Atentat në Vlorë, 2 persona ekzekutohen brenda makinës, vendi tronditet nga vrasjet në 24 orët e fundit

schedule12:35 - 18 Gusht, 2022

schedule 12:35 - 18 Gusht, 2022

Qyteti i Vlorës është tronditur këtë mëngjes nga një atentat mafioz, ku sipas informacioneve paraprake dy persona janë vrarë me armë teksa po udhëtonin me makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Panaja, në autostradën Vlorë-Levan.

Makina ka qenë në ecje e sipër, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri ndaj shënjestrës së tyre.

Policia ndodhet  në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.

Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë.

13:25-Atentati në Vlorë i mirëmenduar, autorët i bënë pritë viktimave në ditën që po udhëtonin me makinë ta pa blinduar

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me dy viktima në Vlorë.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan.

Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpat Lena përdorte vetëm  mjete të blinduara kur qarkullonte, raporton abcnews.al.

Ndërsa sot ka ndryshuar mjet,  duke marrë  makinën që u bë shosh nga plumbat sot, e cila nuk ishte e blinduar.

Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur nga Vlora.

Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit

12:23 – VIDEO/ I dolën paralel dhe hapën zjarr, makina e viktimave u bë “shoshë” nga plumbat

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë në një atentat mafioz në aksin Vlorë-Levan. Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajas kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Mësohet autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.

12:07 – Sot u ekzekutua në Vlorë, Shpati Lena u kap me armë por u lirua, cilat janë dy pistat ku po heton policia

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Po ashtu edhe miku i tij Hakim Xhezo ishte i njohur për policinë pasi ishte dënuar me 14 muaj burg për trafik lëndësh narkotike.

Burime për ABC bëjnë të ditur se Shpati Lena ka qenë shënjestra e këtij atentati. Pistat kryesore janë hakmarrja dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Lena u lirua  Shpati Lena në 26 Mars 2022

Njoftimi në atë kohë: Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj.  Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Paves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete.

11:42- Dy viktimat e sotme në Vlorë morën pjesë në vrasjen e “Arbenit të Çeçesë”, si ndodhi sherri për një kalë në 2019

Shpati Lena 37-vjeç u eliminua sot në një atentati mafioz bashkë me mikun e tij Hakim Xhezo. Dy viktimat udhëtonin me makinën e tyre tip “Mercedez B-Class”, ku një makinë tip “BMW” i ka parakaluar dhe personat që ishin brenda saj kanë hapur zjarr duke i lënë të vrarë në vend. Makina e viktimave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa pak minuta pas ngjarjes makina e autorëve është gjetur e shkrumbuar Çerven të Fierit.

Shpati Lena është një emër i njohur për policinë e shtetit. Ai prej vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në krim të vrasjes së Arben Beqirajt në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj ata lëviznin të lirë në qytet. Ai u arrestua 23 mars të këtij viti bashkë me Ariel Kingjin.  Dyshja së bashku me Kristo Drolli u arrestuan teksa lëviznin të lirë me makinë. Ata lëviznin me armë në lagjen “Uji i Ftohtë”

Si ndodhi ngjarja ku u përfshinë të arrestuarit?

Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.

Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezot. Teksa kanë shkuar për t’u sqaruar, janë në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e Nesim Hodaj.

Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik. Autor i vrasjes ka qenë Eduart Xhezo, i arrestuar, teksa shoku dhe kunati i tij kanë bashkëpunuar në krim.

11: 20- Atentati në Vlorë, Artan Hoxha: Kujdes spiunët, autorët zhduken pa lënë gjurmë, sezoni veror vazhdon

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.

I revoltuar nga ngjarja e rëndë, Hoxha shkruan në Facebook, se ashtu sikur tashmë është bërë e udhës autorët zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa thotë se emrat e viktimave nuk janë identifikuar ende nga policia, gjë që sipas tij tregon pamundësinë e policisë për të zbardhur ngjarjen në kohë.

“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime),
duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit…

Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare…
Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.

11:16- Identifikohen 2 viktimat e atentatit në Vlorë, 34 dhe 37-vjeçari vdiqën nga breshëria e kallashnikovit

Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë.

Abc mëson se bëhet fjalë për Shpati Lenën, 37 vjeç dhe Hakim Xhezon, 34 vjeç.

Makina “Mercedes Benz C Class” me të cilin udhëtonin viktimat u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ishte në ecje në autostradën Vlorë-Levan.

Dyshohet se autorët, të cilët lëviznin me një makinë tip “BMW” kanë qenë tre, dy në rolin e ekzekutorit dhe një në rolin e shoferit.

Një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve u gjet e djegur në Çerven të Fierit, pak minuta pas ngjarjes.

“Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane”, bëri me dije policia.

Po sipas policisë, drejt viktimave është qëlluar me 3 armë zjarri kallashnikov dhe drejt tyre janë zbrazur 30 plumba.

Autorët i kanë ndjekur viktimat, të cilët lëviznin nga Vlora në drejtim të Fierit, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar. Automjeti i viktimave më pas ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Policia ndërkohë ka blinduar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

11:16- Dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Vlorë, mjeti që u gjet i djegur kishte targa italiane

Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima në Vlorë. Policia bën me dije se automjeti që u gjet i djegur në Çerven, i cili dyshohet se i përkiste autorëve, kishte targa italiane.

“Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane, ndërsa të vrarë me armë zjarri kanë mbetur 2 shtetas”, njofton policia.

Dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz” në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Autorët i kanë ndjekur viktimat derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.

11:12- Atentati në Vlorë, momenti kur trupat e pajetë nxirren nga makina, ende të paidentifikuar

Dy trupat e pajetë të cilët u vranë nga një atentat mafioz në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë, janë nxjerrë nga makina, e cila pasi është qëlluar me breshëri plumbash ka përfunduar në një kanal.

Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.

Viktimat po iknin nga Vlora për në Fier, të njëjtën rrugë po bënin edhe autorët.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.

Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë.

10:48-  Atentati në Vlorë, reagon policia: U qëllua me 3 armë zjarri automatike

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin në Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz”.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

10:35- DETAJET/ Si ndodhi atentati në Vlorë, autorët ndoqën në autostradë shënjestrën e tyre

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë brenda makinës.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.

Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.

Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Frakull në Fier, e vila dyshohet se i përket autorëve.

10:33- Shqipëria si Palermo e viteve ‘70, 4 të vrarë në më pak se 24 orë

SHQIPËRI – Ngjarjet e fundit që kanë tronditur Shqipërinë në 24 orët e fundit, të kujtojnë Palermon  e viteve 70”, ku krimi ishte shtrirë në të gjithë vendin.

Në më pak se 24 orë 4 persona janë vrarë në qytete të ndryshme. Dy të fundit u qëlluan me breshëri arme në aksin Vlorë-Levan. Viktimat lëvizin me një makinë “B -Class”, ndërsa makina e atutorëve u ka dal paralel dhe ka hapur zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Vetëm pak pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit. Viktimat dhe autorët ende nuk janë identifikuar.

Kujtojmë se dy krime të tjera ndodhën në Sarandë dhe në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Në Sarandë u vra një 41-vjeçar nga dy vëllezër kamarier që punonin në një hotel. Policia njofton se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Xhanelo Tarja e Xhoi Tarja të cilët ishin të punësuar tek një hotel në zonën ku ndodhi krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale. Sherri mësohet se ka ndodhur për një vend parkimi mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Tarja të cilët ishin punësuar përkohësisht në Sarandë. Pasi sherri ka përfunduar në përleshje dy vëllezërit kanë qëlluar me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu, i cili si pasojë  e humbjes së madhe të gjakut ka ndërruar jetë.

Në Elbasan, vetëm 18-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmë. Policia ka dhënë detajet. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.

10:16- Makina shoshë nga plumbat përfundoi në kanal, dalin pamjet nga atentati me dy të vrarë në Vlorë

Abc ka siguruar pamjet pas atentatit në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit.

Pas ngjarjes, shoferi me sa duket ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ambulanca.

Ende nuk dihet identiteti i personave që ndodheshin në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi mbikalimit të Panajasë.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se janë qëlluar ndërsa makina “Mercedes Benz C Class” ishte në lëvizje.

Menjëherë pas ngjarjes një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes, është gjendur në Frakull të Fierit.

10:08- Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Një makinë e djegur është gjendur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se është e autoreve të vrasjes në Vlorë.

Dyshohet se dy persona kanë mbetur të vrarë në autostradën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.

Sipas burimeve, ata janë qëlluar teksa ishin në lëvizje me kallashnikov.

10:06-Breshëri plumbash drejt makinës në Vlorë, rëndohet bilanci, dyshohet për dy të vrarë

Pas dy vrasjeve të një dite më parë në Elbasan dhe Sarandë, Shqipëria ditën e sotme është tronditur nga një atentat në Vlorë.

Dy persona kanë mbetur të vrarë pasi janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda një makine.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se viktimat janë qëlluar ndërsa makina ishte në lëvizje.

Sakaq, menjëherë pas ngjarjes polica ka gjetur një makinë të djegur të Çerven të Fierit.

Dyshohet se makina i përket autorit/autorëve të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!