Ditën e sotme Kuvendi është mbledhur seanca e radhës plenare. Në rend dite është interpelanca me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kërkuar nga deputeti demokrat Bledi Çuçi. Ndër të tjera, pritet të ketë diskutim për disa projektligje.
Rendi i ditës:
– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.
– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””. (Nenet 78, 81 të Kushtetutës dhe nenet 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
– Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
Projektligji për “Aviacionin Civil” ka shkaktuar debat në sallën e parlamentit mes Minsitries së Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku dhe deputetes demokrate Dhurata Çupi Tyli.
Ministrja Balluku theksoi se ligji i ri për “Aviacionin Civil” është një domosdoshmëri, si dhe ndryshimi i ri do të rregullonte punësim, duke iu ofruar mundësi studentëve shqiptarë të shkolluar në shkollat më prestigjoze të botës të punësoheshin pranë këtij institucioni.
Ndërkohë që deputetja demokrate theksoi se ligji nuk ka asnjë ndryshim, dhe i vetmi qëllim është për t’i hapur rrugë punësimit të patronazhistëve.
Pjesë nga diskutimi:
Tyli: Ligji siç e thashë nuk ka asnjë ndryshim nga ai i vjetri, përveç faktit të punësimit, për tu krijuar mundësi punësimi patronazhistëve.
Balluku: O Gazi mos u mërzit sa të sqaroj Dhuratën. E dashur kolege deputete, sa i përket qytetarit të Francës është Aleksanër Biberaj, dhe i jam përgjigjur. Unë detyrën time ndaj qytetarëve të djathtë dhe të majtë e bëj 24 orë në 24, pavarësisht se flitej për aeroportin e Francës, ku nuk kam juridiksion, shihni se mbase ma jepni. E duash Dhurata unë iu përgjigjem qytetarëve edhe në 12:30 të natës dhe si sqaroj, por ne nuk ndërhyjmë dot në menaxhimin ajror të Francës. Wizair nuk ka asnjë vonesë në Shqipëri, por se çfarë ndodh në aeroportet e tjera ne nuk mbajmë përgjegjësi. Sa i përket patronazhistëve, një gjë duhej të thuhej për këtë ligj se nuk kishte gjë tjetër për tu thënë.
Tyli: Edhe unë nuk e mohoj dot konsideratën për punën tuaj. Por e vërteta është se ky ligj nuk sjell asnjë të re tjetër, përveçse kalon në marrëdhëniet e punës. Sa për largimet nga puna unë jam personi i gabuar, pasi unë kam konseguienca familjare. Sepse për një deklaratë politike më keni larguar familjarin e afërt. Unë e kisha për të mbrojtur konsumatorin shqiptar, nuk e di se çfarë kishte ai qytetari që ju kishit komunikuar.
15:02- Balla: Shifrat tregojnë vit të mbarë për katundin
Duke folur në Kuvend për bujqësinë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky do të jetë një vit i mbarë për fshatin. Teksa iu përgjigj akuzave të deputetëve të opozitës se toka nuk po punohte, Balla tha se shifrat tregojnë të kundërtën.
“Eksportet shqiptare në buqjqësi do të jenë të pakën në 580 milion dollarë. Në 2025 do të arrijmë në 1 milion dollarë eksporte.
Këtu u tha se ka rënë hataja. Nuk e di ku jetoni. Çdo familje në fshat ka vështirësitë e veta. Lufta rriti çmimet. Por shifrat flasin ndryshe. Është vit i mbarë për katundin ky. Gruri ka rendiment më të lartë se vitin e kaluar.
Për katër mujorin e vit 2022 rritje në sasi dhe rritje në vlerë. 20.5% është për katër mujorin. Eksperti i pe3rimeve bën 83.3% të vlerës. Kjo do të thotë se është punuar toka. Të vish këtu dhe të thuash se nuk po punohet, ndërkohë që shifrat tregojnë të kundërtën”, tha Balla.
Kreu i grupit të PS, shtoi gjithashtu se falë Ballkanit të Hapur, Shqipëria eksporton produkte blektorale.
“Për sa i përket Ballkanit të Hapur. Është një temë që e kam shumë përzemër. E para, falë Ballkanit të Hapur ne eksportojmë produkte blegtorale. Kemi hequr kostot e shtuara të bizneseve, nuk vonojnë në asnjë doganë”, tha Balla.
14:19- Ndizet hashash në Kuvend? Dashnor Sula: Po vjen erë…
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka akuzuar se në Kuvend vjen erë hashash dhe puro.
Ai u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se kjo është fyerje ndaj institucionit dhe theksoi se ai duhet të kërkonte falje.
“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë.
Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.
Nikolla: Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.
Sula: Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.
13:15- Sherr pa mikrofonë Noka-Nikolla në Kuvend, deputeti ngrihet në këmbë
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë debatuar në seancën e sotme plenare pasi ky i fundit e akuzoi se kryetaren se po “përkëdhelet nga të dyja palët.” Komentet e tij erdhën pasi Enkelejd Alibeaj e përgëzoi Nikollën se më në fund po respektonte rregulloren pasi i doli “kundër” Edi Ramës.
Megjithatë, situata u tensionua pasi kryeparlamentarja i fiku mikrofonin Nokës me argumentin se fjalën e mori për procedurë, por po bënte komente në vend të saj.
Pjesë nga debati:
Noka: “Ka një sinkronizim për të të përkëdhelur ty nga të dyja palët. Enkelejdi apo Edi Rama. Nuk ka nevojë të shohin tango dyshe që zgjat për orë të tëra.”
Nikolla: “Komentet nuk janë procedurë.”
Noka: “Je drejtuese seance apo kukull qe të kanë vendosur aty?”
Nikolla: “Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj.”
13:14- “Bëhu burrë”, Alibeaj akuza Ramës: Ato 45 kg që u kapën në Durrës ishin të njeriut tënd
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me kokainën e kapur së fundi në portin e Durrësit.
Në një replikë në Kuvend, Alibeaj tha se 45 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës ishin të njerëzve të Ramës, ndërsa i kujtoi edhe ministrat e deputetët socialistë që janë në burg.
“Për procedurë dhe barazi armësh e para mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregulloin se e respektoi më në fund edhe për ty. Së dyti prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakunm. E ke mbrojtur ja ka fshehur drejtësisë. Ne me domate do merremi, me ata katundarët tanë, ti merresh me lulet e Kajmakut, ato 45 kg që u kapën sot ishin të njeriut tënd.
E treta, si ishte ajo puna e non-gratave. Bëhu burrë fol për non-gratat e tua. Gjysmë zëri nuk e nxjerr për raportin e DASH , por del e i mbron e bashkon votat me ta.
Dhe e fundit, ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vettingu për politikën, ke ti fuqi ta bësh këtë punë. Në ka një kërkesë sot është kjo. Të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë.
Mos harro dy i ke në burg dhe lista e pritjes duket që është e gjatë”, tha Alibeaj.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit tha se qeveria po merr borxh për të shlyer borxhet.
Për të vënë në dukje rritjen e eksporteve, Rama ironizoi me Tabakun, duke thënë se bën video dhe foto në tregjet e fruta-perimeve dhe shtoi se qeveria është siguruar që ky sfond të jetë me shkëlqim.
“Ju shikoj shpesh që shkoni pranë domateve dhe zarzavateve për të bërë propagandë, mirë bëni. Ne sigurohemi që të ketë më shumë domate në treg, në eskport dhe në këtë sasi domatesh ne sigurohemi të keni sfondin plot.
Dukeni më mirë me gjithë ato domate të bukura plot shkëlqim në sfond. Dhe ne na vjen mirë që ju dukeni më mirë se jeni. Se po të mendosh si jeni këtu është për të marrë mikrofonin për ngushëllime, të paktën del ndonjë si Tabaku me domate dhe mollë dhe i jep një llojë ngjyre kësaj punës tuaj që është një film bardhezi. Dhe një gjë të fundit. Domatet janë fakte patjetër dhe janë aq shumë fakte sa mjafton të shikosh shifrat e eksportit për të kuptuar pse nuk ngjisni ju fare me eksportin.
E fundit është zonjaTtabaku, si ka mundësi që të paktën një shifër që është në raport dhe ka domethënie sa shumë të tjera, ju ta merrni dhe e ktheni sikur është problem. Kreditë e këqija sot në krahasim me atë që ishin kur ne morëm detyrën 5 me 24%, ku gjendet kjo kurajo. E kuptoj forcën adrenilike të domateve, por jo këtu”,
11:56- Raporti i BSH, Ahmetaj: Rritja ekonomike vijon të jetë galopante
“Rritja ekonomike vijon të jetë galopante”. Kështu është shprehur zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvend, teksa sot diskutohet raporti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.
Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021 dhe se kjo rritje vijon. Sipas tij falë paketave mbështetëse të qeverisë u mbush gropa e shkaktuar gjatë krizave.
“Ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021. Rritja në vitin 2021 është më e madhja në rajon dhe dua ta them për ju dhe qytetarët, përkujdesja m reforma dhe paketa, bëri të mundur që të ishte vit galopant në rritje duke mbushur të gjithë gropën e vitit 2020. Është e vërtetuar nga një skanim i BSH për ekonominë.
Papunësia ka rënë në 11.3%. asnjë nga mallrat e konsumit përveç karburantit nuk ka rënie. Të gjitha mallrat kryesore të konsumit kanë rritje. Të gjitha këto janë për të vendosur një raport të vërtete me atë që po ndodh. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të tre krizat. Në raport referohet me detaje cfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Është besim te ekonomia”, tha Ahmetaj.
Mungesa e vëmendjes në Kuvend gjatë interpelancës me ministrin Bledi Çuçi, thirrur nga Ervin Salianji, ka rënë në sy të deputetes së PD, Grida Duma.
Ajo mori shkurtimisht fjalën dhe kërkoi të mbahet qetësi dhe një etikë sipërfaqësore.
Ndërkohë, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj tha se çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin.
“Gjatë gjithë kësaj kohe që flisnin përfaqësuesit ka vetëm zhumë atje. A mund të ketë pak respekt, a mund të mbahet qetësi. A mund të ketë një lloj serioziteti. Minimalisht etika sipërfaqësore a mund të mbahet në këtë Kuvend”, tha Duma.
“Sigurisht që respekti në sallë ndaj dikujt që flet është diçka e logjikshme, çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin”, u përgjigj Felaj.
Interpelanca e thirrur nga deputeti Ervin Salianji me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi ka devijuar në debate për çështje gjinore, pasi i pari iu referua ish-zëdhënëses së OFL-së, si “goca me syze”.
Çuçi tha se ajo tashmë është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm dhe theksoi se në Shqipëri është rritur siguria.
“Tani për respektin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj ruajtjes së balancave gjinore besoj se këtu jemi vite larg. Ajo që quan vajza me syze sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.
Në lidhje se ku e kemi çuar ne sigurinë, mund të bëni rolin e spikerit të kronikës së zezë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Shqipëria është në pikën më të lartë të sigurisë. Shqipëria është një vend ku organizohen evente evropiane, ku numri i tursitëve rritet me herë nga viti në vit, investimet rriten. Këto ndodhin për shkak të sigurisë.
Sa i takon pjesës së dështimit, sic thatë ju nga këto dy iniciativa. Po ju lexoj disa statistika. Vetëm sekuestrimet që janë kërkuar nga OFL janë 1860 njësi.
Një këshillë i nderuar koleg, nuk bëhet politikë me krimin nuk vihet në pushtet me lajmet e kronikës së zezë. Mos i shihni ato ngjarjet me tritol, janë të rënda sigurisht, si fishekzjarre për të ardhur në pushtet”, tha Çuçi.
11:24- Interepalanca me Çuçin, Salianji: Ku e keni vajzën me syze, OFL-ja si film aksion
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e ka cilësuar dështim operacionin “Forca e Ligjit” dhe vettingun në polici. Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, të cili i drejtoi një sërë pyetjesh.
Ndër të tjera demokrati kërkoi që ministri të pranojë se kanë dështuar. Ai tha se vettingu në polici është ndërprerë, por ndërkohë struktura vazhdon të paguhet, duke i shlaktuar dëm buxhetit të shtetit. Salianji, e quajti si “film aksion” OFL-në, ndërsa pyet ministrin për vajzën me syze.
“Ju duhet ta pranoni që kanë dështuar. Kanë qenë dështime që kanë marrë nga buxheti i shtetit para që janë shpërdoruar. Ju thatë që e keni ndërprerë vettingun në policisë, ndërsa paguhen njerëz për këto struktura.
Pse nuk del më kjo goca me syze pas 25 prillit. Ku janë ata që dilnin si në filma aksion? Ku janë këta sot? A ka pasur apo jo selektivitet, mbrojtje politike për njerëz? A ka fuqi ligji përballë njerëzve që janë me mbrojtej politike nga PS?
Po mbështetës ruaj, ish deputet, deputetë aktuales që i ka kapur rrjeta e dekriminalizimit a i ka lajmëruar kjo vajza me syze? Po paraardhësi juaj a i ka shkuar kjo shkresa dhe nëse po a mund ta publikoni shkresën”, tha ai.
11:07- Çuçi: Kemi gati draftin, së shpejti me ndryshime në ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, se ai i ka kërkuar parlamentit të bëhet një legjislacion i ri, sipas rekomandimevem për vetingun në Policinë e Shtetit.
Ai shtoi se për këtë është ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin dhe shumë shpejt do të çohet në parlament.
“Në lidhje me procesin e vetingut, me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm kam pasur prioritet se si po shkonte procesi në Policinë e Shtetit.
Duke lexuar me vëmendje dhe kritikat rreth këti procesi, sidomos nga GREKO. GREKO kishte evidentuar se rreth një vit para se unë të bëhesha ministër se sepse duhet që të rishikohet ligji me fokus kufizimin e subjekteve. Për këtë qëllim si ministër kam ardhur i kam kërkuar parlamentit të dalim me legjislacion të ri sipas rekomandimeve.
Për këtë qëllim kemi ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin përkatës dhe shumë shpejt do vijë në parlament një ndryshim i ligjit përkatës duke reduktuar numrin e subjekteve që do vetohen dhe duke u përqendruar në kategoritë që rekomandon GREKO”, tha Cuçi.
10:50- Çuçi në interpelancë: Të lëmë pas politikën e sherrit, të mendojmë bashkë si do e forcojmë policinë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehu konsiderata për interpelancën e sotme të thirrur nga deputeti Ervin Salianji, pasi sipas tij është një përpjkekje për të parë çfarë mund të bëhet më mirë.
Ai tha se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit.
“Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme sepse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtarëi të parlamenti për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ku mund të bëhet më mirë për dy nismat ligjore që janë diskutuar vazhdimisht.
Çdo debat tjetër që vjen nga opozita është i shëndetshëm. Është e vërtetë që qoftë ligji që ne quajmë i OFL apo vetingu në polici janë dy nisma atikpie dhe unikale dhe debati rreth tyre nuk është shterues.
Që në nisje dua ta theksoj se e çmoj shumë mundësinë për të folur për to.
S’është normale që të ndahemi politiksht si do e forcojmë policinë që duke e larguar ata që nuk e meritojnë uniformën apo të godasim krimin. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë. Politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër se nuk na çon asgjëkundi.
OFL mbetet një moment historik policisë kundër krimit si instrument i shpejt për të gjumruar pasuritë e personave të dyshuar për kime”, tha Çuçi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Salianji i drejtoi një sërë pyetjesh ministrit për operacionin “Forca e Ligjit” dhe vettingun në polici.
Deputeti demokrat ndër të tjera, OFL-në e quajti si nismë të qeverisë për të vendosur gjoba. Sipas tij në zbatimin e aktit normativ në fjalë janë përdorur dy standarde. Sakaq, vettingun në policia ai e cilësoi si mekanizëm për të intimiduar.
“Rama u shpreh se specialistë të FBI do të vinë në vendin tonë. Por para kësaj Rama tha se duhet bërë vettingu i policisë. E nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, prandaj ka marrë dhen kriminaliteti në mbarë vendin. Për operacionin Forca e Ligjit, Rama trumbetonte, duhet tua bëjmë të parehatshëm atdheun atyre.
A ka qenë një nismë për të pasurar me letra aktivitet e grupeve kriminale? Cilat para pastrohen në Shqipëri nëse nuk janë të këtyre grupeve? A janë realizuar qëllimet e këtij akti? A ka njerëz në politikë që janë favorizuar nga ky ligj? A kemi dy standarde? Këto janë pyetjet për ministrin.
Dhe të tjera të jenë a janë rritur qëllimet që ka pasur ky ligj. A e kanë depozituar të gjitha subjektet deklarimet e tyre? A ka ata apo familjarë të tyre burime të ligjshme të sigurimit të pasurive? A ka ddputë, ish ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe ju i keni favorizuar?”, u shpreh Salianji.
10:10- 30 mijë lekë ushqime shporte, Dash Sula shkon proteston në Kuvend: Të papërballueshme, të ulet TVSH
Deputeti Dashnor Sula, ka zgjedhur një mënyrë origjinale në shenjë protestë në Kuvendin e Shqipërisë, për rritjen e ushqimeve.
Sula ka marrë një sasi të ushqimeve të shportës ku çmimi total shkon në 30 mijë lekë. Sipas tij, kjo shportë duhet në tre ditë dhe për shqiptarët është e papërballueshme.
“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer. Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste.” tha Dashnor Sula.
/ abcnews.al