Kongresi Amerikan ka certifikuar votat elektorale të Joe Biden, duke e bërë këtë të fundit zyrtarisht president të 46 të SHBA-ve. Numërimi i tre votave elektorale të Vermont konfirmoi Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun 270 të nevojshëm për të fituar presidencën. Pas vendimit, Trump premtoi transferim “të qetë” të pushtetit tek Biden më 20 janar.
Certifikimi erdhi pasi protestuesit pro-Trump sulmuan godinën Kapitol të SHBA të mërkurën më herët. Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u pezullua për disa orë kur protestuesit mësynë Kapitolin. 4 persona humbën jetën si pasojë e trazirave, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Mbi 50 persona u arrestuan nga policia për aktet e dhunës.
Policia u kërkoi dje të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrigeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur, ndërsa i shoqëroi anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie. Presidenti Trump u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë, por tashmë ishte tepër vonë. CNN e cilësoi si një sulm mbi demokracinë atë që po ndodh, teksa një gjë e tillë, sulmi kundër një institucioni nuk është parë në SHBA që kur britanikët dogjën Kapitolin pas betejës së Bladensburgut më 24 gusht 1814, pra mbi 200 vite më parë.
-Përditësimi minutë pas minute
09:59—Joe Biden zyrtarisht president, “dorëzohet” Trump: Do ketë tranzicion të qetë në 20 janar (lexo këtu)
09:40—Kongresi Amerikan certifikon fitoren, Joe Biden zyrtarisht president i SHBA (lexo këtu)
09:28—Protestat në SHBA, jep dorëheqjen zv.këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (lexo këtu)
08:56—Bush dhe Clinton dënojnë dhunën: Kjo s’mund të ndodhte në vendin tonë (lexo këtu)
08:17—Bota reagon pas dhunës në Kapitol: Sulm ndaj demokracisë (lexo këtu)
08:00—Trazirat me 4 të vdekur, policia: Situata në Kapitol është vënë nën kontroll (lexo këtu)
07:52—Dhuna në Kapitol, zgjatet me 15 ditë gjendja e jashtëzakonshme në Washington (lexo këtu)
07:51—Dhuna në Kongres, dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë (lexo këtu)
07:45—Trazirat në Capitol Hill, Twitter dhe Facebook pezullon llogarinë e Trump (lexo këtu)
07:30—Trazirat në SHBA, humbin jetën 4 persona, arrestohen 52 protestues (lexo këtu)
07:01—SHBA: Kongresi rifillon punimet pas dhunës (lexo këtu)
22:25—Trump-amerikanëve: E di që jeni të lënduar, por shkoni në shtëpi (lexo ketu)
22:13—NATO: Skena tronditëse në Uashington, rezultati zgjedhjeve të respektohet (lexo ketu)
22:10—Biden: Jam i shokuar, demokracia nën një sulm të paprecedent (lexo ketu)
22:08—Përkrahësit e Trump brenda Kongresit në SHBA (Pamjet shiko ketu)
22:01—Vendoset në lëvizje Garda Kombëtare për të marrë kontrollin e Kongresit (lexo ketu)
21:59—“Pushtimi” i Kapitolit, Pence: Dhuna duhet të marrë fund, ky sulm nuk do të tolerohet (lexo ketu)
21:50—Përleshje në Kapitol, protestuesit thyejnë xhamat për t’u futur në ambiente të tjera (lexo ketu)
21:48—Të shtëna dhe kaos brenda Kongresit në SHBA, CNN: Po sulmohet demokracia (lexo ketu)
21:40—Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, kaos dhe anarki, çfarë po ndodh në SHBA (lexo ketu)
21:28—Kaos në Uashington: Një grua plagoset rëndë në kraharor, në ambientet e Kapitolit (lexo ketu)
21:26—Trump “sulmon” Pence: S’ka guxim të mbrojë Kushtetutën dhe vendin (lexo ketu)
21:19—Trump sërish thirrje turmës: Jo dhunë! Ruani qetësinë ne jemi partia e ligjit dhe rendit (lexo ketu)
21:12—Protestuesit “pushtojnë” Kapitolin, në Uashington raportohet për bomba të mundshme (lexo ketu)
20:57—Kaos në SHBA: Pezullohet votimi për certifikimin e Biden, Pence evakuohet nga Kapitoli (lexo ketu)
20:43—Protestuesit mësyjnë Kapitolin, Trump thirrje për ruajtjen e qetësisë (lexo ketu)
20:03—Mbështetësit e Trump sulmojnë gardhin rrethues, evakuohen disa zyra të Kongresit në SHBA (lexo ketu)
19:46—Trump nuk dorëzohet: Nuk do ta pranoj humbjen, ne fituam thellë, tani e ka në dorë Pence (lexo ketu)
Abcnews.al