Një vit nga agresioni rus/ Nis marshimi në shesh “Tirana qëndron me Ukrainën”

schedule12:21 - 24 Shkurt, 2023

schedule 12:21 - 24 Shkurt, 2023

Tirana është solidarizuar me Ukrainën në këtë një vjetor të agresionit rus.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit u zhvillua një marshim sensibilizues që udhëhiqej nga ambasadorë, deputetë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Njerëzit mbanin në duar dy flamujt: atë ukrainas dhe shqiptarë.

Marshimi u ndal para bashkisë së Tiranës, ku ambasadorët dhanë mesazhe, në përkrahje të Ukrainës.

Ata dënuan luftën dhe shprehën edhe një herë mbështetjen për pupollin ukrainas në këtë periudhë të vështirë. Ndjekim disa prej mesazheve

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!