush i afrohet projektit me çantë të zezë dhe kërkon bashkëpronësi mendon Haxhiu. Ndërsa Qamili mendon kush afrohet me bllokun e zi dhe sa merr. Në këto kushte nuk ke si të jesh dakord me projektin por mendoni pse nuk jam unë. Keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë prandaj nuk e bëtë portin në 2006-n, prandaj ja keni mohuar Shqipërisë portet dhe rrugët, këtu përkon tradhtia dhe kusaria juaj. Prandaj Shqipëria ka humbur vit pas viti shanset historike, në 96-n e donit gjithë pushtetin. Në 97-n paratë e shqiptarëve janë qelibar dhe i çuat shqiptarët aty ku i çuat, flisni ju për largime a shqiptarë i kanë ngrënë peshqit. Vini sot kur ne prezantojmë projektin më të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin dhe bëni pyetjet tuaja banale se kush do vjedhë dhe jo çfarë do bëjë, pasi ashtu i bënit punët juve dhe jo ne. Ka 3 vite që kryeministri negocion me princin e kurorës dhe investitorin më të madhe Muhamed Al Abar ai është investitori, jo si ju hiq maskën del dhëndri, del djali. Nuk keni lënë teori pa shpikur”, tha Spiropali.

19:46- Porti i ri i Durrësit, Berisha: Rama po ndërton 12,600 apartamente për klientelën e tij, durrsakët të shohin nga ndonjë kodër

Kreu i Partisë Demokratike, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur të njëjtën skemë si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në Portin e Durrësit për të vjedhur.
Sipas Berishës, në të dyja rastet, shkelet çdo ligj dhe çdo akt ndërkombëtar i Shqipërisë.

Kryedemokrati e akuzoi po ashtu kryeministrin se po ndërton 12,600 apartamente “bashkë me klientelën e tij.”

“Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me atë të dytën, kjo e portit janë siameze. Sepse të dyja shkelin çdo ligj, procedurë e çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar. Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugallet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.

Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju. Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën. U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare.

Ti që erdhe këtu e cicëron: a nuk deklaroi kryetari yt me qindra herë se portin do ta ndërtojë Emari? Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri? Kush? Edi Rama do të grabisë portin ekzistues, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me mundin, djersën e taksat e tyre. Ua them se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, kurse Rama merr Portin e Durrësit e ndërton 12,600 apartamente bashkë me klientelën e tij. Seleksionojnë qytetarët që hyjnë e dalin në plazh. Klientela e zengjinëve, durrsakët të dalin në ndonjë kodër që të shohin ç’po ndodh aty,” tha Berisha.

19:34- “T’i lutemi Zotit që të bëhet”, Klosi: Porti i Durrësit projekt i rëndësishëm për turizmin shqiptar

Deputeti socialist Blendi Klosi ka vënë në dukje rëndësinë e projektit të portit të Durërs në foltoren e Kuvendit. Ai tha se do ishte mirë që projekti të diskutohej nga ekspertët e opozitës dhe në fund të bënin koment.

Ish-ministri vuri gjithahtu në dukje se premtimet e socialistëve janë mbajtur, sidomos në lidhje me turizmin.

“Sa mirë do ishte që ky projekt të diskutohej nga ekspertët tuaj dhe në fund fare të vinit këtu me komente. Ne themi ato që bëjmë dhe bëjmë ato që themi. Durrësi nuk është një betejë e re elektorale. Jemi përballur disa herë në Durrës. Porti i Durrësit është aseti më i madh turistik i Shqipërisë. Është aseti më i madh i atij qyteti. Sot do sjellim më të mirën, më e mira është turizmi. Shqipëria duhet të krijojë ekonominë e detit, ekonominë blu. Në kohën tuaj deti ishte armik, nga deti vinte armiku. Deti nuk ekzistonte për ju si asset ekonomik”, tha Klosi.

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se të gjithë duhet të lutën që ky project të bëhet, teksa vuri në dukje edhe njëherë rëndësinë që ka për turizmin shqiptar.

“Ne bektashinjtë duhet të shkojmë në malin e Tomorrit, të krishterët në Kishën e Laçit dhe ordodoksët dhe muslimanët në vendet e tyre të shenjta dhe t’i lutemi Perëndisë që ky projekt të bëhet”, tha Klosi.

18:51- Porti i Durrësit, Manja i përgjigjet opozitës: Nuk ka pastrim parash, investitori ka emër dhe mbiemër

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ju është përgjigjur akuzave të opozitës sa i përket Portit të Durrësit. Ai tha se askush nuk duhet të ketë frikë për pastrim parash, pasi shteti shqiptar ka të drejtën e vetos.

Sipas tij të thuash që në projektin e portit të Durrësit do të bëhet pastrim parash është një gënjeshtër e madhe, pasi investitori ka emër dhe mbiemër.

Manja tha gjithashtu se nuk preket prona publike, pasi ajo mbetet në pronësi të shtetit shqiptar

Thuhet që marrëveshja shkel MSA-në, thuhet se shkelet neni 71 dhe 71. Nuk ka asnjë shkelje të MASA-së, nenet thonë se janë të papranueshme marrëveshjet që rrezikojnë konkurencën në treg. Në rastin konkret nuk jemi para një procedure konkuri8mi, por të një investimi strategjik në Republikën e Shqipërisë. Kur shteti zbaton ligjet e veta, të drejtën e brendshme nuk ka cënim të konkurrencës së lirë ën treg. Asnjë akt i BE apo Kushtetuta jonë nuk e ndalojnë krijimin e një shoqërie me aksioner shtetëror. Thuhet se shkelet neni 11 i Kushtetutës që thotë sistemi ekonomik i Shqipërisë zbaton ekonominë e tregut, prona private dhe publike mbrohet me ligj. Në këtë rast shteti nuk kufizon lirinë ekonomike. Po shkelet Kushtetuta thotë opozita se shteti nuk garanton pronën publike, por prona publike nuk cënohet në asnjë rast pasi do të mbetet shtetërore, nuk do të vendoset si kolateral. Pronësia mbi marinën do të jetë pronë e shtetit shqiptar. Projekti i portit të Durrësit thotë opozita është projekt për pastrim parash. Kur vihet theksi tek ky indikator i opozitës bën lëmsh pasaportën e artë, amnistinë fiskale. E para njëherë investitori strategjik ka emër dhe mbiemër. Më rendësi në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave janë garancitë juridike që jep vetë marrëveshja. Shteti edhe pse ka 33% të aksioneve ka të drejtën e vetos, të drejtën të auditojë investimet. Kontrata i ka të qarta mekanizamat kundër pastrimit të parave”, Manja.

17:21- “Mos bëj si idiot”, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi pas debatit me Ballën

Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi, pasi sipas Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka fyer kreun e grupit parlamentar socialist, Taluant Ballën.

Njoftimi i Kuvendit:

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

15:43- “Pëlliste me të madhe”, Salianji për Ramën: Ndyu parlament me fjalorin e tij në foltore sot

Deputeti demokrat, Ervin Salianji komentoi fjalorin e përdorur sot nga kryeministri Edi Rama në foltore, i cili “bombardoi” opozitën me epitete ofenduese nga më të ndryshme.

Salinaji e cilësoi Ramën si “ndyraq që ndyu parlamentin” sot me fjalorin e tij ofendues.

Me tej ai tha se halli e bëri Ramën të fliste sot si klloun.

Më tej Saloinaji tha se Rama dukej shumë i gëzuar nga fakti që marrëveshja e Portit të Durrësit është miratuar në parlament.

“Ndyraq që ndyu parlamentin. Halli e bëri Ramën të sillej si klloun. Kishte helm ndaj opozitës. I erdhi dita, ishte me hare recitime sepse kaloi marrëveshjen për Portin e Durrësit. E kishte zellin si një gomaricë, i eksituar para asaj që shihte, pëlliste me të madhe. Afera e portit nisi nga tavolina e Nusretit”, tha Salianji.

14:40- Balluku zbulon detajet si erdhi Alabbari në Durrës: Na tha vetë…

Ministrja e Infrastrukturës ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si erdhi Muhamed Alabbar për të investuar në portin e Durrësit pas debateve të forta sot në lidhje me këtë kontratë. Balluku tha se qeveria shqiptare kishte marrë një ofertë nga kompania në fjalë pas këta të fundit kishin parë disa mundësi të tjera investimi në Shqipëri.

“Ju e dini shumë mirë që këtu ka një garë të hapur. E kam thëne në komision dhe po përsëris, pasi është mirë ta dëgjojnë qytetarët pasi ndonjëherë balta e hedhur nga ju edhe zë. Në Republikën e Shqipërisë ka një garë të hapur sa i përket investimeve strategjike.

Kushdo që do të bëjë një investim strategjik është i lutur. Këtë gjë ka bërë edhe investitori Muhamed Alaabar. Ka parë disa zona dhe më pas duke dëgjuar qeverinë shqiptare që fliste për spostinim e portit të Durrësit në një zonë të re, i lindi kjo ide dhe filloi procedurën e investitorit strtaegjik.

Askush nga ne s’do të ndalonte investitorë të tjerë strategjikë nëse do të donin të futeshin këtu”, tha Balluku duke ndaluar edhe te deklarata e Alibeajt se Alabbar kishte ardhur me gamile dhe verdhushka nga Lindja e Mesme.

“Ti referohesh një investitori të huaj e të thuash që është Alabari i gamileve të shkretëtirës. Ky është racizëm i pastër dhe nuk i takon askujt ta bëjë nga kjo foltore.

Ju mendoni se kur qytetarët ju dëgjojnë thonë: Po ka diçka këtu, pse e kundërshtojnë këtë? Në fakt qytetarët mendojnë se opozita kundërshton gjithçka, çdo plan zhvillimor apo ndryshime ligjore që bëjmë. Nuk ka asnjë arsye madhore se përse po kontestohet ky projekt”, shtoi Balluku në Kuvend.

14:31- BE-ja anuloi grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit, Balluku: E kërkova unë me shkrim

Ministrja Belinda Balluku duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, theksoi se Durrësi dhe Shqipëria nuk do të mbeten pa port.

Sipas saj, mazhoranca ka nisur një studim lidhur me Portin dhe ajo që rezultoi në vitin 2020 ishte që Portit i ka ardhur koha të largohet për 3 komponentë.

Balluku: Për shkak të mungesës së volumeve, për shkak të ndotjes që i bën qytetit të Durrësit dhe e treta, i gjithë problemi infrastrukturor që ky Port sjell brenda qytetit. Duke pasur parasysh këto komponentë kemi nisur një garë ndërkombëtare, e cila u hap më 8 qershor 2021. Morën pjesë shumë kompani por vetëm 5 e kaluan fazën e parë. pse u zgjodh Porto Romano? Sepse është një zonë industriale e destinuar për tu zhvilluar nga ana ekonomike.

Ministrja gjithashtu theksoi se Porti nuk do t’i përgjigjet vetëm logjistikave të Shqipërisë por edhe atyre të Kosovës.

Balluku: Porto Romano është një projekt që do t’i shërbejë Ballkanit Perëndimor. E kemi nisur shumë më parë dhe këtu flasin faktet dhe datat. Unë pranoj kritikat tuaja, por mos mohoni faktin që këtu do të ndërtohet një port modern. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës. I nxjerr nga koka. Do t’ua them unë se sa kuotohet ndërtimi i portit të ri. kushton 390 milionë euro dhe do të bëhet sepse nuk  ka më mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë në zemër të qyteti. Duhet të shpërngulet në një zonë tjetër, aty ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe hekurudha që do ta lidhë me Korridorin e tetë, Prishtinën.

Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj në 2019. E kam kërkuar unë anulimin e saj. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi për të rritur kapacitetet e “General Cargos”, pra për të futur më shumë qymyr dhe grurë në Portin e Durrësit.  U ulëm me BE-në në tryeze dhe e diskutuam. Ne nuk mund të marrim kredi sepse kanë ndryshuar gjërat. Ka strategji të reja për Shqipërinë dhe Durrësin.

14:17-Porti i Durrësit, Alibeaj: Sapo të miratohet marrëveshja, do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbajti një fjalim në foltoren e Kuvendit në lidhje me dyshimet dhe pikëpyetjet që ka për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Alibeaj tha se as opozita e as qytetarët shqiptarë nuk kanë informacionet e duhura rreth marrëveshjes, teksa thotë se projekti për Portin ka zero transparencë.
“Sapo të miratohet marrëveshja e Portit do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese” , tha Alibeaj, ndërsa pohoi se kryeministri Rama po e kthen Shqipërinë në kosh të parave të zeza.

“Ky investitori i madh kishte një vit e ca që lutej e përgjërohej, ky njeriu vjen dhe sjell vetëm 160 mln, 80 i ka në xhepin e djathtë, 80 të tjera do i marrë kredi. Kaq asnjë më shumë. Po 1.9 mld euro sa është parashikuar investimi, ku do dalin, kush do i sjellë, kush i ka. Asnjë nuk thuhet në marrëveshje. Pyes ministren e Transportit, zero përgjigje. Do të vijnë nga burime të treta, cilat janë këto? A mos janë këto burime të treta, burime që kanë ndërtuar gradaçelat në Tiranë. A mos janë këto mjeti për të infiltruar dhe penetruar në Shqipëri që është e shkallmuar nga të gjitha anët paratë e krimit. Alternativë tjetër nuk ka, kjo ngelet. 1.9 mld euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës, do të vijnë nga paraja e krimit, se nuk kanë nga të vijnë.
Si mund t’i gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit, ndërkohë që bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, i shtetit, rrëzimi i BE-së. Humbasim pasurinë publike, na e shet pasurinë publike, e hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit. E, 28 mln euro të cilat duhet t’i jepte për portin e Durrësit, i tërhoqi mbrapsht. A është dhe kjo një procedurë, një biznes që mund të vijë në të mirë të shqiptarëve? Të rrisë mirëqenien e shqiptarëve që ata të mos ikin,” tha Alibeaj.

14:02 – FOTO LAJM/ Rama zbërthehet pas kuintave, detaji që ra në sy

Kryeministri Rama ka publikuar një foto sëfundmi, e cila sipas tij është shkrepur në zyrën e tij, fill pasi përfundoi fjalimin 48 minutësh në mbrojtje të projektit të debatueshëm për Portin e Durrësit.

“Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa shihet se është zbërthyer tërësisht, me këmishën e dalë dhe disa kopsa të saj të hapura. Bie në syu fakti se Rama nuk mban kanotiere poshtë këmishës.

13:39 – “Po bëjnë sadaka…Alabar investon, Rama i fal tokën”, Alibeaj nuk i kursen ironitë: Pse nuk kishte garë për portin e Durrësit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ngriti shqetësimin e opozitës në foltoren e Kuvendit për sa i përket mungesës së garës për ndërtimin e portit të Durrësit.

Sipas Alibeajt, është detyrë kushtetuese që të ketë një garë, pasi e detyron edhe marrëveshja e asociim stabilizimit me BE.

“Pse nuk ka garë? Porti i Durrësit është malli pa zot. Kur ske djersë për pronën tënde e shet dhe e shpërdoron. Do të ishte minimumi, është detyrim kushtetues. Detyrim me Kushtetutën dhe me Europën. Me ata që do ti presim me 6 dhjetor. Rama u përbetua duke thënë se sa hapa para ka bërë. Ky është rasti. Është detyrim nga marrëveshja e detyrim asociimit. Për të bërë një garë. Për të marrë maksimumin.”

Alibeaj u shpreh se Alabarit po i falet 818 mijë metër katror ose 400 milion euro.

“Çfarë është ky biznesmen që Rama i bën avokatin e tij. Çfarë është ky që vjen dhe bën sadaka këtu. Ti i fal 730 milion euro. 818 mijë metër katror të Shqipërisë, ja kafshon dhe e fal për sadaka. 400 milion euro është vetëm vlera e truallit. Çfarë është ky Albar i pasur që ka nevojë që ti falësh 180 milion nga taksa e ndërtuesit.” shtoi Alibeaj.

13:30 – Akuza dhe fyerje në Kuvend, Spaho-Ramës: S’të them dot as gjel deti e as gjel fushe, luan jo e jo sepse i mbush…ti je një hienë!

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur gjuhës së ashpër të përdorur nga kryeministri Rama kundrejt opozitës në Kuvend.

Porti i Durrësit ishte molla e sherrit edhe në seancën e sotme parlamentare.

Spaho: Meqë kryeministri nuk la vepër të Nolit dhe Konicës pa na cituar, nuk na sqaruat kush do ta ndërtojë Portin e Ri të Durrësit. Unë do të isha gati ta votoja ndërtimin e një porti të ri, sepse zhvillimi i vendit mund të kërkojë kapacitete më të mëdha se ky port. Por para se të fillojmë ta prishim, duhet ta projektojmë. Nga do dalin paratë, a ka projekt për këtë? Nuk na thatë gjë. Ju po thoni që shërbimet e sotme të Portit të Durrësit do transferohen në Porto Romano. Por Porto Romano është transferuar atje me kërkesë të NATO sepse nuk mund të rrinë aktivitetet e hidrokarbureve me mallrat. Ju prapë doni t’i çoni në Porto Romano?

Kryeministrit i quajti anëtarët e opozitës “gomarica që vijnë vërdallë.”

Spaho: Na folët për heroizmat e mëdha që keni bërë në Dubai kur keni negociuar kontratën. Na i tregoni sepse ne gjendja e thjeshtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë mbi 1000 euro te Nusreti. Ne me video pamë vetëm si ishit lëshuar mbi bifteqe.

Spaho duke iu drejtuar Nikollës, theksoi se kjo e fundit duhet të kishte ndërhyrë kur Rama përdori fjalës ofenduese ndaj opozitës.

Spaho: Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomarë, të paudhë, gjel deti, sharlatanë, lopë. I referohej Nolit dhe Konicës për gjithë këto epitete. Unë do t’i referohem një kënge “The man gave names to all animals” dhe tregon se si njeriu kur zbriti nga pema filloi t’i thoshte, i dha emrin derr dertit sepse prodhonte mish, i dha emrin lopë kafshës tjetër sepse jepte qumësht. Gjithmonë kam vrarë mendjen kur kam dëgjuar sharjet e kryeministrit. Sikur Rama të kishte jetuar në atë kohë, çfarë emri do i vinim? Gjel deti nuk ia vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe prapë s’ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore-malore, luan, tigër, leopard nuk ia vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Çfarë mund t’i themi? Hienë t’i themi për shembull, sepse hiena ha vetëm mish, kurse ky ha vetëm një gjë.

13:24-Dash Sula i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë më kokë” me kryeministrin: Çfarë i dorëzoi deputeti?

Një situatë që nuk e shikojmë shpesh u shënua në Kuvend gjatë seancës së sotme. Sapo kryeministri Edi Rama ka mbyllur përgjigjen e tij të gjatë kundrejt opozitës për Portin e Durrësit, deputeti Dashnor Sula, i ka shkuar Ramës pranë duke i dorëzuar disa dokumente për këtë port. Opozita akuzon qeverinë se po i falet toka dhe taksat investitorit, ndërsa shtojnë hije dyshimi për kompaninë që sipas tyre është “offshore”.

Sula më herë në dorë mbante disa pamje të ministrave në një darkë tek “Nusret”, ndërsa nuk dihet se çfarë dokumentesh të tjera i dorëzoi.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

13:39 – “Po bëjnë sadaka…Alabar investon, Rama i fal tokën”, Alibeaj nuk i kursen ironitë: Pse nuk kishte garë për portin e Durrësit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ngriti shqetësimin e opozitës në foltoren e Kuvendit për sa i përket mungesës së garës për ndërtimin e portit të Durrësit.

Sipas Alibeajt, është detyrë kushtetuese që të ketë një garë, pasi e detyron edhe marrëveshja e asociim stabilizimit me BE.

“Pse nuk ka garë? Porti i Durrësit është malli pa zot. Kur ske djersë për pronën tënde e shet dhe e shpërdoron. Do të ishte minimumi, është detyrim kushtetues. Detyrim me Kushtetutën dhe me Europën. Me ata që do ti presim me 6 dhjetor. Rama u përbetua duke thënë se sa hapa para ka bërë. Ky është rasti. Është detyrim nga marrëveshja e detyrim asociimit. Për të bërë një garë. Për të marrë maksimumin.”

Alibeaj u shpreh se Alabarit po i falet 818 mijë metër katror ose 400 milion euro.

“Çfarë është ky biznesmen që Rama i bën avokatin e tij. Çfarë është ky që vjen dhe bën sadaka këtu. Ti i fal 730 milion euro. 818 mijë metër katror të Shqipërisë, ja kafshon dhe e fal për sadaka. 400 milion euro është vetëm vlera e truallit. Çfarë është ky Albar i pasur që ka nevojë që ti falësh 180 milion nga taksa e ndërtuesit.” shtoi Alibeaj.

13:30 – Akuza dhe fyerje në Kuvend, Spaho-Ramës: S’të them dot as gjel deti e as gjel fushe, luan jo e jo sepse i mbush…ti je një hienë!

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur gjuhës së ashpër të përdorur nga kryeministri Rama kundrejt opozitës në Kuvend.

Porti i Durrësit ishte molla e sherrit edhe në seancën e sotme parlamentare.

Spaho: Meqë kryeministri nuk la vepër të Nolit dhe Konicës pa na cituar, nuk na sqaruat kush do ta ndërtojë Portin e Ri të Durrësit. Unë do të isha gati ta votoja ndërtimin e një porti të ri, sepse zhvillimi i vendit mund të kërkojë kapacitete më të mëdha se ky port. Por para se të fillojmë ta prishim, duhet ta projektojmë. Nga do dalin paratë, a ka projekt për këtë? Nuk na thatë gjë. Ju po thoni që shërbimet e sotme të Portit të Durrësit do transferohen në Porto Romano. Por Porto Romano është transferuar atje me kërkesë të NATO sepse nuk mund të rrinë aktivitetet e hidrokarbureve me mallrat. Ju prapë doni t’i çoni në Porto Romano?

Kryeministrit i quajti anëtarët e opozitës “gomarica që vijnë vërdallë.”

Spaho: Na folët për heroizmat e mëdha që keni bërë në Dubai kur keni negociuar kontratën. Na i tregoni sepse ne gjendja e thjeshtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë mbi 1000 euro te Nusreti. Ne me video pamë vetëm si ishit lëshuar mbi bifteqe.

Spaho duke iu drejtuar Nikollës, theksoi se kjo e fundit duhet të kishte ndërhyrë kur Rama përdori fjalës ofenduese ndaj opozitës.

Spaho: Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomarë, të paudhë, gjel deti, sharlatanë, lopë. I referohej Nolit dhe Konicës për gjithë këto epitete. Unë do t’i referohem një kënge “The man gave names to all animals” dhe tregon se si njeriu kur zbriti nga pema filloi t’i thoshte, i dha emrin derr dertit sepse prodhonte mish, i dha emrin lopë kafshës tjetër sepse jepte qumësht. Gjithmonë kam vrarë mendjen kur kam dëgjuar sharjet e kryeministrit. Sikur Rama të kishte jetuar në atë kohë, çfarë emri do i vinim? Gjel deti nuk ia vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe prapë s’ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore-malore, luan, tigër, leopard nuk ia vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Çfarë mund t’i themi? Hienë t’i themi për shembull, sepse hiena ha vetëm mish, kurse ky ha vetëm një gjë.

13:24 – Dash Sula i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë më kokë” me kryeministrin: Çfarë i dorëzoi deputeti?

Një situatë që nuk e shikojmë shpesh u shënua në Kuvend gjatë seancës së sotme. Sapo kryeministri Edi Rama ka mbyllur përgjigjen e tij të gjatë kundrejt opozitës për Portin e Durrësit, deputeti Dashnor Sula, i ka shkuar Ramës pranë duke i dorëzuar disa dokumente për këtë port. Opozita akuzon qeverinë se po i falet toka dhe taksat investitorit, ndërsa shtojnë hije dyshimi për kompaninë që sipas tyre është “offshore”.

Sula më herë në dorë mbante disa pamje të ministrave në një darkë tek “Nusret”, ndërsa nuk dihet se çfarë dokumentesh të tjera i dorëzoi.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

13:20- Rama i “vërsulet” opozitës: Gënjeshtrat tuaj kanë marrë dhenë, krahasimi me lopët

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Në fjalën e tij të mbajtur në seancën plenare sot në Kuvend, Rama tha se gënjeshtrat e opozitës shpërndahen nëpër botë, duke i prishur imazhin dhe duke dëmtuar Shqipërinë. Me ton ironizues dhe mjaft agresiv Rama e cilësoi opozitën, si opozitë rublash nga një komunist dhe një spiun të komunizmit.

Ndër të thera Rama tha se Porti i Durrësit do të sigurojë 12 mijë vende pune në Shqipëri.

“Gënjeshtrat marrin dhenë dhe nëpër botë , pasi përtypen dhe ripërtypen mirë këtu një herë siç ripërtypin lopët bathët, por ama me një qetësi kriminale që e bën lopën të duket ëngjëll i rënë.
‘Këta tru të pazhvilluar çiliminjsh pleqsh”, thotë Faik Beu nuk zmbrapsen. Mjerë Shqipëria që bëhet qesharake pa asnjë faj fare. Sot bam e bum më çdo hap në çdo punë.
Çorbë rublash, nga një komunist dhe spiun të komunizmit. Porti i Durrësit do të sigurojë 12 mijë vende të mirëpaguara”, tha Rama./abcnews.al/ 

13:03 – “Keni mendje hajdutësh”, Rama për Portin e Durrësit: Investim 2.1 miliard euro. Si mund të akuzoni Alabarin, një personalitet global

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Porti i ri Turistik i Durrësit merr sot vulën e Kuvendit për të nisur jetësimin hap pas hapi, si investimi më i madh i huaj në historinë e vendit, i cili do ta kthejë Durrësin në një portë të bukur të Mesdheut turistik dhe do t’i japë Shqipërisë një hov të madh drejt majës së vendit kampion të turizmit në Ballkan”.
Rama theksoi se asnjë metër tokë nuk do të falet, ndërsa shtoi se investimi do të jetë 2.1 miliard euro.

“Ne nuk po falim asnjë metër tokë, po japim të drejta zhvillimi mbi një pronë shtetërore. Dhe shteti është ortak me një kompani që do të investojë të paktën 2.1 miliard. Por ata që vijnë nga e shkuara, ia numërojnë vlerën e pronës. Turpin këta të pa udhë e kanë ngrënë me turpin e pavarësisë, duke thënë se edhe taksat janë falur. Jo. Janë 1.069 miliard euro që Shteti do të përfitojë. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk falet por është kontribut, se zotëron 33% të aksioneve. Ky ortaku shtet, ka veto për të miratuar buxhetin dhe të borxhit apo çdo vendimmarrje me rëndësi. Kur ka ndodhur kjo ndonjëherë? Apo kur Shqipëria iu ofruar me një euro investitorëve. Vetëm një euro” tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se është në të drejtë të Alabar që të vijë me një kompani të re siç ka bërë me Serbinë dhe me vendet e tjera ku ka investuar.

“Mufot dhe Cufot, kur nuk mungojnë edhe gjelat e detit, që janë prurje e re. Eagel Hills është regjistruar në Abu Dhabi. Garantët konfidencial janë në Abu Dhabi. Nuk është Emmari thonë, dhe e bëjnë mashtrim. Por nuk kanë cipë, se nuk po më akuzojnë mua. Akuzojnë me mashtrim një personalitet të ekonomisë globale. Drejtuesin e Emmar Group. Është në të drejtën e tij të vijë me një kompani të re, siç shkoi në Serbi, Eagel Hills Serbia. Personalitet është ai. 12 mijë vende pune të mirë paguara. Duhet të jesh me mendje hajduti që të shpifësh. Si ato që jepnin vendin me një euro.” tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama solli në vëmendje imazhe të situatës aktuale në portin e Durrësit, i cili sipas tij, ndodhet si në Mesjetë.

“Të jemi të qartë se për çfarë do flasim sot. Flasim për një port si në Mesjetë ku tregtohet krom në zemër të qytetit, lulëzojnë sipërfaqe me ndryshk dhe kalben mjete lundruese të vjetra. Janë mijëra metra katrorë ferra. Kur ju dëgjon ju dhe shikon këto pamje e kupton pse jeni të shqetësuar, sepse ju jeni fiks si këto pamje”, tha Rama duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në Kuvend.
Kryeministri theksoi se ky port është skandal mjedisor, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash mu në qendër të gravitetit të polit më të madh turistik të Shqipërisë, të Durrësit.

“Kjo zonë e mbetur kancerogjene është si zona e deridjeshme e atij malit me plehra dhe derra të zhdukur në Porto Romano. Nësoj si ai mal plehrash edhe kjo platformë e zezë që nuk ka asnjë lidhje me turizmin dhe vizionin e Shqipërisë 2030, duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se “nga zhdukja malit të plehrave në Porto Romano, sot Durrësi ka fituar një ekopark fantastik”.
“Po nga zhdukja e kësaj platforme të zezë ndotjeje dhe ndryshku çfarë duhet të fitojë Durrësi? Personalisht jo vetëm si kryeministër por edhe si deputet po numëroj orët derisa të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë. Ky investim e kthen portin e vjetër nga një platformë e zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shqipërinë nga viti 1912 në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut”, tha Rama.

12:47 – “Fisi “gagaçopulli” i pagëzon punët tona si afera”, Rama me tone të larta ndaj opozitës: Kurrë mos dashçi, Porti do bëhet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra opozitës në Kuvend. Sipas tij, në Durrës do të përdoret vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë, ndërsa gjysma tjetër do të jetë hapësirë publike e transformuar plotësisht.

Rama: 17 % e territorit ku do marrë jetë porti turistik është tokë e ndotur, e pashfrytëzuar, ashtu sikundër dhe zona ujore ku do të ndërtohet plazhi i ri ka një ndotje të frikshme. Të dyja këto pjesë do të kthehen në një hapësirë shembullore, si kudo ku ne vëmë dorë, evropian. Çdo punë që ne nisim fisi gagaçoupulli e pagëzon si aferë të madhe.

Kreu i qeverisë theksoi se porti më i madh i vendit nuk mund të rrijë në zemrën e një porti turistike, sepse nuk ka asnjë mundësi zgjerimi. Arsyeja që duhet të ikë që aty është për t’i përshtatur ambicieve të Shqipërisë së vitit 2022 dhe për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë vërdallë si gomaricat e Faikut për qumësht a për dhallë, janë përndezur tani dhe hedhur në sulm frontal se e shikojnë se ne e kemi me gjithë mend, tani e shikojnë se do bëhen me gjithë mend të dyja, edhe ai turistiku, edhe ai komerciali. Doni apo nuk doni ju, që kurrë mos dashçi se nuk na duhet çfarë doni.

12:40 – “Porti më spektakolar në Mesdhe”, Rama i ashpër ndaj opozitës: Jeni si gomaricat e Faik Beut

I ashpër ka qenë Edi Rama në përgjigjen e tij kundër opozitës për sa i përket debatit për Portin e Durrësit.

Rama tregoi në foltoren e Kuvendit, disa pamje të portit aktual të Durrësit, duke theksuar se aty po lulëzon ndryshku dhe po kalben mjetet lundruese. Rama shtoi se porti i Durrësi është si një platformë e zezë si fytyra e atyre që përndjekin Shqipërinë që prej 1912.

“Që të jemi të qartë se për çfarë do të flasim. Ja një port si në mesjetë. Aty ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut e ku kalben mjetet lundruese. Ku shtrihen mijëra metra katror ferra dhe ndryshk. Ja ky qytetet turistik. Kush shikon këto pamje e kupton se pse jeni të shqetësuar. Jeni fiks si këto. Një port ku vinçat e kanë kaluar moshën e pensionit. Është një skandal mjedisor. Një gërrhitje teknologjike, prej dekadash. Mu në qendrën e Durrësit. Mbetje kancerogjene është sipërfaqja atje. “ tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se porti i ri i Durrësit do të transformojë qytetin por edhe ekonominë e Shqipërisë.

“Ky investim kthen portin e Durrësi nga një platformë të zezë si surrati ia tyre që përndjekin Shqipërinë, në një nga portet më të mëdha në rajon. Kjo është dita për të dhënë disa përgjgije, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër. Po na marrin portin antik thonë për të falur tokën. “ tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek negociatat me Alabar, duke theksuar se janë dashur disa vite bisedime për t’i mbushur mendjen që të investojë në Shqipëri.

“Shaj dhe mallko, duke i ngatërruar me punët e tyre të brendshme. Tre vite kemi bërë ec e jake, biseda të panumërta me princin, me Alabarin për t’ja hyrë punës në vendin tonë. Takimet e komitetit të përbashkët. Një punë e një batalioni me njerëz, për portin turistik spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare. Se na ballafaqonte me kontrata të tjera. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vend. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësi dhe Shqipërisë. Do të ngre peshë përfundimisht edhe ato paragjykime të tuajat”

“Nëse nuk zbatohet, mund të merret gjithçka nga ajo që është ndërtuar. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet të ketë gjë në pronësi. Jemi shumë krenar për këtë marrëveshje. Do të kemi rast dhe kohë, që t’i përballim dokrrat dhe shpifjet për Portin e Durrësit.” tha Rama.

12:30 – FOTO LAJM/ Berisha-Basha grinden për Portin e Durrësit, Rama shijon kafenë në Parlament

Teksa Sali Berisha dhe Lulzim Basha hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit për përfshirje në marrëveshjen e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama shijon kafen në parlament.

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot jashtë parlamentit se Lulzim Basha është bashkëpunëtor në aferën mafioze për Portin e Durrësit.

Berisha pretendon se administratori i kompanisë së kunatit të Bashës, Oltjan Hoxholli, vijon të jetë në punë në kompaninë që pritet të marrë Portin e Durrësit.

Pas kësaj Basha reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregon se më 13 korrik 2021 Bordi i Ortakëve të Kompanisë së kunatit të Bashës ka vendosur largimin e Hoxhollit nga pozicioni i Administratorit.

Më tej Basha tha se Berisha shpif publikisht që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.

12:20 – Porti i Durrësit “mollë sherri”, plas sërish mes Berishës dhe Bashës, ish-kreu i PD nxjerr dokumentin: Arsyeja pse non grata shpif

Marrëveshja për Portin e Durrësit është bërë mollë sherri në politikën shqiptare.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pohuar se ish kreu i PD-së Lulzim Basha është bashkëpunëtor në marrëveshjen mafioze për Portin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ka reaguar Basha në Twitter. Ai thotë se arsyeja se pse sipas tij Berisha shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.

Berisha pretendon se administratori i kompanisë së kunatit të Bashës, Oltjan Hoxholli, vijon të jetë në punë  në kompaninë që pritet të marrë Portin e Durrësit.

Basha ka publikuar një dokument, nxjerrë nga QKB, ku evidentohet qartë se më 13 korrik 2021 Bordi i Ortakëve të Kompanisë së kunatit të Bashës ka vendosur largimin e Hoxhollit nga pozicioni i Administratorit.

12:10 – “Porti transformon Durrësin”, Ibrahimaj i përgjigjet opozitës: Tymnajë dashakeqe për investimin më madhor në rajon

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se akuzat e opozitës për Portin e Durrësit janë të pa vërteta. Nga foltorja e Kuvendit, ajo u shpreh se ky është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Duke u kthyer tek akuzat e opozitës, Ibrahimaj theksoi se këto akuza janë një tymnajë dashakeqëse.

“Kam privilegjin të prezantoj investimin më madhor në Shqipëri, të një investimi të huaj. Marrëveshjen për Portin e Durrësit, debatin e kam ndjekur dhe me keqardhje si qytetare shoh se ky nuk është një debat por dashakeqësi. Një tymnajë me gjysmë me të pavërteta. Si biseda kafenesh.” tha Delina Ibrahimja.

Ibrahimja tha se Durrësi do të transformohet nga infrastruktura portuale. Nëpërmjet këtij projekti sipas Ibrahimaj do të hapen 12 mijë vende pune.

12:05 – “Të kesh dy, një ta mbash e një ta çash”, Rama i përgjigjet Xhaferrajt: Nuk mund ta shpallim emergjencën për 30 shtëpi me ujë

Duke iu përgjigjur deputetit demokrat Ferdinand Xhaferraj, nga Kuvendi Rama tha se nuk mund ta shpallin gjendjen e emergjencës për shkak të situatës së reshjeve.

Rama: Ju më kujtoni shprehjen “jep shpirt, po nuk heq dorë.” Më nxjerr një video të asaj kohe dhe thua “hajde dhe konfrontohu.” Unë i qëndron prapë atyre që nxore dhe te video e parë dhe te e dyta. Çështja është te faktet. Më kërkoni shpallni emergjencën natyrore. Për çfarë ta shpallim? Për 30 banesa që kishin prezencë uji dhe që nuk e kanë më. Fotografitë mos mi trego se nuk janë live. Uji ka filluar të tërhiqet. Është e gjatë për të treguar se çfarë kemi bërë ne. Sot kemi një strukturë e cila ngrihet me sustë në këmbë, nuk shkon me shapka dhe me varka teneqeje si në 2010. Nëse ka një emergjencë vihet në lëvizje i gjithë mekanizmi. Ju jeni tamam si ajo që thoshte e shkreta mama e Bujar Lakos, “të kesh dy një ta mbash e një ta çash.”

Xhaferraj nga Kuvendi i kërkoi mazhorancës që mos vijojnë të fajësojnë qeverisjen e Berishës para 9 vitesh për situatën e krijuar.

Sipas tij, edhe pse 9 vite në pushtet, qeveria aktuale nuk ka arritur ta zgjidhe situatën me Shkodrën, Durrësin dhe Lezhën, që janë 3 qytetet më të prekura pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit

11:57 – Përmbytjet në Shqipëri, Xhaferraj: Mos fajësoni qeverisjen e opozitës, pas 9 vitesh në pushtet nuk e keni zgjidhur situatën

Deputeti demokrat Feridinand Xhaferraj i ka kërkuar maxhorancës që mos vijojë të fajësojë qeverisjen e opozitës për situatën e përmbytjeve. Sipas tij, edhe pse Rama ka 9 vite në pushtet, nuk ka arritur të zgjidhe situatën në qytetet e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit; Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Xhaferraj: I shtruam disa  pyetje lidhur me situatën e përmbytjeve që po kalon sot Shqipëria. Fatkeqësisht në vend të përgjigjeve morëm vetëm hedhje faji dhe ikje nga përgjegjësia, akuza se si qeveriste Berisha 12 vite më parë. A mund të shërbejë si komardare shpëtimi nga përgjegjësia e kësaj qeverise për përmbytjen e tanishme një video e 12 viteve më parë? Edhe pas 9 vitesh qeverisje nga Edi Rama Shkodra, Lezha dhe Durrësi vijojnë përmbytje. Është fakt që ju nuk i keni dhënë dot zgjidhje situatës dhe është e turpshme që  vijoni e krahasoheni me një dekadë më parë.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaferaj tha se nga hapja e HEC-eve shkaktoi përmbytje masive në Shkodër dhe Lezhë. Ndër të tjera deputeti i ka nxjerrë dhe një video kur Rama ishte në opozitë sa i takon deklaratave për përmbytjet në Shkodër.

“Reshjet e ditëve të fundit, kanë prodhuar situatë të vështirë në disa qarqe. Hapja e hec-ve kanë përmbytur disa shtëpi dhe toka. Rasti më i rëndë ishte mbytja e babë e bir. Në Durrës, kemi situatë problematike në disa zona dhe në ish-Kënetë.”, tha Xhaferaj.

3. A u bënë shkak për përmbytjen e zonave të nën-Shkodrës hapja e portave dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic deklaroi prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni?
4. Pse nuk u lajmëruan familjet që prekeshin nga përmbytjet si rezultat i shkarkimeve të hidrocentraleve që të merreshin masat e nevojshme, përfshirë evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë?
5. A ka qeveria shqiptare sot një inventar të plotë të shtëpive, tokave, arave me të mbjella, bagëtive, pallateve, akseve rrugore të përmbytura apo të dëmtuara nga vërshimi i ujit dhe përmbytjet?
6. A ka bërë qeveria shqiptare një vlerësim paraprak të dëmeve materiale të shkaktuara qytetarëve?
7. Ministri i Mbrojtjes, Peleshi ka përsëritur disa herë që qeveria iu ka akorduar bashkive një fond prej 10 mln dollarë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por ndërkohë nuk thuhet nëse ky është një fond për të gjitha bashkitë apo për secilën bashki më vete. Megjithatë, nga vlerësimi paraprak i kryer nga ana juaj, a është ky fond i mjaftueshëm për përballimin e dëmeve të shkaktuara?
8, Nga të dhënat që dispononi, a pritet që situata e motit, e për rrjedhojë edhe niveli i reshjeve të përkeqësohet në ditët në vijim? Nëse po, cilat janë masat e marra nga ana juaj apo që do të merren në ditët në vijim?
9. Cilat janë projektet apo investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës?
10. A ka vlerësuar qeveria shqiptare mundësinë e transferimit të banorëve, të cilët jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet, në zona më të sigurta? Nëse po, cilat kanë gjetjet e këtij vlerësimi dhe cilat janë masat e marra?
11. A do të shpallë qeveria gjendjen e fatkeqësisë natyrore sipas kërkesës së bërë nga deputetët e PD-së, që do t’i mundësojë institucioneve mjetet dhe masat adekuate për t’iu përgjigjur situatës?

PYETJET: 

Por, kryeministri duhet të vijë këtu dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve për qytetarët shqiptarë:
1. A kishte informacione dhe të dhëna qeveria shqiptare nga Departamenti i Meterologjisë, pranë Institutit të Gjeoshkencave, dhe Shërbimi Meterologjik Ushtarak, lidhur me reshjet e pritshme të datës 20 Nëntor e në vijim?
2. Nëse po, cilat ishin masat e marra nga qeveria shqiptare për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve tanë?

11:56 – Përmbytjet, Berisha: Rama e ka alergji Shkodrën, urren ata që nuk e votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli jashtë parlamentit për përmbytjet në Shkodër.

Teksa akuzoi Ramën për keqmenaxhim të situatës, Berisha i kërkoi kryeministrit t’i kërkojë falje të prekurve dhe t’i dëmshpërblejë, pasi drejtori i KESH nuk paralajmëroi për hapjen e digave.

Sipas Berishës hapja e HEC-eve fshehtas në mesantë është shkaku përmbytjeve.

KESH-i duhet të ketë fobd për përmbytjete, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se Rama ka alergji Shkodrën, pasi banorët e qytetit nuk e votojnë.

“Për Shkodrën ka alergji sepse nuk e votojnë, ai të urren po nuk e votove, e konsideron Shkodrën kosn si armik”, tha Berisha.

11:48 – Gjendje emergjence në Shkodër? Rama: Situata nuk është e tillë, përmbytjet nuk kanë lidhje me menaxhimin e kaskadave

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi u është përgjigjur akuzave të opozitës, duke u ndalur edhe tek situata e përmbytjeve. Rama tha se gjendja e emergjencës nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale, pasi parashikohen rregulla të tjera.

Rama u shpreh se përmbytjet janë shumë më pak se vitin e përmbytjeve të mëdha në Shkodër. Ai theksoi se situata sot nuk ka asnjë lidhje me menaxhimin e Kaskadave.

“Janë faktet që flasin shumë qartë. Kur unë flisja, për Shkodrën, ka qenë një situatë katastrofike, për shkak të menaxhimi skandaloz të kaskadës. Flasin shifra e Bashkisë së Shkodrës, që nuk influencohet nga qeveria jonë. Janë përmbytur 25 mijë hektar vetëm në Shkodër. 14 mijë ishin edhe në qytetin e Shkodrës. Ndërsa këtë herë ka qenë 1400 hektar. Nuk ka asnjë lidhje me kaskadën. 4 mijë hektar është edhe për Lezhën. Për Durrësit kemi pasqyrën e punës këmbëngulëse të bashkisë së Durrësit. Nuk janë më pika kritike.” tha Rama.

11:41 – Tërhiqet PS/ Kuvendi vendos, 10 minuta koha e diskutimit për çdo deputet për Portin e Durrësit

Pas një ore kaos në Kuvend, ku ish kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren, u vendos mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në këtë Konferencë u ndryshua koha e diskutimeve për deputetët e opozitës për Portin e Durrësit, duke vendosur 10 minuta si kohë diskutimi.

Deputetët mbështetës të Sali Berishës, kërkuan që të vendosë kohë e pa limituar për ta lidhur me këto diskutime.

11:13 – “Shpërthejnë” ofendimet mes deputetëve, Vasili: Mos bëj si idiot. Balla: Pusho o debil

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, po mbante fjalën nga vendi në sallën e Kuvendit, ku u ndërpre nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në këtë moment Vasili iu drejtua Ballës me fjalë ofenduese: Mos bëj si idiot, na lërë ta lexojmë..

Edhe Balla nuk është kursyer ndaj Vasilit me ofendime duke e cilësuar si “debil”.

Është dashur tërheqja e vëmendjes nga Lindita Nikolla që të qetësojë dy deputetët.

11:10 – Balla debat me Këlliçin për kohën e diskutimeve të opozitës në Kuvend: Pusho o zhurmues…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Foltorja e Kuvendit theksoi se Konferenca e Kryetarëve ka pasur një propozim për të pasur një debat me 4 orë fillimisht, por ka qenë vetë Balla që ka propozuar debatin me 6 orë.

Balla: I bie për çdo deputet rreth 2.5 minuta sa është një standard maksimal i kohës që mund të flasë çdo deputet në të gjitha Parlamentet e BE. Nuk ka asnjë Parlament në Evropë ku të ketë një mesatare më të lartë se sa 2-3 minuta. Është një debat ku grupet parlamentare përcaktojnë një grup folësish, është një debat ku koha e qeverisë përllogaritet brenda kohës së grupit parlamentar të PS. Kur s’ke mend ju, dhe kjo ishte në të mirën e një debati…o zhurmues pusho. Qetësohu mo. Doni ta keni pa kohë, duhet të marrim një vendim. Zonja kryetare meqë ne e kemi plot dëshirën që të kemi më shumë kohë, ndërpriteni 5 minuta seancën dhe të flasim me anëtarët e konferencës së kryetarëve e të kthehemi për të marrë një vendim për këtë çështje.
11:08 – Kuvendi nderon familjen Rushaj, 1 minutë heshtje për babë e bir që u mbytën në Bogë

Pas kërkesës së opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara në Shkodër si pasojë e motit të keq.

Balla dhe deputetët socialist u çuan në këmbë dhe i shprehën ngushëllime familjes Rushaj, megjithatë theksoi se duhej bërë sipas procedurës, dhe kërkesave të rregullores së Kuvendit.

Pjetër Rushaj humbi jetën tragjikisht së bashku me djalin e tij të mitur Jason, pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe.

11:03  – Alibeaj-Nikollës: Respekto kushtetutën, deputetët jashtë grupeve të flasin nga 10 minuta në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në kuvend që deputetët që janë jashtë grupeve të kenë në disponim kohë 10 minuta për të folur në Kuvend.

“Respektoni rregulloren ktheni kohën siç duhet, çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në procedurë të përshpejtuar për ligjin më të shtrenjtë për shqiptarët. Urtë e butë, respekto kushtetutën, respekto rregulloren. Është në nderin tuaj të jeni të drejtë me fjalët. Në konferencën e kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e limituar për të folur në foltore. Ju kam paraqitur kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve. Të gjithë deputetët që nuk janë në grup parlamentar kanë të drejtë të flasin 10 minuta.”, i tha Alibeaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

10:40 – Berisha nuk lëshon foltoren e Kuvendit, flet live nga Facebook: Do të qëndroj këtu non Stop, akuzon Ballën për vrasjen e avokatit në Elbasan

Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me debate të forta mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe mazhorancës.

Teksa kryetarja e parlamentit,. Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke i fikur mikrofonin Berisha hapi video  live në Facebook nga foltorja e Kuvendit.

Berisha tha se ka të drejtë të flasë, duke thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga foltorja.

“Nuk do të iki, do të qëndroj këtu non stop”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për vrasje me porosi. Berisha e akuzoi për vrasjen e avokatit Ravit Gurra.

“Balla është  një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh. Ai nuk ka vend në parlament. Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokati Ravik Gurra kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, Si të duket ty akuza se ka porritur vrasjen e Gurrës. Çfarë ju duket juve kjo. Të drejtat e opozitës do respektohen. Mbyllen gojën s epo flas unë. Shkon në prokurori se je akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Shko jep dëshmi. Mos përdor imunitetin diplomatik. Ka frikë nga fjala. Ky është burracak, është zhytyr  në vjedhje në çdo qelizë të rij. ,Ke fshirë regjistrimet dhe prokurori që ka fshirë regjistrimet e ke ngritur në detyrë.”, tha Berisha.

Një ditë më parë 18 deputetë të opozitës i dorëzuan  Kuvendit kërkesën për heqjen e kufizimizimit të të drejtës së deputetëve për të folur në maksimumin e kohës prej 10 minutash, për një nga çështjet më të rëndësishme dhe vjedhjes më të madhe qeveritare, Portit të Durrësit.

Në kërkesë thuhet se është i nevojshëm një debat të i plotë publik duke i mundësuar çdo deputeti të shprehet në lidhje me këtë çështje të një rëndësie kombëtare.

Deputetë i kërkuan  Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare.

10:37 –Sali Berisha bllokon foltoren, ndërpritet seanca, Balla: Ka marrë peng Kuvendin

Sali Berisha ka bllokuar Foltoren në Kuvend. Ish kryeministrit Berisha i janë bashkuar edhe deputetët që e mbështesin, ndërsa kanë kërkuar fjalën për replikë me Taulant Ballën.

Kryetarja e Kuvendit pas kërkesës së Taulant Ballës hedh në votim që të diskutohet 6 orë për projektin e Portit të Durrësit, ndërsa u rrëzua kërkesa për zgjatjen e fjalës së deputetëve të opozitës.

Pasi Berisha nuk pranoi të lëshonte foltoren, Nikolla ka ndërprerë seancën e Kuvendit.

10:30  – “Sali Berisha përfaqësues i Putin”, Balla: Ai takohet me partnerë të birucave

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, për sa i përket Portit të Durrësit, duke thënë se po plaçkit tokën e shqiptarëve dhe po e privatizon.

Një përgjigje për Sali Berishën ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili e ka cilësuar si përfaqësues të Vladimir Putinit në Shqipëri.

Balla ka thënë se është i gëzuar që një person non grata nuk lejohet të investojë në portin e Durrësit. Mes të tjerash Balla ka theksuar se Berisha ka filluar të takohet partnerë birucash.

Balla: Deputeti që sapo foli, Foli 7 minuta më shumë sesa i takon me rregullore. Përcaktohet vetëm 3 minuta. Është një tallje me publikun. Një turp që ky kuvend duhet të ndalet, se një non grata që ka filluar të bredhi dhe të njihet me partnerët e birucave të vij këtu e të bëjë pis duke shkelur rregullorene kuvendit. Vendimmarrja për kohë me debat është sipas nenit 28 dhe 48 pargafi 3.”

“Kërkesa për përfaqësuesin e botës së përtejme nuk dëgjova asnjë kërkesë. Do të sqarohen të gjitha. Më së miri edhe pjesa, që ka ditur të negociojë për të parandaluar çdo person non grata të pijë edhe kafe në marinën dhe jahtet e Durrësit dhe jo më të investojë aty. Kjo është diçka e mirë”

“Të çmontojmë një nga një të gjitha shpifjet, e kësaj aleance rublash. Përfaqësuesit të Putin në Shqipëri Sali Berishës, dhe punonjësit të sigurimit të shtetit Ilir Meta” tha Balla.

10:27 – VIDEO/ Tensione në Kuvend, Berisha bllokon Foltoren, Garda e rrethon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të  marrë fjalën për t’iu kundërpërgjigjur Taulant Ballës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke u bazuar në rregullore, tha se nuk mund ta marrë fjalën për replikë.

Ndërkohë demokratët së bashku me Berishën bllokuan Foltoren, teksa u rrethuan nga Garda.

Demokratët dëgjohen duke bërtitur që Nikolla të lejojë Berishën të marrë fjalën.

Nikolla: Mos bëni viktimën kot, jemi në zbatim të rregullores.

Vokshi: Jepja fjalën për replikë.

Nikolla: Nuk mund të merrni seancën peng zonja Vokshi.

Duke qenë se Nikolla nuk i dha fjalën në Kuvemd, Berisha hyri Live në Facebookun e tij duke hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, i kërkoi Nikollës që të marrë masa disiplinore në lidhje me situatën e krijuar.

10:17 – Berisha: Po privatizohet Porti i Durrësit, plaçkitja më e madhe ndonjëherë. Alabar “arab okazional”

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit , ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, për Portin e Durrësit.

Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën. Më tej Berisha tha se Kuvendi po kërkon me ngulm për të kufizuar kohën e opozitës në mënyrë që të mos flasë.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit.”

“Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!