TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Përballja e parë luhet ndaj ndaj Serbisë me 7 qershor dhe kundër Letonisë me 10 qershor.
Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.
Ai komentoi sfidën me Serbinë, ndërsa tha se përtej historisë, futbollistët duhet të përqendrohen te loja.
“Timonieri” i kuqezinjve u shpreh se kundërshtarët janë në nivel të lartë në aspektin fizik, por shtoi se Shqipëria do jetë në fushën e blertë për të luajtur futbollin e saj.
“Ky është një moment delikat, pasi shumica e lojtarëve janë në përfundim, ose e kanë përfunduar sezonin. Ndaj për shkak të këtij momenti shumë specifik, na duhet të punojmë fort këto rreth 7 ditë. Kemi përballë dy kundërshtarë fizik. Unë kam nevojë për të gjithë lojtarët. Duhet të përqendrohemi vetëm në fushën e lojës. Të ruajmë identitetin tonë. E kuptoj peshën e sfidës ndaj Serbisë, por duhet të fokusohemi vetëm tek loja jonë dhe të hyjmë në fushë vetëm për të bërë lojën tonë”, tha ai.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku//abcnews.al