Orët e fundit të merkatos, spekulime mbi fatin e Ronaldos, ekipet e mëdha bëjnë lëvizjet “bombë”

schedule17:01 - 1 Shtator, 2022

schedule 17:01 - 1 Shtator, 2022

Në ligat kryesore të Europës sot është dita e fundit e merkatos. Ndërkohë që shumë lojtarë kanë vendosur tashmë për kë do të “luftojnë” sezonin e ardhshëm, ka ende diskutime në lidhje me Ronaldon dhe mjaft të tjerë.

Më poshtë, abcnews.al ju sjell të plota zhvillimet në mërkato:

22:20 – Morata qëndron te Atletico

Alvaro Morata do të vazhdojë të luajë te Atletico Madrid.Lajmin e kanë bërë të qartë edhe klubi edhe lojtari.

21:00 – Sergino Dest kalon te Milani

AC Milan ka njoftuar se ka nënshkruar me Sergino Dest i cili vjen si huazimi nga Barcelona FC, por që ka opsionin e blerjes.

Mbrojtësi amerikan ka lindur në Almere të Holandës më 3 nëntor 2002, ku ai kaloi në radhët e të rinjve në Ajax dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2019.

20:19 – “Fatin” e Ronaldos e tregon pikërisht kjo listë

Skuadra e re Cristiano Ronalds ka qenë një nga çështjet më të përfolura gatë gjithë merkatos së verës. Sulmuesi portugez shprehu pakënaqësinë e tij për situatën në klub, duke lënë të kuptohet se dëshiron të ndërrojë fanellë, gjë që ka shkaktuar mjaft spekulime.

Gjithçka mori “flakë” kur Ronaldo u largua nga stadium në pjesën e parë të një ndeshjeje.

Mediat britanike flasin edhe për një kalim të Ronaldos të Milani në minutat e fundit, por gjithçka varet nga lëvizja që do të bëjë një tjetër lojtar.

Ndërkohë që ndodh kjo, pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Leicester-Manchester United, ku Ronaldo duket se do të rrijë në stol.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është shenjë e largimit të tij apo të qendrimit duke qenë se është planifikuar në ndeshje.

19:28 -Draxler huazohet te Benfica

Julian Draxler ka nënshkruar për Benfican në formë huazimi duke u larguar përkohësisht nga Paris Saint-Germaini.

19:25 – Edhe 5 orë, mësoni nënshkrimet më të bujshme në Premier League sot

Kur kanë mbetur edhe pesë orë deri në mbylljen e merkatos, këto janë zhvillimet më të fundit për skuadrat e Premier League:

Nënshkrimet e konfirmuara:

Manuel Akanji – [Borussia Dortmund – Manchester City]

Antony – [Ajax – Manchester United] 82 milionë paund

Wout Faes – [Reims – Leicester City]

Willy Boly – [Wolves – Nottingham Forest]

Jack Stephens – [Southampton – Bournemouth] Huazim

Layvin Kurzawa – [PSG – Fulham] Huazim

Idrissa Gueye – [PSG – Everton] S’ka ende detaje.

Willian – [I palidhur – Fulham] I lirë

Huazimi i Martin Dubravka – [Newcastle – Man Utd] .

18:30 – Depay merr ofertë të rëndësishme nga Chelsea

Bashkëpunimi i Chelseat me Barcelonën mund të mos ketë mbaruar ende.

Sipas AS, Memphis Depay mund të jetë befasia e vonshëm e këtij afati kalimtar dhe ka marrë një ofertë të mirë për t’iu bashkuar Bluve.

18:13 – Merr fund telenovela, Juventusi i “zhvat” PSG-së mbrojtësin në minutat e fundit

Ka marrë fund telenovela. Juventus ka njoftuar sëfundmi nënshkrimin me Paredes. Ai është larguar tashmë nga PSG duke kaluar te Juventusi, gjë që është konfirmuar në orët e fundit të merkatos edhe pse flitej prej ditësh.

17:20 – Lojtari me origjinë shqiptare largohet nga Lazio, palët ndërpresin kontratën në mënyrë konsensuale

Riza Durmishi tashmë nuk do të jetë më lojtar i Lazios, me mbrojtësin shqiptarë që ka mbyllur në mënyrë konsesuale kontratën me klubin italian.

Sipas “TuttoMercatoWeb” 28-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë, ndërsa do të bëjë maksimumin për të gjetur një skuadër të re në orët e mbetura të merkatos.

Me Lazion ai përfitonte rreth 1 milionë euro në sezon dhe ka pasur gjithashtu eksperienca si i huazuar te skuadrat e Salernitanës, Nisë dhe Sparta e Roterdamit.

16:45- Acerbi po kryen vizitat mjekësore me Interin, pritet firma me zikaltrit

Francesco Acerbi po kryen vizitat mjekësore me Interin, teksa më pas pritet që lojtari të firmosë me zikaltrit.

Lazio, Inter dhe Acerbi kishin shtrënguar duart në ditët e mëparshme, por presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang e kishte lënë në pritje transferimin për të shmangur rritjen e faturës së pagave.

Ai ndryshoi mendje pasdite, i bindur nga Beppe Marotta dhe agjenti i Acerbit, Andrea Pastorello.

Acerbi u takua me Beppe Marotta-n në selinë e Interit në drekë sot, përpara se të kalonte testet mjekësore. Ai tashmë po finalizon detajet e këtij transferimi.

16:30 –E papritur, dështon kalimi i Jordi Alba te Interi

Ka dështuar transferimi i kalimit të Jordi Alba te Interi. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës do të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Kalimi në formë huazimi te zikaltrit nuk u bë e mundur duke dështuar kështu në këto orët e fundit të merkatos dhe tashmë 33-vjeçari është i detyruar të zgjatë qëndrimin e tij te Barcelona.

Alba e ka të sigurtë se minutat janë të limituara pas transferimeve të bëra nga katalanasit.

16:15- Bellerin ndërpret kontratën me Arsenal, në “Camp Nou” do të zëvendësojë Dest

Hector Bellerinë do të transferohet në “Camp Nou” si lojtari më i ri i katalanasve. Një transferim që do të mbyllet në orët e fundit të kësaj merkatoje, ndërsa do të zëvendësojë kështu të larguarin Sergio Dest drejt Milan.

Sipas “Sky Sport UK”, mbrojtësi u largua nga Arsenal, teksa me klubin londinez ndërpreu në mënyrë konsensuale kontratën për të bërë të mundur kalimin në La Liga.

Në këtë mënyrë Bellerin kalon në “Camp Nou” si lojtarë i lirë, një lëvizje e zgjuar nga Barcelona që siguron shërbimet e lojtarit me parametra zero.

15:35 –  Prezantohet Belotti: Të kaloja te Roma ishte prioriteti im. Abraham? Një lojtar i fortë, do bëjmë mirë

Andrea Belotti preferoi të kalonte te Roma, ndërsa tashmë është vënë nën urdhrat e Jose Mourinhos. Një kalim interesant për sulmuesin, i cili do të mundojë të bëjë maksimumin për të ndihmuar verdhekuqtë në arritjen e objektivave.

Sot pikërisht është dita e prezantimit të tij përballë mediave si lojtar i Romës, në të cilën Belotti ka theksuar se tek Roma ka gjetur një projekt ambicioz të udhëhequr nga Mourinho.

“Kam kaluar një verë të çuditshme, në fakt e çuditshme ishte në përgjithësi për tregun e transferimeve. Ka shumë lojtarë që kanë mbetur të lirë për një kohë të gjatë.

Prioriteti im ishte të vija në Romë sepse e di që kam gjetur një projekt të rëndësishëm, një ekip dhe një klub me ambicie të mëdha dhe kjo ishte ajo që më duhej.

Nuk kërkoja një kontratë që do të më mbronte, doja një projekt dhe një situatë sportive. Kjo ishte e duhura për mua dhe Roma ishte mundësia e duhur për mua, nuk e kam menduar aq shumë sepse Roma ka qenë gjithmonë prioriteti im.

E di që ka një lojtar të fortë si Abrahami këtu, por për mua është një stimul për të përmirësuar veten dhe për të stimuluar veten për të bërë më të mirën”, kanë qenë fjalët e para të Belottit si verdhekuq.

15:14 – Lojtari i Real Madrid në shënjestër të “Skifterave”, tentativë grabitje me shufra hekuri

Policia spanjolle po heton një tentativë grabitje nga tre individë në shtëpinë e mbrojtësit spanjoll të Real Madrid, Dani Carvajal.

Personat u larguan kur ra alarmi në shtëpinë e tij. Ky incident ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të së martës, më 30 gusht, kur lojtari nuk ishte në shtëpi, por disa nga njerëzit që punonin për të ishin aty.

Siç raportoi “El Confidencial” të enjten, Carvajal ka paraqitur një ankesë, duke nisur një hetim për atë që ndodhi. Kamerat regjistruan tre persona të armatosur me shufra hekuri duke hyrë në pronën e lojtarit të Real Madrid. Megjithatë, individët vendosën të dorëzoheshin kur kuptuan se ishin zbuluar nga sistemi i sigurisë.

14:30 – Arrihet marrëveshja, Aubameyang te Chelsea

Chelsea nguli këmbë dhe ia arriti qëllimit.

Oferta e fundit e klubit anglez në drejtim të Barcelonës për Aubameyang ishte e duhura, ku spanjollët u bindën dhe e pranuan ofertën e tyre.

Chelsea i paraqiti në tavolinë rreth 14 milionë euro dhe kartonin e Marcos Alonso, me klubin spanjoll që nuk nguruan ta pranonin ofertën e tyre, duke marrë parasysh se tani ata e kanë një sulmues titular, Lewandowski.

Të dyja klubet tashmë janë duke plotësuar detajet e fundit të kontratave dhe është çështje orësh që Aubameyang te Chelsea të bëhet zyretare./ h.ll/abcnews.al

14:00 –  PSG luan edhe gurët e fundit për Skriniar, por Interi nuk iu përgjigjet parizienëve

PSG po luan edhe gurët e fundit për transferimin e Milan Skriniar. Kampionët e Francës kanë bërë një ofertë prej 70 milionë euro Interit.

Mediat italiane dhe ato franceze janë duke raportuar se Interi është duke e vlerësuar ofertën dhe mund ta pranojë atë nëse siguron shërbimet e një tjetër mbrojtësi.

Mbrojtësi slloven është i hapur për kalimin në Ligue 1, pasi PSG i garanton pagë shumë më të lartë se sa Interi, por klubi italian ende nuk ka pranuar shitjen e tij.

Gjithsesi afati kalimtar në Francë është i hapur deri në ora 00:00 dhe PSG do të bëj përpjekje maksimale për të nënshkruar me Skriniar.

14:45 – Mbahet gjallë akoma operacioni Ronaldo-Napoli, Marca: Është plumbi i fundit i CR7

“Napoli është plumbi i fundit i Cristiano Ronaldos ”, shkruan e përditshmja “Marca” ditën e sotme.

Gazeta e njohur, pavarësisht zërave të djeshëm të drejtorit sportiv Giuntoli , sqaron se pista blu për asin portugez nuk është zbehur fare dhe se Napoli tani përfaqëson shansin e fundit që ka në dispozicion për të luajtur Champions League edhe në vitin 2022- 23.

Jorge Mendes vazhdon të punojë për të, flitet për një huazim për një sezon. “Kur përfshihen Mendes dhe Ronaldo, gjithçka bëhet e mundur”, thotë burimi në fjalë duke e lënë ende të gjallë operacionin e  bujshëm merkato.

13:15 – Goditja e fundit e merkatos, Kukësi huazon një brazilian për sulmin

Skuadra e Kukësit ka përshpejtuar procedurat, teksa ka arritur që në limitin e kohës të bëjë të mundur edhe federimin e lojtarit Gabriel Barbosa Avelino.

Sipas “Panorama Sport” 23-vjeçari vjen në formë huazimi te verilindorët, teksa do të përforcojë kështu repartin e sulmit.

Braziliani në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit grek, Levadiakos, ku shënoi katër gola në 12 ndeshje të luajtura në periudhën shkurt-maj 2022, teksa tashmë do të vihet nën urdhrat e Skënder Gegës.

12:36 – Chelsea “frikëson” Milanin, gati 120 milionë euro për yllin e ekipit

Chelsea është shumë pranë transferimit të Aubameyang dhe thuhet se ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Pak kohë më parë PSG i ofroi Neymar por anglezët nuk e dëshironin në ekip.

Për të kompletuar sulmin e tyre, Chelsea ka vënë në shënjestër yllin e Milanit, portugezin Rafael Leao. Milan i trembet një oferte të lartë nga Blutë e Londrës.

11:50 – Firmosi për 5 vite me United, Antony: Moment i pabesueshëm i karrierës time

“The Times” raporton se Chelsea është gati të ofrojë 120 milionë euro për yllin portugez. Antony tashmë do të luajë në Premier League, teksa ka bërë kështu hapin e rëndësishëm në karrierën e tij. Manchester United pagoi te Ajax 100 milionë euro për të bërë të mundur kalimin e brazilianit në “Old Trafford”, teksa firmosi për 5 vite.

Për këtë eksperiencë të re, 22-vjeçar ka folur për herë të parë si lojtari i United, ndërsa ka theksuar se ky është një moment i paharrueshëm në karrierën e tij.

“Ky është një moment i pabesueshëm në karrierën time, sepse po i bashkohem një prej klubeve më ikonike në botë. Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë, veçanërisht, familja ime, të gjithë trajnerët dhe shokët e skuadrës, sepse pa ata nuk do të kisha mundur të arrija këtu.

Ka qenë fantastike dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për besimin që më kanë dhënë, por tani jam gati për ndeshjen e radhës dhe pres me padurim të zbres në fushën e lojës”, ka theksuar Antony.

11:30 – Manchester City zyrtarizon mbrojtësin nga Dortmund

Manuel Akanji është transferimi më i fundit te Manchester City.

Klubi anglez ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit zvicerian, i cili pas katër sezonesh largohet nga Borussia Dortmund dhe nënshkruan kontratë deri në vitin 2027. Klubit anglez i kushtoi rreth 17 milionë euro.

Më parë Akanji ishte në radarët e Interit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!