TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbrëmjen e kësaj të mërkure ka lënë Shqipërinë, duke përmbyllur kështu vizitën historike. Ai u përcoll nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në Samitin e Sigurisë, i cili u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, prezentë ishin dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në Samitin e zhvilluar rëndësia u vendos tek mbështetja e Ukrainës. Liderët që morën pjesë në këtë Samitin dolën në një deklaratë të përbashkët duke dënuar agresionin rus.
Rama dhe Zelensky hapën samitin në Pallatin e Kongreseve, ndërsa më pas punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura. Gjithashtu kryeministri Rama e Zelensky dolën para mediave në përfundim të Samitit.
Burime për ABC News, konfirmojnë se avioni i Zelensky pas largimit nga Shqipëria do t’i drejtohet aeroportit Chopin të Varshavës në Poloni, dhe nga andej përmes trenit do të shkojë drejt kryeqytetit të Ukriainës, Kiev, një rrugë kjo, të cilën e kanë marrë edhe shumë liderë botërorë, të cilët kanë shkuar në Kiev për të vizituar “presidentin e luftës” Volodymyr Zelensky.
Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus. Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës./ n.m.abcnews.al