Lamtumirë Mbretëresha Elizabeth! Monarkja më jetëgjatë përcillet me nderime të larta në banesën e fundit

schedule20:14 - 19 Shtator, 2022

schedule 20:14 - 19 Shtator, 2022

Në orën 11:00 të kësaj të hëne nisi shërbesa mortore shtetërore para se Mbretëresha Elizabeth të dërgohej për në banesën e fundit.

Por çfarë ndodhi gjatë gjithë ditës së sotme sipas protokollit të pallatit mbretëror?

Ndërkohë në orën 8:00, dyert e Westminster Abbey u hapën për 2000 të ftuarit e pritur, nga liderët botërorë te punëtorët e thjeshtë deri te perandori japonez.

LEXO EDHE:Mbretëresha Elizabeth pritet të dërgohet sot në banesën e fundit, thyhet tradita mbretërore për funeralin e saj

Më tej në 10:44, kortezhi i parë i ditës u nis, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqej nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Westminsterit në Westminster Abbey

Në 11:55, do u mbajtën dy minuta zi kombëtare. Ndërsa në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh dërgoi arkivolin e saj në Wellington Arch.

Në orën 13:00, arkivoli i saj u dërgua në Windsor përgjatë një rruge që ishte e tejmbushur me njerëz, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit përmes përshëndetjes.

Ndërsa në 15:00, filloi procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Windsor deri në Kështjellën e Shën Gjergjit. Në po këtë vend, në orën 16:00 u zhvillua një shërbesë në përkujtim të Mbretëreshës.

Në fund, në orën 19:30, familja mbretërore u kthye në kishë, ku Mbretëresha u varros pranë bashkëshortit të saj të ndjerë në një ceremoni private.

20:14- Më shumë se 4 miliardë para televizorit dhe 1 milion në rrugët e Londrës, bota me sytë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Kurorëzimi i Elizabeth II, në vitin 1953, ishte një nga ngjarjet e para që u pasqyrua drejtpërdrejt në televizion nga BBC, në një kohë kur pak njerëz kishin televizorë.

Funerali i saj sot, 70 vjet më vonë, në një botë që ka ndryshuar në mënyrë dramatike, është një ngjarje televizive dhe tashmë online në një shkallë globale.

Megjithatë, edhe pse e gjithë bota tani ka televizorë dhe telefona celularë inteligjentë, ka miliona që kanë zgjedhur të jenë personalisht në rrugët e Londrës. Një aspekt i veçantë i ceremonisë është edhe koreografia e përpunuar e bartjes së trupit në tempull dhe kortezhi, liderët nga e gjithë bota të ftuar në kryeqytetin britanik.

Rreth 1 milion njerëz udhëtuan për në Londër për funeralin, me British Rail që kishte planifikuar 250 shërbime shtesë treni për pelegrinët.

Për ata që nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni, u hapën 125 kinema për ta transmetuar drejtpërdrejt.

Që nga e enjtja, kur turma u lejua t’i thoshte lamtumirë trupit, rreth 300,000 njerëz kanë kaluar nëpër sallë. Radhët ishin deri në 8 kilometra dhe pritja mund të zgjaste deri në 17 orë – por të gjithë qëndruan në vendet e tyre.

Në qendër të Londrës, më shumë se 36 km kangjella dhe barriera u ngritën për të mbajtur turmat në pika të caktuara rreth terrenit ku do të kalojë procesioni. Kishte 100,000 njerëz në rrugën për në Pallatin Ëindsor – dhe kjo ishte vetëm një pjesë e turmës.

Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë.

Është një ngjarje që kapërceu në interesin televiziv martesën e Charles dhe Dianës në 1981, një ngjarje që shumë e kanë regjistruar në video, një pajisje e re dhe premtuese në atë kohë.

18:16- E pranishme në funeralin e Mbretëreshës, bashkëshortja e Zelenskyy-t: Një nder që përfaqësova ukrainasit

Zonja e parë e Ukrainës ka deklaruar sot se për të ishte një nder i madh që ishte e pranishëm në funeralin shtetëror të Mbretëreshës, “në emër të të gjithë ukrainasve”.

Olena Zelenska, gruaja e presidentit Volodymyr Zelenskyy-t, ishte në mesin e qindra krerëve të shtetit dhe personaliteteve nga e gjithë bota të mbledhur në Westminster Abbey për shërbimin e të hënës.

Ne ceremoni, Zelenska përfaqësoi bashkëshortin e saj, ndërsa ky i fundit vijon të jetë i angazhuar në luftën kundër pushtuesve rusë.

Zelenska tha se vëmendja e Mbretëreshës ndaj Ukrainës “ishte një sinjal i rëndësishëm mbështetjeje”.

Ajo shkroi në Twitter:

“Ajo na uroi kohë më të mira dhe ndau dëshirën tonë për liri. Ne do ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë.”

Më herët Zelenska u takua me me Princeshën e Uellsit në Pallatin Buckingham. Zelenska udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar pasi bashkëshorti i saj nënshkroi javën e kaluar një libër ngushëllimi për Mbretëreshën.

17:31- FOTO/ Momenti ku Meghan Markle përlotet në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Meghan Markle u emocionua në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Dukesha e Sussex-it u pa duke fshirë lotët ndërsa arkivoli i monarkes së ndjerë u transferua në një makinë në Wellington Arch. Nga atje, arkivoli i Mbretëreshës u nis për udhëtimin e fundit në Kështjellën Windsor.

Për ngjarjen historike, Markle mbajti vathët me diamant dhe perla që monarkja e ndjerë i dhuroi asaj, si dhe një fustan Stella McCartney që kishte veshur më parë për të nderuar Mbretëreshën në një rast të veçantë. Megjithatë, Markle nuk ishte e vetmja mbretërore që u emocionua gjatë mëngjesit.

Mbreti Charles III, 73 vjeç, u fotografua duke fshirë lotët ndërsa ishte ulur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë gruan e tij, Camilla dhe Princin William. Gruaja e Princit Eduard, Sophie, kontesha e Wessex, u pa gjithashtu duke i fshirë sytë me një pecetë.

17:16- Momenti prekës kur princesha Charlotte shpërthen në lot në funeralin e Mbretëreshës

Princesha Charlotte shtatë vjeçe, vajza e trashëgimtarit të fronit britanik dhe e princeshës së Uellsit Kate Middleton, shpërtheu në të qara në harkun e Wellington, menjëherë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Princesha Charlotte mbërriti në Westminster Abbey me nënën e saj, vëllain e saj Princin George dhe gruan mbretërore Camilla. Vajza shtatëvjeçare e William dhe Kate ishte e veshur me të zeza, madje kishte veshur një kapele, ashtu si nëna e saj. I vetmi element që “theu” pikturën njëngjyrëshe, ishte një karficë diamanti që kishte formën e një patkoi.

Karfica ishte vendosur në anën e majtë të palltos së saj dhe kishte formën e një patkoi për të nderuar dashurinë e stërgjyshes së saj të ndjerë për kuajt. Në fakt, karfica iu dha Charlotte nga Mbretëresha Elizabeth.

16:44- VIDEO/ Kush ishte “i paftuari” që mori famë papritur në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Një merimangë e vogël është kapur duke lëvizur nëpër buqetën në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth. Dikush shumë i vëmendshëm pa insektin e vogël në letrën që mbreti Charles kishte shkruajtur për nënën e tij.

Djali i mbretëreshës së ndjerë, sipas Guardian, ka shkruar letrën në arkivolin e saj: “Në kujtim të nënës sime të dashur dhe të përkushtuar. Charles.”

Përveç kësaj, sipas BBC-së, kurora në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth, me kërkesë të mbretit Charles, përmban gjethe rozmarine, lisi dhe myrtle, të cilat janë prerë nga një bimë e rritur nga mërsina që ishte në buqetën e dasmës së mbretëreshës.

Nuk mungonin edhe lulet, në nuancat e floririt, rozë dhe burgundy të thellë të prera nga kopshtet e rezidencave mbretërore.

16:31- Tashmë do të pushojë pranë bashkëshortes, arkivoli i Princit Philip do të hiqet nga vendi ku u vu 1 vit më parë

Mbretëresha Elizabeth do të vendoset këtë padite që të pushojë pranë bashkëshortit me të cilin jetoi për 73 vite. Arkivoli i Dukës ndodhet aktualisht në atë që quhet Royal Vault, poshtë Kështjellës Windsor, ku u vendos pas funeralit të tij më 17 prill të vitit që shkoi.

Mbretëresha do të dërgohet të në njëjtin vend pas një ceremonie që do të bëhet në orën 16.00. Por më pas, të dy ata do të lëvizen për një ceremoni private varrimi që do të mbahet në “King George VI Memorial Chapel”.

 

Më pas çifti do të varroset, arkivoli i Princit Philip do të qëndrojë krah atij të gruas së tij.

Pranverën e vitit të shkuar kur monarku 99-vjeçar u nda nga jeta u raportua se vendi ku ai do të varrosej do të ishte i përkohshmëm pasi me vdekjen e Mbretëreshës ata do të ribashkoheshin. Arkivoli i Mbretëreshës përgatit posaçërisht për të 30 vjet më parë, nga e njëjta firmë që realizoi atë të Phlip-it.

Çifti do të pushojë gjithashtu pranë eshtrave të babait të Mbretëreshës, Mbretit George VI, nënës së saj Nënës Mbretëreshë dhe motrës së saj, Princeshës Margaret, të cilët të gjithë prehen në atë që quhet “King George VI Memorial Chapel”.

16:28- Çfarë e lidh Mbretin Charles me “Kontin Drakula”? Historia shumë pak e dëgjuar e familjes mbretërore

Mbreti Charles mori fronin e Britanisë në moshën 73-vjeçare dhe të gjithë sytë mund të jenë te funerali i Elizabeth, por histori “të panjohura” po dalin në sipërfaqe, si ajo në lidhje me Kontin Drakula.

Sipas nypost.com, monarku i ri britanik është i lidhur me Vlad Impalerin, sundimtarin e Vllahisë, i cili ishte frymëzimi për librin horror të Bram Stoker.

Siç thuhet në botimin amerikan, Charles është i lidhur me Vladin, pasi ai është pasardhës i tij, konkretisht stërnipi i tij, nëpërmjet gruas së George V, Mbretëreshës Mary.

Në fakt, vetë Charles ka një dashuri të madhe për Rumaninë, veçanërisht për Transilvaninë, një vend ku Vlad mbretëroi dhe u bë i njohur si për fitoret e tij mbi osmanët në Ballkan, ashtu edhe për rrahjen e kundërshtarëve të tij duke i lënë ata të vuanin për ditë të tëra derisa të vdisnin.

Kështu, Mbreti i ri i Anglisë ka blerë një shtëpi fshati të shekullit të 18-të në fshatin Viscree, ndërsa bënte punë bamirësie në zonë përmes Fondacionit Princi i Uellsit.

Gjithashtu, në vitin 2017, kryetari i bashkisë së qytetit Alba Iulia i dhuroi Charles titullin e nderit Princi i Transilvanisë për dashurinë dhe punën që i ka dhënë rajonit.

16:19- FOTO/ Nuk kaloi pa u vënë re, simboli që mbante princesha Charlotte ka një domethënie të madhe për Mbretëreshën

Princesha Charlotte mori pjesë sot në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në Westminster Abbey. Gjatë gjithë kohës ajo ishte në shoqërinë e nënës së saj, Kate Middleton, babait të saj, Princit William dhe vëllait të saj të madh, Princit George. Ajo mbërriti në funeralin duke mbajtur dorën e nënës së saj.

Ndërsa Kate dhe Meghan Markle mbanin bizhuteri që simbolizojnë Mbretëreshën e ndjerë, Charlotte e vogël kishte një karficë patkua të ngjitur në fustanin e saj të zi. Ky detaj, në dukje i parëndësishëm, është një nderim delikat për stërgjyshen e saj dhe i referohet dashurisë së Elizabeth II për kuajt.

The State Funeral Of Queen Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II ka qenë prej kohësh një adhuruese e kuajve. Charlotte nuk është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që i bëri nderime pasionit të Mbretëreshës për kuajt në këtë. Zonja Louise ëindsor u pa e veshur me një gjerdan të thjeshtë argjendi me një varëse me simbolin e kalit.

The State Funeral Of Queen Elizabeth II

Zonja Louise dhe vëllai i saj James ndjekin Princeshën Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey

15:45- Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, një tjetër grua bëhet monarkja më jetëgjatë në Evropë

Mbretëresha Elizabeth II qëndroi 70 vjet në fron, më shumë se çdo mbret apo mbretëreshë tjetër. Tani dikush tjetër do të zërë vendin e saj si monarkja më jetëgjatë. Kush do të jetë? Siç shkruan BBC, monarku më jetëgjatë i Evropës që tani e tutje është sërish një grua: Mbretëresha Margaret II e Danimarkës.

Ajo u ul direkt përballë Mbretit Charles në ëestminster Abbey sot gjatë funeralit. Margaret dhe Elizabeta II kishin një miqësi të ngushtë prej shumë vitesh dhe një dobësi të madhe për njëra-tjetrën. Mbretëresha 82-vjeçare e Danimarkës do të festojë jubileun e saj të artë këtë vit – 50 vjet në fron.

Megjithatë, ajo ka ndryshoi planet e saj të festimit fundjavën e kaluar në nderim të vdekjes së shoqes së saj. Megjithatë, duke qenë se mbretëresha Elizabeth mbretëroi për 70 vjet, ndërsa Margaret është në vitin e 50-të këtë vit, është pothuajse e pamundur që ajo ta kalojë atë.

14:47-Lamtumirë Mbretëreshë, arkivoli i monarkes përcillet në kështjellën Windsor, do të varroset pranë burrit të saj

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po dërgohet në kështjellën Windsor, në vendin ku do të prehet pranë burrit të saj, Princi Filip.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II nisi në Westminster Abbey, ndërtesa në të cilën ajo u martua dhe u kurorëzua  mbretëreshë.

Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore

14:44-Pse Princi Harry nuk përshëndeti në funeralin e Mbretëreshës?

Princi William, Mbreti Charles III, Princesha Anne dhe Princi Edward përshëndetën gjatë ceremonisë funerale të Mbretëreshën Elizabeth jashtë Westminster Abbey, por Princi Harry nuk përshëndeti si të tjerët.

Princi Harry qëndroi me babanë, vëllain, hallat dhe xhaxhallarët e tij, por ndërsa anëtarët e familjes së tij përshëndesnin, Duka i Sussex-it, së bashku me xhaxhain e Princit Andrew, mbetën stoik.

14:20-Kartolina me mesazhin prekës e Mbretit Charles në arkivolin e Elizabeth dhe lulja e veçantë në kurorë

Në një atmosferë emocionesh të thella, Mbretëreshës Elizabeth po i jepet lamtumira nga të afërmit e saj më të afërt me Mbretin Charles në krye që shfaqet i shkatërruar në Westminster Abbey.

Djali i mbretëreshës së ndjerë, ka shkruar një kartolinë në arkivolin e saj: “Në kujtim të nënës sime të dashur dhe të përkushtuar. Charles”.

Përveç kësaj, sipas BBC-së, kurora në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth, me kërkesë të mbretit Charles, përmban gjethe rozmarine dhe lisi, të cilat janë prerë nga një bimë e rritur nga mërsina që ishte në buqetën e dasmës së mbretëreshës.

14:00-Arsyeja pse Pippa Middleton nuk ishte e ftuar në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth po mbahet sot, me të gjithë anëtarët e lartë të familjes mbretërore të pranishëm, duke përfshirë mbretin e ri Charles III, bashkëshorten Camilla, Princeshën dhe Princin e Uellsit, si dhe Meghan Markle dhe princin Harry.

Megjithatë, motra e Kate, Pippa Middleton, nuk mori pjesë si prindërit e saj. Pippa Middleton nuk ishte në mesin e të ftuarve dhe megjithëse ‘pse’ nuk dihet ende, ka disa arsye të mundshme pse ajo mund të mos jetë paraqitur.

Kishte një rregull mbretëror prej dy ftesash për shtëpi për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe ky është një udhëzim i rreptë, duke përfshirë ftesat për mbretër dhe jombretërorë të huaj.

13:44- Safet Gjici fyhet nga busti i Mbretëreshës në Kukës, bën padi. Policia e heq nga qyteti: Mister kush e vendosi

Kukësi i zgjua sot me bustin e mbretëreshës Elisabet, gjë e cila ngjalli mjaft kuriozitet në qytet si edhe në të gjithë vendin.

Lajmi për vendosjen e bustit të mbretëreshës në ditën e varrimit të saj ka pushtuar të gjitha mediat shqipfolëse dhe më gjerë, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer kryebashkiakut Safet Gjici.

Burime të abcnews.al bëjnë me dije se Gjici ka shkuar në polici dhe ka bërë padi për vendosjen e bustit me argumentin se kjo është fyerje ndaj qytetit.

13:40-Funerali i Mbretëreshës, gjesti prekës i Princeshës Kate për të nderuar monarken

Kate Middleton, së bashku me Princin George dhe Princeshën Charlotte, mbërritën në Westminster Abbey për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Siç tregojnë edhe fotot, princesha e Uellsit duket e pikëlluar teksa mbërrin në Abbey për “lamtumirën e fundit” për Elizabeth II.

Princesha e Uellsit kombinoi veshjen e saj me një palë vathë dhe një varëse me perla, pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth II.

13:33-Funerali i Mbretëreshës Elizabeth, Princi George dhe Princesha Charlotte i japin lamtumirën e fundit

Princi George, 9 vjeç dhe motra e tij, Princesha Charlotte, 7 vjeç, të veshur me kapele të zeza, i dhanë lamtumirën e fundit stërgjyshes së tyre ndërsa ecnin me prindërit e tyre, Princin dhe Princeshën e Uellsit, për t’iu bashkuar procesionit funeral të Mbretëreshës Elizabeth.

Trashëgimtari 9-vjeçar i fronit dhe motra e tij e vogël udhëtuan me një makinë me Princin dhe Princeshën e Uellsit për t’iu bashkuar procesionit funeral në Westminster Abbey. Është karakteristike se të dy fëmijët e quanin mbretëreshën Elizabeth “Gan Gan”.

13:16-Mbyllet një mbretërim 70-vjeçar, arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Abbey

Arkivoli i Mbretëreshës është larguar nga Abbey dhe do të vendoset përsëri në karrocën e armëve shtetërore, gati për procesionin në Harkun e Wellingtonit.

Gjatë ceremonisë, tingulli i butë i himneve të kënduara depërtoi nëpër muret e gurta, teksa një derë do të mbyllet dhe një mbretërim prej 70 vjetësh do të përfundojë.

Ndërsa, gjatë dekadave të ndryshimeve të vështira, Mbretëresha përfaqësoi qëndrueshmërinë për një vend kryesisht ende konservator.

13:04- Pritet 2 minuta heshtje në të gjithë Britaninë, 500 udhëheqës nga e gjithë bota në funeral

Rreth 500 udhëheqës dhe personalitete nga Britania e Madhe dhe e gjithë bota janë ceremoninë e funderalit që po zhvillohet në Westminster Abbey.

Shumë anëtarë të familjeve mbretërore të huaja janë ulur përballë familjes mbretërore britanike në kishë.

Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës është ulur drejtpërdrejt përballë mbretit Charles. Margrethe dhe Elizabeth II ishin shumë të dashura me njëra-tjetrën. Mbretëresha daneze po shënon jubileun e saj të artë këtë vit, por ndryshoi planet e festimit fundjavën e kaluar në lidhje me vdekjen e shoqes së saj.

12:49- Në ceremoninë e funeralit të Mbretëreshës këndohet një himn nga dasma e saj

Një himn që u këndua në dasmën e princeshës së atëhershme Elizabeth dhe Lt Philip Mountbatten në vitin 1947, tani u rikthye sërish në funeral. “Zoti është bariu im, unë nuk do”, bazuar në Psalmin 23.

Psalmi dhe himni janë të famshëm për fjalët: “Po, edhe pse ec nëpër luginën e errët të vdekjes, megjithatë nuk do të kem frikë nga asgjë e keqe; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër”.

Kujtojmë që Mbretëresha humbi bashkëshortin e saj të dashur në prill të vitit të kaluar pas më shumë se 70 vitesh martesë./

12:34- FOTO/ Princi Harry shfaqet i shkatërruar në funeralin e Mbretëreshës, Meghan në krah të tij

Duka dhe Dukesha e Sussex u ribashkuan me pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Mediat ndërkombëtare janë fokusuar në Westminster Abbey ku në këto momente po bëhet funerali i monarkes.

Princi Harry dhe Meghan u shfaqën në kapelën e St George së bashku me Princin dhe Princeshën e Uellsit. Dukesha e Sussex ishte e veshur me të zeza dhe mbante dorën e bashkëshortit të saj, i cili ishte i shkatërruar nga humbja e gjyshes.

12:20-Vijon ceremonia shtetërore për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, çfarë po ndodh hap pas hapi

Dekani i Westminsterit, David Hoyle, po udhëheq funeralin. Por është Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, i cili do të mbajë predikimin dhe lavdërimin, momenti ceremonial kur Mbretëresha i është besuar Zotit.

Lutjet do të vijnë nga Kryepeshkopi i Jorkut, Kryepeshkopi Kardinal i Westminsterit, Drejtuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë dhe Drejtuesi i Kishave të Lira.

12:12- Qindra britanikë kanë fjetur në rrugë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Qindra britanikë kanë fjetur në rrugë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, me shpresën për të marrë vendet më të mira në rrugën ku do të kalojë procesioni.

Pavarësisht të ftohtit të mëngjesit në kryeqytetin britanik, spektatorët u mblodhën para orës 07:00 me orën lokale në periferi të Buckingham Palace dhe Westminster Abbey, ku ka nisur të zhvillohet procesioni.

11:53-Ngrihet arkivoli i Mbretëreshës, po zhvendoset në Westminster Abbey

Arkivoli i Mbretëreshës po zhvendoset në karrocën e armëve shtetërore, e cila pret jashtë derës të ndërtesës. Do të jetë një rrugë e shkurtër, duke kaluar Oborrin e Pallatit të Ri dhe Sheshin e Parlamentit, më pas duke negociuar “Broad Sanctuary” dhe “Sanctuary”.

Udhëtimi duhet të zgjasë rreth tetë minuta, me 142 marinarë të Marinës Mbretërore dhe gjashtë oficerë që tërheqin karrocën.

11:44-Lamtumirë Mbretëreshë/ Personi i fundit që u “përkul” para arkivolit, sfidoi radhën kilometrike

Christina Heary ishte personi i fundit nga publiku që i dha lamtumirën e fundit Mbretëreshës. Gruaja e fundit që bëri homazh ndaj Mbretëreshës, shërben në Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë.

Hirey, nga High Wycombe, zbuloi se ajo kishte qenë në radhë që prej orës 4:45 të mëngjesit të së dielës.

“Është  nder për mua. Unë shërbej në Forcën Ajrore Mbretërore dhe e konsideroj një nder të jem këtu në emër të atij trupi dhe si grua, për këtë zonjë të mrekullueshme që është e pazëvendësueshme. Natyrisht, unë u zotova për besnikëri ndaj saj dhe ndihem shumë krenare. Ishte një ditë e gjatë, por ia vlente”, ka thënë ajo.

11:40-Prindërit e Kate Middleton i thonë lamtumirë Mbretëreshës Elizabeth

Prindërit e Princeshës së Uellsit, Carole dhe Michael, janë bërë pjesë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Nëna 57-vjeçare e Catherine Middleton u shfaq e veshur me të zeza dhe dukshëm e trishtuar në Westminster Abbey.

Më konkretisht, ajo ka zgjedhur të veshë një fustan, të cilin e ka kombinuar me taka të larta. Ajo e kompletoi kombinimin e saj me doreza të zeza dhe një kapele të zezë të zbukuruar me pendë.

11:28-Pse arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth u largua për herë të fundit nga rezidenca në Londër në orën 14:22

Me gjithë madhështinë dhe ceremoninë që rrethon një ngjarje kaq të paprecedentë në botën moderne, shumë njerëz kanë pyetur veten se çfarë domethënieje mund t’i kushtohet kohës shumë specifike në të cilën arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth u largua për herë të fundit nga rezidenca zyrtare në Londër.

Shumë teori janë fokusuar në tema biblike, ose spekulojnë se ka të bëjë me nderimin e një monarku tjetër që vdiq në vitin 1952.

Një teori se pse u zgjodh ora e saktë 2:22 pasdite, është sepse heqja e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II nga Pallati Buckingham ka të bëjë me rëndësinë biblike të numrit 222, i cili për shumë të krishterë simbolizon dashurinë dhe unitetin.

11:15- Funerali i Mbretëreshës, “bisha” e Joe Biden bllokohet në trafikun e Londrës

Limuzina e blinduar e presidentit amerikan Joe Biden është bllokuar në trafikun e Lodrës, teksa Britania i jep sot lamtumirën e fundit Mbretëreshës më jetëgjatë në fron, Elizabeth II.

Mediat britanike raportojnë se presidenti i SHBA ka ngecur në trafik, teksa ishte duke shkuar për të marrë pjesë në funeralin e monarkes.

Biden dhe gruaja e tij Jill mbërritën në Londër të dielën përpara ceremonisë së madhe të sotme në Westminster Abbey.

11:07-Funerali i Mbretëreshës Elizabeth është i pari pas 262 vitesh në Westminster Abbey

Mbretëresha Elizabeth II pritet të varroset pranë babait të saj, mbretit George VI, në Kështjellën Windsor, i cili vdiq në vitin 1952. Edhe në përputhje me rëndësinë historike të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, do të jetë funerali i parë i një monarku që do të zhvillohet në Westminster Abbey për gati tre shekuj.

Siç shpjegon faqja zyrtare e Westminster Abbey, 30 mbretër dhe mbretëresha janë varrosur në Westminster Abbey, që datojnë qindra vjet më parë në historinë angleze. Mbreti George II, i cili vdiq në 1760, ishte jo vetëm monarku i fundit britanik që u varros në Westminster, ai ishte gjithashtu monarku i fundit britanik që u preh atje.

10:53-Britania përcjell sot Mbretëreshën, asnjë fluturim mbi qiellin e Londrës

Teksa zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës Elizabeth, për arsye sigurie mbi qiellin e Londrës nuk do të ketë asnjë fluturim. Mediat britanike raportojnë se Scotland Yard ka instaluar pajisje të fshehura të teknologjisë së lartë që do të zbulojnë dronët që përpiqen t’i afrohen vendit ku miliona britanikë dhe të huaj janë mbledhur për të shoqëruar mbretëreshën Elizabeth në banesën e saj të fundit.

Autoritetet britanike janë në gatishmëri të lartë pas frikës së sulmeve terroriste apo protestave sporadike pasi, përveç morisë së njerëzve që janë dyndur në Londër për të nderuar monarken 96-vjeçaer, janë edhe 500 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe anëtarë të familjeve mbretërore të vendeve të tjera.

10:24-Lamtumira për Mbretëreshën, nis ceremonia për Elizabeth II

Ka nisur në Londër ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, po marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey. Më pas ajo do të varroset në Kështjellën windsor në mbrëmje.

Presidenti amerikan Joe Biden, perandori i Japonisë Naruhito dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër 2000 të ftuarit që marrin pjesë në këtë ngjarje historike.

10:21- Kukësi sfidon Hasin, busti i Mbretëreshës Elizabet shfaqet në mes të qytetit, mister autorët e veprës artistike

KUKËS – Teksa sot i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabet II, në qendër të qyteti verior të Kukësit është vendosur bustin e monarkes. Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërsa nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike. Nga ana e bashkisë kanë raportuar se nuk dihet se kush e ka vendosur, ndërsa kanë mohuar që të jetë porosi e tyre.

09:58 – Mbretëresha Elizabeth i adhuronte çokollatat, gjesti i veçantë kur shkonte mikeshë

Një nga karakteristikat kryesore të Mbretëreshës Elizabeth ishte se ajo e mbante jetën e saj personale për vete, duke mos lejuar që informacioni të dilte dhe të shfaqeshin emocione të forta. Nisur nga ky fakt, pas vdekjes së saj historitë që kanë të bëjnë me të dhe që hedhin dritë edhe mbi “dobësitë” e saj njerëzore bëhen edhe më interesante.

09:18 – Bashkëshortja e Charles: Do ta kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e Mbretëreshës

Bashkëshortja e Mbretit Charles, Camilla ka dhënë një mesazh emocionues përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Ajo ka folur tepër e prekur për kujtimet e saj personale me të.

08:04 – Lamtumirë Mbretëresha Elizabeth! Të gjitha detajet se çfarë pritet të ndodhë sot në Angli

Në orën 11:00 të kësaj të hëne pritet që të nis shërbesa mortore shtetërore para se Mbretëresha Elizabeth të dërgohet për në banesën e fundit. Por çfarë do të ndodhë gjatë gjithë ditës së sotme sipas protokollit të pallatit mbretëror? Ndërkohë në orën 8:00, dyert e Westminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit e pritur, nga liderët botërorë te punëtorët e thjeshtë deri te perandori japonez.

07:44 – Princi George dhe Princesha Charlotte do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës

Princi George, 9 vjeç dhe motra e tij, Princesha Charlotte, 7 vjeç, do të jenë në mesin e 2000 të ftuarve që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës. Dy fëmijët do të marrin pjesë në një procesion me familjen mbretërore, duke ndjekur arkivolin e stërgjyshes së tyre teksa hyn në Westminster Abbey, kisha e shekullit të 13-të ku do të mbahet funerali shtetëror. George dhe Charlotte do të ecin pas prindërve të tyre William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit. Pas tyre do të jetë xhaxhai Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex.

07:34 – Mbretëresha Elizabeth pritet të dërgohet sot në banesën e fundit, thyhet tradita mbretërore për funeralin e saj

Mbretëresha Elizabeth pritet të dërgohet për në banesën e fundit këtë të hënë më 19 shtator dhe ky rast do të shënojë fundin e një tradite mbretërore. Për herë të parë që nga funerali i George III në 1760, shërbimi mbretëror nuk do të mbahet në kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor, por do të mbahet në Westminster Abbey. Ndryshimi i vendndodhjes, në fakt, mund të lejojë që më shumë njerëz të marrin pjesë në funeralin e monarkes, pasi dashuria e britanikëve për të është e madhe. Vendi i zakonshëm i funeralit mbretëror, ka qenë vendi i shumicës së ceremonive mbretërore deri më sot, duke përfshirë funeralin e princit të ndjerë Philip vitin e kaluar dhe dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.