Nga Ervis Martinaj, te Talo Çela, Çapjat dhe çmimi i energjisë elektrike, gjithçka ndodhi sot në Kuvend

schedule11:28 - 6 Tetor, 2022

schedule 11:28 - 6 Tetor, 2022

Këtë të enjte po mbahet seanca plenare në Kuvend, ku do të diskutohen disa tema të rëndësishme.

Seanca nisi në orën 10:00 do të nisë me diskutime mes maxhorancës dhe opozitës, për të vijuar më pas me miratime të projektligjeve. Në rendin e ditës është parashikuar dhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Nga ana tjetër deputetët e opozitës kanë kërkuar sot në Kuvend thirrjen në një seancë dëgjimore të drejtuesve të ERE-s lidhur me vendimin për vendosjen e një fashe 800 kwh për energjinë elektrike.

Duke argumentuar këtë kërkesë deputeti i PL-së, Petrit Vasili, tha se Kuvendi dhe qytetarët kanë nevojë të marrin sqarime se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë.

 

11:28- “5 minuta”, Salianji zbërthen mesazhin që mori Ervis Martinaj

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur një akuzë të rëndë, duke thënë se Policia e Shteti e ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli.

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

Ky rast që i referohet Salianji ka ndodhur në maj të këtij viti. Pas dëshmisë së Nuredin Dumanin në Prokurori, SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste, ndërkohë që policia ka arrestuar 18, e 14 të tjerë janë në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Policia ka zbarkuar në një dhomë hoteli, ku dyshohet se qëndronte Martinaj dhe nga kontrolli janë gjetur objekte të paligjshme që i kërkuari mbante.

Policia ka gjetur aty disa targa të huaja, një kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime, si dhe një parfum “Tom Ford”.

11:20- Shqiptarët largohen me gomone, Çuçi: Njerëzit duan të lëvizin, është problemi i Britanisë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Ervin Salianji, i cili e thiri në interpelancë.

Çuçi u ndal edhe tek problemi i emigrimit masiv të shqiptarëve drejt Mbrëtërisë së Bashkuar, teksa pranoi se ka pasur një rritje.

Megjithatë, Çuçi tha se ky është problem i Britanisë dhe legjislacionit të saj.

“Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil  në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë. Numri është rritur, ai është një problem i Britanisë, pse është rritur po bëhet një analizë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë që prej kohësh janë në emigracion në vendet e tjera të Europës dhe ikin drejt Anglisë”, tha Çuçi.

11:19- Ervis Martinaj, Suel Çela, Talo Çela dhe Çapjat “zbarkojnë” në Kuvend

Deputeti demokrat Ervin Salianji është duke bërë paraditen e së enjtes interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi në lidhur me sigurinë dhe krimin e organizuar në vend.

“Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që vettingun e policëve ta bëjë i famshmi Ard Veliu i pashkollë, atij jepini abetaren. Doni t’i përdorni këta se ju erdhën zgjedhjet. Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goga, Martinajt? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,” tha deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në Kuvend.

10:58- “Jam lodhur për të gjetur statistika”, Çuçi i përgjigjet Salianjit: Kemi përgjysmuar vrasjet me dashje

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi. Ai e ka pyetur lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

Ndërkohë Bledi Çuçi duke folur nga foltorja e Kuvendit ka thënë se gjatë qeverisjes Rama numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013. Ai ka shtuar se ndryshimi është i dukshëm ndërsa tha se padiskutim që duhet falënderuar policia e shtetit për punën që ka bërë për të parandaluar vrasjet.

“Jam lodhur për të gjeture statistika për para 2013. In kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar.”

“Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falenderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje. “ tha Çuçi.

10:51- “Të kemi shpallur në kërkim”, Salianji thërret në interpelancë Çuçin: A keni plan për të luftuar krimin?

Deputeti democrat Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për situatën alarmante nga krimi i organizuar në vend, trafikimin e emigrantëve dhe ndërtimet pa leje.

Salianji e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se ministri “është shpallur në kërkon prej një muaji”, pasi nuk ka qenë më herët i gatshëm për interpelancë.

Deputeti demokrat vuri në dukje situatën e rëndë të krimit në vend, ndërsa u ndal edhe tek emigrimi masiv i shpitarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar me mijëra paund trafikantët.

Salianji gjithahstu u fokusua tek ndërtimet pa leje, ndaj të cilave qeveria ka nisur një aksion.

“Të kemi shpallur në kërkim ka një muaj, të kërkon komisioni, ju kërkojmë në interpelancë po nuk ju kapim, jeni bërë si policia me krimineleët. Situata e kriminalitetit është e rënduar.

Pa diskutim cilido ndeshet me pafuqinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe kjo reflektohet tek policët e thjeshtë për të goditur krimin. E kam kërkuar këtë interpelancë kur Shqipëria ishte në dhunën e krimit. Ngjarjet kriminale po vazhdojnë në mënyrë të përditshme nga grupe të sofistikuara tashmë dhe që polici i gjen vetëm kur i lajmërojnë se kanë ndonjë problem me njëri-tjetrin.

Po e nis me trafikun illegal dhe të paligjshëm të shqiptareve që mbushën gazetat kryesore gjatë verës. Qeveria nuk pati asnjë reagim për të çuar para përgjegjësisë trafikantët.

A ka plan qeveria për të luftuar krimin dhe paligjshëmërinë? A ka policia një objektiv të shkruar mbi të cilin duhet të punojë për të arritur objektivat?”, tha Salianji.

10:38 – “Kurseni energjinë…”, Balla: Qytetarët reflektuan pas thirrjes së Ballukut dhe Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla duke iu përgjigjur opozitës theksoi se propozimi pë të vendosur një fashë 800 kW, ka marrë parasysh konsumin e familjeve për të përballuar muajin. Sipas tij është viti më i thatë që po kalon bota dhe sipas tij nuk përballohet vetëm me prodhim vendas.

Nga ana tjetër duke u ndalur tek shtyrja e vendimit që detyron familjet të paguajnë më shumë nëse harxhojnë më tepër se 800kW, Balla theksoi se qytetarët kanë reflektuar ndaj thirrjeve të Ballukut dhe Edi Ramës për të ulur konsumin.

10:51- “Të kemi shpallur në kërkim”, Salianji thërret në interpelancë Çuçin: A keni plan për të luftuar krimin?

Deputeti democrat Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për situatën alarmante nga krimi i organizuar në vend, trafikimin e emigrantëve dhe ndërtimet pa leje.

Salianji e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se ministri “është shpallur në kërkon prej një muaji”, pasi nuk ka qenë më herët i gatshëm për interpelancë.

Deputeti demokrat vuri në dukje situatën e rëndë të krimit në vend, ndërsa u ndal edhe tek emigrimi masiv i shpitarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar me mijëra paund trafikantët.