LIVE- Fillon numërimi, sa vota morën PD, PS dhe LSI pas hapjes së kutive të para

schedule22:52 - 25 Prill, 2021

schedule 22:52 - 25 Prill, 2021

3588869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote u drejtuan sot kutive për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Në garë janë 13 parti dhe në disa qarqe disa kandidatë të pavarur. Dy janë risitë e këtyre zgjedhjeve.

Së pari, votuesit u identifikuan nga një pajisje elektronike, dhe jo nga komisionerët, për të shmangur votimet e shumëfishta.

Së dyti, për herë të parë në këto zgjedhje, veç partisë, mund të votohej edhe kandidatin brenda së një njëjtës parti, duke i dhënë mundësi atyre që janë dukshëm më të votuar, të fitojnë, edhe nëse kryetari i partisë e ka renditur poshtë në listë. Në qendrën e votimit mund të shkosh me një kartë identiteti ose me një pasaportë, edhe nëse ajo të ka skaduar.

Qeveria, vendosi të shtyjë vlefshmërinë e tyre edhe nëse nuk e kishit rinovuar.  Votimi u hap në orën 7 të mëngjesit dhe si rregull duhet të mbyllej në 7 në mbrëmje, por vijoi edhe më vonë në qendrat ku kishte radhë. Pasi kutitë të mbyllen, ato do të transportohen në 92 qendra numërimi, ku do të fillojë raundi i dytë i zgjedhjeve.

Kësaj here, votat do të numërohen dy herë. Në raundin e parë, do të numërohen votat  e partive, dhe do të shpallet rezultati kombëtar se sa mandate ka fituar secili subjekt.

Më pas, kutitë do të rihapen nga e para, dhe do të numërohen votat e kandidatëve, për të shpallur deputetët fitues të secilës parti që ka marrë mandate në Kuvend. Edhe kësaj here, pavarësisht disa përpjekjeve, komisionerët dhe numëruesit do të jenë politikë.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote: 3 588 869
Shkodër, 5 bashki  –  272 078 zgjedhës – 411 QV – 11 mandate
Lezhë, 3 bashki –  173 899 zgjedhës – 249 QV – 7 mandate
Durrës, 3 bashki  –  358 730 zgjedhës – 481 QV- 14 mandate
Tiranë, 5 bashki   –  910 494 zgjedhës – 1243 QV- 36 mandate
Fier, 6 bashki – 403 220 zgjedhës – 580 QV– 16 mandate
Berat, 5 bashki – 183 119 zgjedhës – 277 QV – 7 mandate
Vlorë, 7 bashki – 318 428 zgjedhës – 445 –  12 mandate
Kukës, 3 bashki – 83 027 zgjedhës – 141 QV – 3 mandate
Dibër, 4 bashki – 131 225 zgjedhës – 227 QV – 5 mandate (-1)
Elbasan, 7 bashki – 346 948 zgjedhës – 511 QV – 14 mandate
Korçë, 6 bashki – 284 363 zgjedhës – 427 QV –  11 mandate
Gjirokastër, 7 bashki – 123 270 zgjedhës – 207 QV – 4 mandate (-1)

Qarqe 12
Bashki  61
ZAZ  92
Njësia Administrative  383
Qendër Votimi  5199

https://youtu.be/ACId3D5I4VY

Minutë pas minute-gjithçka që po ndodh sot në Shqipëri

00:05– PS merr fitoren e parë, si u ndanë votat në bashkinë e vogël

23.50–Alibeaj: Kjo është fitore e madhe, falenderoj qytetarët që na besuan

23:47– Miliona euro investim për identifikim elektronik, por KQZ nuk arrin të nxjerrë rezultatin përfundimtar të pjesëmarrjes në zgjedhje

23:35– Si ndahen mandatet në Fier? Eksperti: PS 8 mandate të sigurta, sa merr PD e LSI

23:33– Pikëpyetje për LSI dhe surpriza nga minoriteti, projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet në Vlorë

23:29– Fillon numërimi në Vlorë, si ndahen mandatet sipas projeksionit në ABC

23:28– Nis numërimi i votave në Roskovec

23:10–Katër orë nga përfundimi i votimin, KQZ nxjerr përqindjen e pjesëmarrjes në proces

23:00– Plagosi policin në qendrën e votimit, arrestohet autori në Fushë-Arrëz

22:51– ABC zbulon rezultatin e saktë të zgjedhjeve, publikohet sondazhi që përcakton fituesin

22:50– Mbi 3 orë nga mbyllja e votimit, KQZ ende asnjë shifër zyrtare  për pjesëmarrjen

22:40– Probleme me numërimin në Maliq, nuk janë dorëzuar ende të gjitha kutitë

22:39–Mediat italiane jehonë zgjedhjeve: Rezultati i ngushtë mes forcave politike, opozita shpall fitoren

22:38– Eksperti në ABC: Nëse PD dhe LSI do hynin bashkë në zgjedhje do merrnin 73-78 mandate

22:30 — PROJEKSIONI/ PD rritet ndjeshëm në Elbasan, PS “çimenton” 7 mandate

22:18 — PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër

22:17 — Hapen dy kutitë e para, sa vota morën PD, PS dhe LSI

22:07–PD surprizon PS-në në Gjirokastër, projeksioni: Si ndahen mandatet

21:55– Projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet në Shkodër

21:55– Gara në Korçë, eksperti në ABC: PD-ja i merr PS-së një mandat, ndahen 5 me 5

21:14–Tutulani në ABC: Numrat tregojnë që opozita e ka barazimin në xhep

21:13: SONDAZHI/ Tutulani: PS merr 69 mandate, Tom Doshi nuk merr më shumë se dy deputetë

21:13: Eksperti zgjedhor: 62% e të rinjve kanë votuar opozitën

21:02–Eksperti në ABC: PS rrezikon të humbas edhe mandatin e 8-të në Fier

20:09–Meta apelon sërish: Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, sondazhet kanë prapavijë partiake

19:53–Me shishe me lëndë djegëse në dorë, shoqërohet i riu në Libofshë që tentoi t’u vinte flakën kutive

19:51–Përfundimi i votimit, Yuri Kim thirrje udhëheqësve: Mos supozoni rezultate, pranoni gjykimin e votuesve

19:44–Zëdhënësja e PS: Populli shprehu vullnetin, numëruesit të jenë korrektë

19:28–Celibashi: Procesi i numërimit do të fillojë sapo të dorëzohen të gjitha kutitë

19:17–Mbyllet orari zyrtar i votimit, Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi i zgjedhjeve

19:00–Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë

18:55–Mbyllja e votimit, Soreca: Ditë e mirë për demokracinë, tani fillon faza tjetër e rëndësishme


18:53–Braçe thirrje socialistëve: Bëhuni pjesë e fitores kundër vrasësve dhe hajdutëve


18:52–Dibra “model”, qyteti me pjesëmarrjen më të lartë në votime pas Tiranës, asnjë incident

18:50–Prag mbylljes së votimit, e buzëqeshur mes qytetarëve, ambasadorja amerikane në Elbasan

18:47–Votimi në prag mbylljeje, Hajdari thirrje qytetarëve: Zbukurojeni gishtin

18:35–Votoi në Shqipëri, Grenell për Kurtin: Ndërkombëtarët duhet të jetë dyshues ndaj motiveve

18:34–30 minuta nga mbyllja e procesit, Luigi Soreca: Vëzhgimi në qendrat e votimit vazhdon

18:28–“Votoni, votoni, votoni”, Kryemadhi-shqiptarëve: Bëhuni pjesë e ndryshimit

18:23–Kërcënuan dhe dhunuan kundërshtarin e tyre politik, pranga 62 vjeçarit në kërkim dy vëllezërit në Tropojë

18:20–Ambasada e SHBA: Do jemi në qendrat e votimit deri në fund, me ju deri sa të dalin rezultatet

18:18–Meta nga Vlora: Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot, jemi njohur si vend problematik për zgjedhjet

18:14–“Dilni tani dhe votoni”, Basha: Edhe një orë për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë

18:12–LSI në Kuçovë denoncon: Persona të lidhur me PS po shoqërojnë votuesit në qendra votimi

17:59– Pas burgut në Fier, përfundon procesi i votimit edhe në Drenovë

17:56– Goditet me gurë një qendër votimi në Elbasan, dyshohet se autori është një i dehur

17:52– 60’ nga mbyllja e kutive, Rama thirrje qytetarëve: Dilni votoni

17:50– Vetëm një orë larg mbylljes së procesit të votimit, KQZ: Shkon në 43.73 % numri i votuesve

17:49– Një orë nga mbyllja e votimeve, Basha i bën thirrje qytetarëve përmes VIP-ave të njohur shqiptarë

17:45– Incidenti në sheshin “Skënderbej”, BBC i bën jehonë veprimit të guximshëm të Klodianit

17:35– “Ne jemi çuna lagje”, vrasja e Xhuvanit si hije mbi votuesit në lagjen “5 Maji” të Elbasanit

17:31– Përfundon votimi te burgu i Fierit, kanë hedhur votën 186 të dënuar dhe të paraburgosur

17:26– Komisioneri i fut kyçin votimit 3 orë para orarit zyrtar: Po rrija kot, njerëzit janë në Itali

17:16– Drejtuesi i PD: Po ju thërret Shkodra, dilni dhe votoni, ku ka radhë, KQZ të shtyjë mbylljen

17:05– Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Mustafaj: Tentativat për manipulim do të jenë të vështira

17:00– Meta në Fier: Proces i qetë, situata të vijojë kështu edhe gjatë numërimit, kontribut për integrimin në BE

16:57– 2 orë nga mbyllja e votimit, pas Bashës, niset edhe Rama për në Durrës

16:55– Basha qytetarëve të Durrësit: Trokisni në dyert e atyre që s’kanë votuar, ndihmoni të moshuarit

16:45– KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 40.80% e shqiptarëve, 48.74% në Tiranë

16:37–Incident në një qendër votimi në Maliq, vëzhguesi i PD përplaset me një çift, çfarë thonë dëshmitarët

16:33- Votimi i Kurtit në Shqipëri, raportuesja për Kosovën në PE: E pa pranueshme

16:26–Basha publikon videon, shfaqet entuziast në takime me qytetarët

16:23–Nga Kosova në Tiranë për zgjedhjet, Lekaj: Familja ime votoi 3 parti të ndryshme, klima politike të jetë e qetë

16:19–KQZ: Vijon normalisht procesi i votimit, deri në orën 16:00, votuan 38.04 % e qytetarëve

16:08–Bujar Nishani voton për herë të parë me vajzën, publikon “selfie-n” nga qendra e votimit në Lundër

16:02– Fotografoi votën, shpallet në kërkim 54-vjeçari në Vlorë, policia jep detajet

15: 59– Kryeqytetasit dalin masivisht në votime, KQZ: Deri në 15:00 në Tiranë kanë votuar 43.7 %

15:40– Kim e Soreca ndjekin votimin në Durrës: Shqiptarët po e bëjnë detyrën, kandidatët të presin rezultatin

15:39– “Mos prisni një shans të dytë”, Basha tjetër thirrje nga Elbasani: Dita juaj, dilni votoni

15:37– Normalizohet situata me aplikacionin e KQZ-së

15:34– Kryetari i KZAZ Belsh: Procesi vijon normalisht në 40 qendra, vonesa në votimin elektronik

15:23– Shqipëria vendos, Milaim Zeka: Kurti ndërhyri në zgjedhje në Shqipëri, si Vuçiç në Kosovë

15:22– Tonet e ashpra të presidentit, Meta: Zërin e kam ngritur kur këtu nuk funksionojnë të tjerat

14: 57– Tirana dhe Dibra qarqet me pjesëmarrjen më të lartë, KQZ: Deri në 14:00 votuan 35.6%

14: 45– Shpallet në kërkim qytetari që fotografoi votën në Vlorë

14:43– Tentoi që të fotografonte votën, arrestohet një 32-vjeçar në Shkodër

14:27– Celibashi: Na sulmuan aplikacionin e KQZ që tregon të dhënat e pjesëmarrësve në votim

14: 11– Pjesëmarrja në rritje, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve

14:03– Një tjetër rast ku fotografohet vota, kapet qytetari në Vlorë

13:55– Disa orë pasi votoi, Basha shfaqet entuziast në rrugët e Tiranës, takon qytetarët i buzëqeshur

13:52– Qytetari fotografoi votën, PD në Vlorë denoncon rastin

13:35– Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare votojnë

13.20– Vijnë nga mali për të votuar në atdhe, anëtari i PD-së në Devoll: S’janë lejuar

13.14– “Votuesit e Rilindjes merren me makinë nga kufiri” , Tavo denoncon përfaqësues të PS e policinë kufitare Kakavijë

12:58– Voton djali i madh i kryeministrit Rama, Gregu tregon momentin publikisht

12:54– Pjesëmarrja në votime, KQZ: 27.18% e qytetarëve kanë votuar deri në 12:00

12:29– Fatmir Mediu: Kjo është dita juaj, dilni dhe votoni

12:13–Pas Elbasanit Meta mesazh qytetarëve nga Shijaku: Ruani qetësinë e votoni në mënyrë demokratike

12:03–Fatos Nano voton bashkë me të shoqen në Tiranë: Pjesëmarrje e ulët, erdha t’i nxis pak

12:00–Votime në kontejner, qytetarët në radhë në Bulevardin e ri në Kashar

12:00–Shqipëria voton, KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 20.70% e qytetarëve

11:49–Meta nga Elbasani: Vëzhgimi nga të huaj me shumë rëndësi, shkoni dhe votoni

11:44–Basha: Dilni dhe vendosni me votën tuaj për vendin tonë

11:38–Fotografoi votën, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë


11:36–Deputetja e Kuvendit të Kosovës vjen në Shqipëri për të votuar: Ka qenë ëndërr


11:32–Jozefina Topalli voton: Ndryshimi fillon te kutia e votimit


11:30-
FOTO/ E veshur me fustan të bardhë, nusja në Kavajë shkon të votojë përpara dasmës

11:26–97-vjeçarja i drejtohet kutive të votimit: Edhe sot për herë të fundit, votoni të gjithë

11:22-Tirana shkon masivisht në votime

11:17–Ti vendos”, Soreca apel qytetarëve në gjuhën shqipe: Europa po ju shikon

11:14–Kandidatja e PD-së përplaset me kreun e bashkisë së Divjakës

11:11–Ish-drejtori i policisë përplaset me përfaqësuesit e PD-LSI në Memaliaj

11:10—Votojnë Mziu dhe Imeri: Dibranët e kanë kuptuar mesazhin e ’97, për Maqellarën të vendosë Prokuroria

11:09–Dyshonin se po blinte vota, dy persona bllokojnë kryetarin e një subjekti politik në Dibër, vihen nën hetim

11:07–Konfliktohen komisionerët, Celibashi: Ndërpritet procesi i votimit në Lekbibaj, po marrim masat

11:04–KQZ: Deri në orën 10:00 kanë votuar 16.49% e qytetarëve

11:04–Meta për ABC: Sot jam i qetë sepse fjalën e ka sovrani, prokuroria të hetojë krimet zgjedhore

11:00–Celibashi: Në 142 qendra votimi dështon identifikimi elektronik, procesi në përgjithësi i qetë

10:54-Gacek: Vëzhguesit e ODIHR janë në 12 qarqe, nesër do të keni të gjitha përgjigjet

10:43–Floriana Garo thirrje qytetarëve nga Durrësi: Dilni herët dhe votoni për t’i dhënë shpresë vendit

10:30–Incident në Berat, qytetarja akuzon komisioneren: Më nxorën të pavlefshme fletën, e grisa

10:30–Voton kryeministri Edi Rama me simbolin e partisë: Gjuani penalltinë tuaj

10:28--Jorida Tabaku shfaqet në qendrën e votimit me vajzat binjake dhe djalin 1-vjeçar

10:21Alizoti: Dhunohet fizikisht një vëzhgues i PD-së, çdo gjë e filmuar, Klosi të mbajnë përgjegjësi

10:16–Ngatërrohen kutitë e votimit, ndërpritet procesi i votimit në dy qendra votimi në Cërrik

10:15–Tre orë nga nisja e votimit, Celibashi tregon si paraqitet situata në Shqipëri

10:14–Meta në Elbasan: U raportuan probleme, telefonova Sorecën! Dy gishtat? E ngre dhe grushtin

10:09–Shqiptari i Kosovës voton në Qerret: Nuk ka probleme, procesi është i qetë


10:06–Voton Sali Berisha: Po shkojmë drejt fitores


10:05–Nga patronazhimi, konflikti Meta-Kim, mediat greke jehonë zgjedhjeve në Shqipëri

10:05–Kapet duke fotografuar votën, komisionerët në Gjirokastër raportojnë rastin në polici

10:03–Voton Ogerta Manastirliu, apel për qytetarët për pjesëmarrje

09:27–Zëdhënësja e KQZ: Në rreth 100 qendra votimi identifikimi biometrik ka dështuar

09:25–Ambasadori Duncan Norman bën thirrje nga Durrësi: Shkoni të votoni

09:14–Kim monitoron procesin në Shkodër: Çdo qytetar të votojë i lirë dhe larg çdo ndërhyrje

09:12–Policia: Jemi në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme

09:04–Procesi i votimit në Qerret has vështirësi, punëtorët e ndërtimit probleme me shenjat e gishtave

09:04—Voton Lulzim Basha: Sot është dita e Shqipërisë dhe e demokracisë, dilni dhe votoni

09:03–“Dita e shqiptarëve”, Meta për “ABC”: Jam në kontakt me trupin diplomatik

09:00–Ambasadori i BE monitoron zgjedhjet: Shumë njerëz po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë

08:57–Albin Kurti voton në Shqipëri: Bëni zgjedhjen e duhur

08:50–KQZ: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 08:00

08:46–“Lusim Zotin të mos ketë incidente”, voton famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër

08:30–Probleme me votimet në Dibër, kryetari i KZAZ: Ka qendra ku nuk ka filluar procesi

08:20–BE: 50 ekipe në terren, po monitorojmë zgjedhjet në Shqipëri

08:18–Voton Gramoz Ruçi: Kushdo që do mundohet të bëjë pis procesin duhet të ndëshkohet

08:09–Mungojnë komisionerët në Elbasan, sqaron LSI: KZAZ nuk u ka dërguar emërimin


08:03–Komisionerët e PS nuk pranojnë të LSI-së, bllokohet votimi në 2 qendra në Selenicë

07:51–“Votoni për mua”, Basha publikon videon me një mesazh për qytetarët

07:50–Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik, në dy qendra në Berat nuk ka nisur votimi

07:45–Shqipëria voton, 5427 efektivë në terren, 4 detyrat e policëve për zgjedhjet

07:40–23 mijë qytetarë me COVID-19 sot nuk kanë të drejtë të votojnë

07:36–Shqipëria vendos/ Sot votojnë 2791 të burgosur, kategorive që u ndalohet

07:30–Risitë e zgjedhjeve, nga kamerat në çdo qendër, te votimi dhe numërimi elektronik

07:26–“Jam me COVID-19”, nëna rezulton e infektuar, djali largohet nga komisioni i votimit në Vlorë

07:25–Voton Monika Kryemadhi: Jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në

07:20–Rama mesazh shqiptarëve: Të tregojmë sot, se përtej bindjeve për ne është Shqipëria

07:20–KUJDES! Hap pas hapi, procedura si votohet, gabimet që nuk duhet të bëni

07:05–Të votosh në kohë pandemie, rregullat që duhet të ndiqni

07:00–Shqipëria vendos, Meta: Po iki drejt zyrës në krye të detyrës

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!