LIVE/ 19 ditë luftime, Ukraina insiston në takim midis presidentëve, Moska zgjeron ofensivën e saj

schedule15:03 - 14 Mars, 2022

schedule 15:03 - 14 Mars, 2022

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë sot një rund të ri bisedimesh për paqe. Dmitry Peskov, negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës.

Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelensky, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit.

Të dielën, Zelensky tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë.

“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë – të bëjë gjithçka për të siguruar një takim të presidentëve. Takim që jam i sigurt se njerëzit po e presin”, tha Zelensky në një video-adresim.

Rusia ka thënë më herët se Kremlini nuk do të refuzonte një takim të tillë, për të diskutuar çështje “specifike”, por nuk ka pasur detaje të mëtejshme në këtë drejtim.

Ushtria ruse ka sulmuar një bazë stërvitore ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Javoriv. Së paku 35 njerëz janë vrarë dhe mbi 130 janë plagosur.

Luftimet në zonat jashtë kryeqytetit Kiev kanë vazhduar. Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje në qytetin pranë, Irpin. Brent Renaud, 50 vjeç, ka punuar më herët për gazetën New York Times. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov, ka thënë se ai është qëlluar nga ushtarët rusë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në gati 2.7 milionë. Shifra e të zhvendosurve të dielën është rritur për më shumë se 100,000 krahasuar me një ditë më herët. Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, ka thënë se ky është eksodi më i madh i refugjatëve në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

20:55-E izoluar nga sanksionet e Perëndimit, Rusia gati të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit

Rusia është e gatshme të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit për të ruajtur stabilitetin e tregut të brendshëm. Lajmin e bëri të ditur, sipas Interfax, zëvendëskryeministrja ruse Victoria Abramchenko në Telegram.

Abramchenko theksoi se ka miratuar “aktet e paraqitura nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë për ndalimin e eksportit të sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar nga Federata Ruse deri më 31 gusht, si dhe atë të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor”.

Ministria e Bujqësisë tha për Interfax se ndalimi i eksporteve mund të hyjë në fuqi nesër.

20:28-Kremlini: Nuk kemi ende një kërkesë për mbajtjen e bisedimeve Putin-Zelensky

Rusia nuk ka marrë ende një kërkesë që presidenti Vladimir Putin të bëjë një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur më herët se mundësia e një takimi mes dy liderëve nuk përjashtohet.

Zelensky ka bërë thirrje më parë për bisedime kokë më kokë me Putinin, pasi është shprehur se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës. Peskov tha gjithashtu sot se nuk ka pasur diskutime për një takim të mundshëm midis Putinit dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Disa ditë përpara se trupat ruse të pushtonin Ukrainën, Shtëpia e Bardhë tregoi se çdo takim i tillë fillimisht do të kërkonte një de-përshkallëzimin të situatës nga ana e Putinit.

19:40-BE, gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka bërë gati paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenca franceze nuk ka dhënë detaje rreth paketës, por përmes një postimi në Tëitter, thuhet se SHBA do të vijojë me ndëshkimin e oligarkëve të vendit nga pikëpamja komerçiale. Kjo do të thotë që sanksionet mund të prekin edhe tarifat e importeve/eksporteve.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, mund të vendoset embargo  në metalet ruse, eksportet e mallrave luksoze ( përfshirë këtu makina që kushtojnë më shumë se 50 mijë euro) dhe pezullimin e investimeve në kompanitë e naftës e në sektorin e energjisë.

Lista e oligarkëve të sanksionuar pritet gjithashtu të zgjerohet duke përfshirë pronarin e Chelsea, Roman Abramovich, i cili tashmë është goditur nga Britania e Madhe

19:15-Një ditë pas vrasjes së reporterit amerikan, një gazetar i Fox News plagoset rëndë në Ukrainë

Një gazetar i Fox News është plagosur ndërsa raportonte në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Duke njoftuar lajmin drejtpërdrejt në transmetim, John Roberts, bëri të ditur se informacionet rreth ngjarjes janë të pakta por shtoi se ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mësuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, njoftoi më herët se një gazetar perëndimor ishte plagosur sot ndërsa shtoi se ai ndodhej nën kujdesin e mjekëve ukrainas.

Kujtojmë se një gazetar amerikan i pavarur, Brent Renaud humbi jetën ditën e djeshme në Irpin.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov njoftoi dje se Renaud u shënjestrua nga ushtarët rusë. Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Kolegu i tij,  i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po filmonin refugjatët që po largoheshin.

18:13-Pushtimi i Ukrainës, Scholz takon Erdoganin: Rusia t’i japë fund luftës

Gjatë një takimi në Ankara, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord mbi nevojën për të rritur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Presidenti turk nga ana e tij theksoi se do të intensifikojë procesin në mënyrë që të ketë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës. Kancelari gjerman tha se aktivizimi i Traktatit të Montreux  dhe ndalimi i kalimit të Ngushticës ishte një hap i rëndësishëm i Turqisë. Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që t’i japë fund luftës në Ukrainë tani.

Vizita e sotme në Turqi ishte vizita e parë e Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor. Nga ana tjetër, Turqia thotë se mund të lehtësojë bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, por thekson se fillimisht duhet të ketë një armëpushim dhe krijimin e korridoreve humanitare.

18:09 –SHBA paralajmëron Kinën: Do të përballeni me pasoja nëse ndihmoni Rusinë

Uashingtoni ka paralajmëruar Kinën që të mos tentojë të ndihmojë Rusinë ndërsa Kremlini po përballet me sanksionet e vendosura nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, raportohet se i “ngriti drejtpërdrejt dhe shumë qartë” Pekinit shqetësimet e tij gjatë bisedimeve me një diplomat të lartë kinez, Yang Jiechi, në Romë, Itali.

Ai tha se Amerika po vëzhgon me shumë vëmendje shkallën në të cilën Kina po ofron ndonjë mbështetje për pushtimin e Presidentit Putin. Përpara takimit në Romë, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia i kishte kërkuar tashmë Kinës ndihmë ushtarake. Pekini e cilësoi deklaratën e SHBA-ve si dezinformuese.

18:05-Aktivisti hap dyert e vilës së vajzës së Putin për refugjatët ukrainas: Është blerë me para të vjedhura

Policia franceze ka arrestuar një aktivist, i cili ka bastisur shtëpinë e vajzës së Vladimir Putin në Biarritz.

Sipas medias ukrainase ‘UNIAN’ aktivisti francez Pierre Afner, ka hyrë në rezidencës në pronësi të vajzës së Putin, 35-vjeçares Katerina Tihonova dhe ka ndërruar bravat e dyerve, ndërsa e ka kthyer atë në një rezidencë qëndrimi për emigrantët që vijnë nga Ukraina.

“Aktivisti francez Pierre Afner hyri në vilën e vajzës së Putinit, Alta Mira në Biarritz, ndërroi bravat dhe deklaroi se vila ishte gati të pranonte refugjatët ukrainas”, shkroi gazetari Stein në Twitter.

17:49-Rusët sulmojnë një kullë televizive, 9 të vrarë në Ukrainë

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në një kullë televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës të hënën, sipas guvernatorit Vitaliy Koval.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shtoi: “Ka ende njerëz nën rrënoja”.

16:54-Lufta në Ukrainë, Biden pritet të udhëtojë së shpejti drejt Europës

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë në Europë, bëjnë me dije burime brenda ‘Shtëpisë së Bardhë’ për CNN, raporton Abcneës.al.

Sipas burimeve zyrtarët amerikanë kanë folur për një vizitë të Biden në Europë, ndërkohë që sulmi rus mbi Ukrainë po vijon.

Udhëtimi i Biden do të vinte pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.

16:49-OKB: 636 civilë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se të paktën 6236 civilë janë vrarë gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Në një deklaratë të dhënë ditën e hënë nga agjencia e OKB theksohet se midis viktimave janë  6 vajza, 10 djem dhe 30 fëmijë të tjerë të gjinive të cilët nuk dihen ende. Nga ana tjetër, të paktën 1125 civilë janë plagosur.

Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa ajrore. OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur luftime të ashpra është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

15:50 –Ministri ukrainas thirrje Perëndimit: Bojkotoni kompanitë ndërkombëtare që kanë ngelur hapur në Rusi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha sot se presioni ndaj sanksioneve kundër Rusisë duhet të rritet dhe bëri thirrje për një bojkot global të kompanive ndërkombëtare që operojnë në Rusi.

Duke informuar gazetarët për luftën Rusi-Ukrainë, Kuleba u bëri thirrje gjithashtu porteve ndërkombëtare të ndalojnë kalimin e anijeve dhe mallrave ruse.

“Kompanitë ndërkombëtare duhet të largohen nga Rusia për arsye etike dhe praktike,” tha Kuleba.

Rusia është goditur nga një sërë sanksionesh ndërkombëtare për pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

15:49 –Sulmi në Donetsk, reagon Ukraina: Pretendimet e Rusisë të rreme

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimin e Rusisë e cila tha se 20 civilë u vranë dhe 28 u plagosën nga një raketë ukrainase.

Sipas rusëve një raketë me ngarkesë grumbulluese shpërtheu në qytetin e kontrolluar nga separatistët në Ukrainën lindore. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka ofruar asnjë provë për këtë pretendim kurse Ukraina ka mohuar të ketë nisur një sulm.

“Është padyshim një raketë ruse ose një municion tjetër, nuk ka kuptim të flasim për të,” tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Leonid Matyukhin në një konferencë.

Separatistët pro-rusë që kontrollojnë një pjesë të rajonit të Donetskut të Ukrainës thanë më herët se një fëmijë ishte në mesin e të goditurve nga sulmi.

Ukraina ka mohuar se po përpiqet të rimarrë me forcë qytetet lindore Donetsk dhe Luhansk, nën kontrollin e forcave të mbështetura nga Rusia që nga viti 2014.

15:35-Bisedimet e paqes mes Ukrainës e Rusinë ndërpriten deri të martën

Bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë janë ndërprerë për sot dhe do të rinisin sërish nesër. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka pasur progres në negociata e sotme.

Më herët gjatë ditës së sotme, këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se bisedimet kanë qenë “të vështira” për shkak të “sistemeve të ndryshme politike mes dy vendeve.”

Ai shtoi se Ukraina lejon “dialogun të lirë” mes popullit të saj, ndërsa Rusia shfaq “shtypjen përfundimtare të shoqërisë së saj”.

15:24- Gjermania: Bojkoti i naftës dhe gazit rus mund të shkaktojë varfëri masive

“Nëse bojkotojmë menjëherë naftën dhe gazin rus, do të kemi mungesa të mëdha furnizimi në Gjermani,” tha ministri i ekonomisë dhe energjisë Robert Habeck, shkruan The Guardian

Ai parashikoi “papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk do të kenë mundëis të ngrohen apo të furnizojnë makinat” nëse vendi i tij ndalon përdorimin e naftës dhe gazit rus.

Shumë pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania: 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës  që përdoret në vend vjen nga Rusia, për të cilën vendi paguan qindra mijëra euro në ditë.

15:23-Ministri izraelit: Vendi jonë s’do jetë strehë për oligarkët rusë

Ministri i Jashtëm izraelit, Jair Lapid bëri të qartë se Izraeli nuk do të shërbejë si vend strehë për oligarkët rusë, e as nuk do përdoret nga rusët që t’i shpëtojnë sanksioneve nga Perëndimi.
Ministri i Jashtëm Jair Lapid tha se autoritetet financiare, bankare dhe të aviacionit të vendit po koordinonin për këtë çështje.

“Izraeli nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe vendeve të tjera perëndimore,” tha Lapid në një deklaratë gjatë një vizite në Sllovaki.

Deklarat vjen pasi një dyshohet së një aeroplan është përdorur nga oligarku i sanksionuar Roman Abramovich dhe është ulur në Izrael, por ministri i Jashtëm thotë se vendi nuk është një strehë për biznesmenët rusë që i nënshtrohen “ngrirjes” ndërkombëtare të aseteve.

Sipas burimeve për Reuters një aeroplan i përdorur nga miliarderi rus Abramovich fluturoi dje në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, duke konfirmuar raportet në mediat izraelite.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme nuk përmendej avioni. Një zëdhënës i ministrisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Sipas burimit, avioni pritej të nisej nga Izraeli më vonë të hënën.

15:08- Në krye të luftës, zbulohet lëvizja e radhës e Zelenskyt, këtë herë ndaj Kongresit Amerikan

I pari që po e udhëheq rezistencën ukrainase përballë luftës së rusëve është presidenti Volodymyr Zelensky.

Prej 19 ditësh luftë ai ka intensifikuar përpjekjet e tij për të bërë më të mirën për Ukrainën.

Së fundmi është bërë e ditur se Zelensky do t’i drejtohet Kongresit Amerikan të mërkurën.

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi në një letër të përbashkët drejtuar politikanëve thanë: “Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit dhe për miratimin e legjislacionit për të izoluar ekonominë ruse si dhe të ofrojë ndihmë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike në Ukrainë.”

14:57- Kremlini nuk përjashton marrjen e kontrollit të qyteteve të Ukrainës: BE dhe SHBA po na provokojnë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe të mos sulmonte qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin, shkruan BBC

Peskov tha gjithashtu se lufta  do të shkaktojë një numër të madh viktimash midis civilëve” dhe shtoi: “Ministria e mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë e vendosjes nën kontroll të plotë  të qëndrave më të mëdha të popullsisë me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”.

Ai gjithashtu tha se zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së “po e shtynin Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore në Ukrainë me synimin për të bërë Rusinë përgjegjëse për vdekjen e  civilëve”.

“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, shtoi ai.

14:49- Mesazh i ri nga Zelensky: Rusët duan të shkatërrojnë Ukrainën, ne duam paqe

“Rusët duan të na shkatërrojnë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një video- mesazhi në Facebook. Me fjalim motivues dhe shppresdhënës, Zelensky tha se të gjithë ata që po luftojnë janë duke bërë shumë hapa afër fitores së Ukrainës.

Megjithatë ai theksoi se rusët duan të shkatërrojnë Ukrainës, ndërsa kjo e fundit dëshiron paqe të ndershme. Më pas Zelesnky u bëri thirrje forcave të armatosura ukrainase dhe popullit që të tregojnë durim.

“Kjo është e vërtetë. Duhet të luftojmë. Te fitosh. Për të ardhur në paqen që meritojnë ukrainasit. Vetëm paqe. Me garanci sigurie për shtetin tonë. Që njerëzit tanë të nguliten në letër, në negociata.Negociatat e vështira”, tha Zelensky.

Duke folur për bisedimet mes dy palëve, ai tha: “Sot ka filluar tashmë takimi i delegacioneve. Vazhdon. Të gjithë presin lajmet. Do të raportojmë patjetër sonte”.

14:39- Lufta, më shumë se 160 makina me civilë janë larguar nga Mariupol

Një total prej 160 makinash private që transportonin civilë ukrainas arritën të largoheshin nga qyteti i Mariupol të hënën, pas disa ditësh përpjekjesh të dështuara, shkruan The Guardian

Ky është një lajm pozitiv për portin e Detit të Zi, i cili është përballur me bombardime të shumta që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, me ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

Më shumë se 2,400 civilë janë vrarë në Mariupol që kur Rusia pushtoi Ukrainën muajin e kaluar, sipas një deklaratë të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

14:31- Raundi i katërt i bisedimeve, Zelensky: Komunikimi mes palëve është i vështirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se komunikimi midis palëve është i vështirë por se do të vazhdojnë bisedimet, shkruan CNN

“Bisedimet do të vazhdojnë. Të gjithë po presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.

Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se raundi i katërt po mbahet virtualisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev, ndërkohë bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.

“Palët kanë shprehur qëndrimet e tyre. Komunikimi po vazhdon por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sistemet e ndryshme politike. Ukraina pretendon dialogun e lirë, ndërsa Rusia synon shtypjen dhe ultimatum e shoqërisë së saj”, tha negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak.

14:30- LISTA/ Kapiteni rus i spiunazhit vritet në operacionin “tepër sekret” në Ukrainë, Putin humbet 12 komandantë

Një kapiten spiun rus u vra gjatë një operacioni “tepër sekret” në Ukrainë që do të thotë se Vladimir Putin tani ka humbur gjithsej 12 komandantë në tentativën e pushtimit të Ukrainës.

Kapiteni i inteligjencës ushtarake GRU, kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga Tyumen, vdiq në masakrën e Mariupol, por detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

“Për shkak të sekretit të rreptë të operacionit ushtarak, rrethanat e vdekjes së heroit Tyumen nuk zbulohen,” thuhet në një deklaratë.

Në mediat u shfaqën fotografi të funeralit të babait të një Glushchak në Rusi, ku ai u varros me nderime të plota ushtarake dhe një roje nderi. Ditën që oficeri i inteligjencës ushtarake vdiq, ai kishte folur me gruan dhe nënën e tij në Rusi.

14:20- Zelensky i bën thirrje Biden të shtojë sanksionet kundër Rusisë

Zelensky i ka bërë thirrje Bidenit të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë gjatë një bisede telefonike të premten, shkruan CNN

Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it  të rrisë përpjekjet për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe të shtojë sanksionet ndaj elitës ruse. Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare.

Zelensky dhe Biden biseduan për 49 minuta të premten. Gjatë telefonatës,  Zelensky falënderoi Biden për masat e marra deri më tani, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.

14:11- Sulmi në Donetsk, Rusia: 20 të vrarë dhe 9 të plagosur nga forcat e Ukrainës

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 9 janë plagosur në një sulm në Donetsk, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC

Kremlini e ka përshkruar sulmin si një tragjedi dhe një sulm ndaj civilëve, duke shtuar se ” bosët e Ukrainës përtej oqeanit, janë ata që po i japin urdhra ushtrisë ukrainase”.

Ukraina ka mohuar akuzat se ka nisur sulmin. Donetsk, në lindje të Ukrainës, është një nga zonat separatiste të kontrolluara nga rebelët, ku luftimet kundër forcave ukrainase kanë nisur që nga viti 2014.

Një nga kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për të ndaluar luftën është njohja e pavarësisë së rajonit lindor.

13:43- Një i vdekur dhe 6 të plagosur nga mbetjet e raketës në Kiev

Një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur pasi mbetjet e një rakete ruse u rrëzuan në rrugët e Kievit, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan BBC

Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe i vunë flakën një ndërtese banimi në lagjen Kurenivka të kryeqytetit.

13:21 Rusët i sulmuan teksa po prisnin autobusin, publikohen pamjet tronditëse nga bombardimi në Dontesk me 20 viktima

Mëngjesin e sotëm forcat ruse sulmuan me raketa qytetin Dontest në Ukrainën lindore, duke shkaktuar 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kaosin, panikun dhe frikën e banorëve, me të plagosurit të shtrirë mes gjakut nëpër rrugë.

13:21- “Fituesi vendos për fatin e Ukrainës”, Elon Musk sfidon në dyluftim Vladimir Putin

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, me sa duket ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin për një luftë “një për një”.

Duke postuar në Twitter, Musk sfidoi Putinin në një luftë me aksione që ishte Ukraina.

“Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkroi ai në Twitter, duke përdorur alfabetet ruse për të shqiptuar emrin e Vladimir Putin.

“Aksionet janë Ukraina”, shkroi Elon Musk, duke treguar se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë.

Më herët, Elon Musk i kishte ofruar Ukrainës lidhje interneti përmes satelitëve Starlink të kompanisë.

Ndërkohë, delegatët nga Ukraina dhe Rusia u takuan edhe një herë për një raund tjetër bisedimesh për t’i dhënë fund luftës në vazhdim. Bisedimet dhe takimet në nivel delegacioni midis ministrave të jashtëm të të dy vendeve nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim.

Mbetet ende e pa qartë se cili ishte qëllimi dhe për çfarë sfide e kishte fjalën Elon Musk.

12:50- I besuari i Putinit e thotë troç: Pushtimi nuk po shkon sipas planit

Një aleat i ngushtë i presidentit rus, Viktor Zolotov ka pranuar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ka përparuar aq shpejt sa do të dëshironte Kremlini, shkruan The Guardian

“Do të doja të thoja se çdo gjë ka shkuar sipas planit por jo pasi përparimi rus në Ukrainë nuk i ka përmbushur pritshmëritë tona. Por ne po shkojmë drejt qëllimit tonë hap pas hapi dhe  së shpejti do të fitojmë.”

Zolotov është një zyrtar i sigurisë, i cili dikur ishte përgjegjës për sigurinë personale të Putinit dhe  tani është në krye të  Gardës Kombëtare.

Komentet e tij janë në kundërshtim me vlerësimin e  ministrit rust ë mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili i tha Putinit se “çdo gjë po shkon sipas planit”.

12:40– Kërcënim për Perëndimin? Putin publikon videon e raketës hipersonike, e aftë të godasë Londrën në 5 minuta

Rusia ka publikuar pamje të reja rrëqethëse të raketës së saj bërthamore hipersonike Zircon me shpejtësi 7000 mph që mund të godasë Londrën në pesë minuta.

Video tregon raketën që niset nga fregata Admiral Gorshkov në Detin e Bardhë, shkruan The Sun. Video e raketës bërthamore është marrë si një kërcënim për perëndimin.

Nëpërmjet saj Presidenti rus tregon se si ai mund të nisë një sulm bërthamor hipersonik në Perëndim.

Kremlini e ka cilësuar më parë raketën armë vdekjeprurëse, e cila mban një kokë luftarake konvencionale ose bërthamore, “të pandalshme”.

Në orët e para të 24 shkurtit ai paralajmëroi për “pasojat që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj”, duke aluduar dukshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur një sulm bërthamor.

12:38- Aleatët e Zelenskiyt: Putini mund të pranojë vetëm një kompromis për ta ndalur luftën

Aleatët e presidentit ukrainas Voldymyr Zelenskiy thonë se Vladimir Putin do ta pranojë një kompromis për neutralitetin e ardhshëm të Ukrainës vetëm nëse ai përballet me një kërcënim të besueshëm për bazën e tij të fuqisë ekonomike nga një përjashtim i shpejtë dhe i përhershëm i eksporteve të naftës dhe gazit të Rusisë nga tregjet e saj fitimprurëse europiane, raporton The Guardian.

Qeveria ruse merr 40% të të ardhurave buxhetore nga eksportet e energjisë. Por Ukraina po përballet me rezistencën kokëfortë nga Gjermania, e cila këmbëngul se ekonomia e saj do të zhytet në recesion nëse papritur humbet qasjen në gazin dhe naftën ruse.

Në një intervistë që pasqyron presionin moral nën të cilin Gjermania ka për të bërë më shumë, ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, pranoi se Europa në të kaluarën e ka ushqyer Ukrainën me premtime të rreme, por tha se Gjermania nuk mund ta përballonte “humbjen e qindra mijëra vendeve të punës”, që do të kërkonte një embargo të plotë të energjisë. Ai tha se Gjermania në rastin më të mirë mund të çlirohet nga qymyri rus deri në vjeshtë, nga nafta e saj deri në fund të vitit, por nuk mund të caktojë asnjë datë për t’i dhënë fund varësisë gjermane nga gazi.

12:36- Pushtimi i Ukrainës, Escobar: Mali i Zi objektiv tërheqës për Moskën! SHBA dhe partnerët euroatlantikë të shtojnë masat kundër Putin

“Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën, kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj euroatlantikë duhet të shtojnë masat kundër Vladimir Putin, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Vijesti25

Sipas tij, e njëjta ideologji e gabuar po e shtyn Kremlinin të ngadalësojë dhe të parandalojë integrimin euroatlantik të Ballkanit.

“Putin nuk pranon një urdhër të bazuar në rregullat që kanë udhëhequr botën që nga Lufta e Dytë Botërore,  që vendet duhet të jenë në gjendje të zgjedhin politikën e tyre të jashtme dhe aleancat e tyre.

Lexo KËTU të gjithë lajmin

12:21- Mitsotakis bisedë telefonike me Zelenskyn, çfarë thanë dy liderët

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

The  Guardian raporton se Mitsotakis i tha Zelenskyt se zbatimi i plotë i sanksioneve nga vendet e Bashkimit Evropian do të ndihmonte në presionin ndaj Rusisë për të ndaluar sulmet.

Dy liderët diskutuan në telefon ndryshimet që po pëson bota nga pushtimi rus.

“Kryeministri grek theksoi se zbatimi i plotë i sanksioneve nga të gjitha vendet anëtare dhe aleatët do të ndihmojë në rritjen e presionit ndaj Rusisë për të ndaluar sulmet,” tha zyra e Mitsotakis.

Mitsotakis e siguroi Zelenskyn se qeveria greke mbështet plotësisht Ukrainën , raportoi Reuters.

Greqia po dërgon ndihma në Ukrainë dhe ka shprehur hapur ftesën për të pranuar refugjatët e luftës.

Të dy krerët ranë dakord gjithashtu mbi nevojën për një korridor humanitar në rajonet e goditura si Mariupol, ku jetojnë qindra grekë. Athina po bën gjithashtu përpjekje për të evakuuar një pjesë të stafit diplomatik dhe njerëz të tjerë nga Mariupoli.

12:08- Çernobili në errësirë, forcat ruse i presin dritat

Forcat ruse kanë dëmtuar sërish linjën elektrike të centralit bërthamor të Çernobilit.

Lajmi është dhënë nga operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës.Paralajmërimi vjen tre ditë pasi Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin ka humbur.

Centrali, ku ka ndodhur tragjedia më e madhe bërthamore në botë në 1986, u mor nga forcat ruse javën e kaluar si pjesë e pushtimit të tyre në Ukrainë.

Të dy linjat e energjisë të zonës u dëmtuan kur rusët morën kontrollin, duke e shkëputur atë nga rrjeti.

12:01- “Putin shko q***”, protestuesit pro-Ukrainës hyjnë në vilën e oligarkut rus në Angli

Protestuesit pro-Ukrainës janë futur në shtëpinë me vlerë prej 25 milionë paund të  oligarkut rus në Belgravia, shkruan skynews

Aktivistët hynë në sheshin 5 Belgrave pak pas mesnate përpara se të varnin flamujt ukrainas dhe një pankartë ku shkruhej, “Prona është çliruar. Putin shko q***”.

11:56-Perëndimi e braktisi, kush është vendi që mund të blejë naftë me çmim të ulët nga Rusia?

Ndërsa Evropa dhe SHBA kanë shpallur sanksione të rënda kundër Rusisë, duke bojkotuar naftën dhe gazin rus, duket se Kremlini ka gjetur një blerës të ri për naftën.

BBC shkruan se India po konsideron të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të ulëta.

India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje Reuters thotë se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë.

11:23- E varrosa vëllanë në kopshtin e shtëpisë”, dëshmi tronditëse nga ukrainasit që përjetuan luftën

Ushtarët rusë ekzekutuan njerëz, plaçkitën ndërtesa banimi pa dallim, bastisën shtëpitë e familjeve dhe konfiskuan telefona celularë dhe kompjuterë. Këto janë dëshmitë tronditëse nga ukrainasit që u larguan nga fshatrat e tyre kur pushtuesi rus mbërriti në shtëpitë e tyre, shkruan The Guardian.

Sipas medias britanike në internet janë krijuar grupime nga të afërm dhe miq të njerëzve që jetojnë në zonat ku është futur ushtria ruse.

Një dëshmitar okular, Mykola*, përshkroi për Guardian se çfarë ndodhi kur ushtarët mbërritën në Andrivka , një fshat afër Kievit. “ Ata hodhën granata në rrugë. Një burrë humbi këmbën dhe të nesërmen ky person vdiq … Më pas ata zbritën në rrugën kryesore dhe filluan të qëllojnë në dritare. Qëlluan një grua, por fëmijët e saj arritën të fshiheshin.

Lexo KËTU të gjithë lajmin

11:22– Vazhdon pa probleme evakuimi i civilëve në disa zona të Ukrainës

Evakuimi i civilëve në disa zona pranë Kiev po vazhdon me sukses për të pestën ditë radhazi, tha guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba, shkruan skynews

“Armëpushimi në rajonin tonë po vazhdon pa problem, ndonëse është shumë i kushtëzuar”, tha ai, duke shtuar se herë pas here mund të dëgjoheshin shpërthime në distancë.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereschuk tha se ekipet do të përpiqen të evakuonin civilët e bllokuar përmes 10 korridoreve humanitare gjatë ditës së sotme. Ajo shtoi se këto korridore  përfshijnë rrugë jashtë qyteteve pranë Kievit dhe rajonit lindor të Luhanskut.

Vereschuk tha gjithashtu se Ukraina do të përpiqet edhe një herë të dërgojë një autokolonë humanitare në Mariupol, që tashmë është rrethuar nga forcat ruse.

11:13- Britania: Putin do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë

Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë në gjykatën penale ndërkombëtare në Hagë, sipas një deklaratë të sekretarit të shëndetësisë, Sajid Javid, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në mbledhjen e provave të nevojshme, shkruan The Guardian

Javid reagoi edhe ndaj lajmit se një grua shtatzënë kishte vdekur në sulmin e maternitetit në Mariopul.

“Këto janë mizori të tmerrshme të kryera ndaj civilëve të pafajshëm në Ukrainë nga rusët”, tha Javid, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte raporte për 31 sulme deri më tani në objektet shëndetësore.

“Këto janë krime lufte dhe Putin do të mbajë përgjegjësinë”, shtoi ai.

I pyetur se si do të ndodhë diçka e tillë, Javid tha: “Ai do të mbajë përgjejgësi dhe do të dënohet nga gjykata ndërkombëtare. Sot, sekretari i drejtësisë, kolegu im, do të shkojë në Hagë dhe do të takohet atje me kryeprokurorin duke ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të mbledhur prova në krimet që kanë ndodhur në Ukrainë.

10:49- Ankesa nga Kremlini: Perëndimi po tenton të hedhë në erë ekonominë ruse

Ministri rus i financave ka akuzuar vendet e huaja se duan të çojnë Rusinë në falimentim “artificial” përmes sanksioneve të vazhdueshme kundër Kremlinit.

Anton Siluanov tha se vendet perëndimore synojnë të detyrojnë Rusinë të shkojë drejt falimentit.

“Ngrirja e llogarive në valutë të Bankës së Rusisë dhe te qeverisë ruse mund të konsiderohet si dëshira e një numri vendesh të huaja për të organizuar një faliment artificial që nuk ka baza reale ekonomike.”

Disa banka ruse janë bllokuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

10:48- Çmimi i luftës së Putinit në Ukrainë

Ndërsa pushtimi i pamëshirshëm vazhdon, Vladimir Putin po përpiqet të marrë në kontroll Ukrainën duke shkatërruar qytetet e saj. Çdo ditë, njerëzit zgjohen me frikë dhe sulme të shumta. Një familje u vra teksa po kalonte një urë për ti shpëtuar agresionit rus. Të afërm po ndahen nga njeri-tjetri, me dhimbje dhe lot. Një maternitet u sulmua në Mariupol.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vende të tjera, përfshirë Australinë dhe Zvicrën, kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Të premten, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë për të pezulluar marrëdhëniet tregtare me Rusinë, gjë që do ta vendoste atë në të njejtën pozitë me Kubën dhe Korenë e Veriut. Edhe bizneset po pezullojnë aktivitetet e tyre, raporton abcnews.al

Lexo KËTU të gjithë artikullin

10:46- Lufta e Rusisë në Ukrainë, Erdogan pret në Ankara kancelarin gjerman për të “pajtuar” dy vendet

Në një kohë që negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për fundin e luftës nuk janë shumë të suksesshme, shtete të tjera po ndërhyjnë për të pajtuar dy vendet.

Presidenti turk Tajip Erdogan do të diskutojë për luftën në Ukrainë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Takimi do të zhvillohet ditën e sotme në Ankara.

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja vendet. Ajo ka deklaruar më herët se pushtimi është i papranueshëm dhe ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës, ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë.

Vizita e së hënës do të shënojë udhëtimin e parë të Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor 2021 dhe vjen në mes të përpjekjeve të Gjermanisë për t’u angazhuar me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftën në Ukrainë.

10:26-Ukraina: Putin na ka vrarë të paktën 90 fëmijë

Dhjetra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse tre javë më parë. Mësohet se 90 kanë vdekur në total, sipas zyrtarëve ukrainas.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë.

10:24- Evropa kundër Putin, dy vende do të padisin Rusinë për rrëzimin e avionit MH17

Në ditën e 19-të të luftimeve Rusi-Ukrainë, Australia dhe Holanda kanë nisur procedurat ligjore kundër Rusisë për rrëzimin e avionit 17 të Malaysia Airlines në 2014, sipas një deklarate të qeverisë australiane.

Avioni i Malasya Airlines u rrëzua në korrik 2014 nga një raketë e lëshuar nga rebelët pro-rusë në Ukrainë.
298 pasagjerët që ndodheshin në të humbën jetën, shkruan CNN.

“Refuzimi i Federatës Ruse për të marrë përgjegjësinë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17 është i papranueshëm dhe qeveria australiane ka thënë gjithmonë se nuk do të përjashtojë asnjë opsion ligjor në ndjekjen e drejtësie”, shkruhet në deklaratën e dy vendeve.

Australia dhe Holanda pretendojnë se Rusia furnizoi separatistët pro rusë me sistemin e raketave të përdorura në sulm dhe më pas e mori atë përsëri.
Dy vendet thonë se “raketa mund të lëshohet vetëm nga ekuipazhi rus i trajnuar i Buk-TELAR, ose të paktën nga dikush që vepron nën udhëzimet, drejtimin ose kontrollin e tyre”.

10:10- Nis raundi i katërt i negociatave për luftën Rusi-Ukrainë, detaje nga takimi

Ka nisur raundi i katërt i negociatave ruso-ukrainase, me synimin për të gjetur një zgjidhje që do të çojë në një armëpushim në territorin ukrainas.

Bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference, ndërsa sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak , fokusi i diskutimeve do të jetë për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë. Diskutim pritet të jetë i ashpër.

Edhe pse Rusia është e vetëdijshme për marrëzitë e agresionit të saj, ajo ka ende iluzionin se 19 ditët e dhunës kundër qyteteve paqësore të Ukrainës janë strategjia e duhur”, shkruan zyrtari ukrainas në Twitter.Më herët, Volodymyr Zelensky tha se “përfaqësuesit e delegacioneve të vendeve tona negociojnë çdo ditë në formë elektronike. Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka që është e mundur për të organizuar takimin presidencial me Putinin, i cili, jam i sigurt, pritet nga të gjithë. Ata duhet të kuptojnë se është një histori e ndërlikuar, si dhe një rrugë e vështirë, por jashtëzakonisht e nevojshme”.

“Qëllimi ynë është që gjatë kësaj beteje dhe këtij procesi të vështirë negociues, Ukraina të marrë rezultatin e nevojshëm, i cili është i nevojshëm për të gjithë ne, për paqen dhe sigurinë, në mënyrë që të kemi garanci normale dhe efektive” , shtoi ai.

09:55- FOTOLAJM/ Sulmi në pallatin 9-katësh në Kiev, momente rrëqethëse nga shpëtimi i banorëve nga rrënojat

Sirenat e luftës në Ukrainë nuk njohin të ndalur, teksa beteja vazhdon për të 19-ën ditë për shkak të pushtimit rus të vendit, që prej 24 shkurtit. Një shpërthim me bombë pranë qytetit verior të Kievit ka vrarë të paktën 2  person dhe ka plagosur 12 të tjerë, thonë burimet zyrtare ukrainase.

09:53- Një prej tyre shumë pranë Shqipërisë, ku i dërgojnë jahtet oligarkët rusë për të shmangur sanksionet

Që kur vendet perëndimore vendosën të vendosin sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë, shumë oligarkë rusë janë përpjekur të gjejnë mënyra për të shpëtuar pasurinë e tyre.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të rënda, duke synuar jo vetëm bankat ruse dhe kompanitë e mëdha shtetërore, por edhe presidentin rus Vladimir Putin dhe shumë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sanksionet – rezultat i pushtimit rus të Ukrainës – i kushtuan elitës ruse më shumë se 80 miliardë dollarë vetëm javën e kaluar.
Ndërkohë, autoritetet evropiane tashmë kanë konfiskuar asetet luksoze të miliarderëve rusë, si jahte dhe vila. Megjithatë, ka shumë manjatë rusë , të cilët, për t’i shpëtuar sanksioneve, janë strehuar në vende që – të paktën deri më tani – nuk kanë vendosur masa kundër Rusisë.

Sipas BusinessInsider, Emiratet e Bashkuara Arabe , për shembull, po tërheqin oligarkë të sanksionuar për qëndrimin e tyre relativisht neutral ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.
Andrei Scott, është një nga rusët që ka zgjedhur të transportojë jahtin e tij luksoz në Dubai. Më 1 mars, tre jahte të tjerë që i përkisnin miliarderëve rusë u ankoruan në ujërat e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ka edhe shumë biznesmenë rusë që zgjedhin Maldivet për të dërguar jahtet apo avionët e tyre luksoz, duke shmangur kështu sanksionet.

09:48- Vrasja e gazetarit amerikan në Ukrainë, kolegu tregon tmerrin: Si na sulmuan rusët

Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje nga forcat ruse ditën e djeshme në qytetin Irpin jashtë Kievit. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë mbetën të plagosur, shkruan la repubblica

Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Ndërkohë kolegu i tij,  i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po  filmonin refugjatët që po largoheshin.

“Ne kishim kaluar një urë në Irpin, donim të filmonim ikjen e refugjatëve, gjetëm një makinë për të shkuar në një urë tjetër, kaluam një pikë kontrolli dhe më pas ata filluan të na qëllonin. Ai u qëllua në qafë,” tha  Juan Arredondo.

Nuk dihet ende për cilën media raportonte nga Ukraina gazetari por Neë York Time ka bërë të ditur se ai kishte punuar për herë të fundit për gazetën në vitin 2015.

09:38- Ukraina thirrje Perëndimit: Na ndihmoni për të shmangur Luftën e Tretë Botërore

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Perëndimit që të furnizojë me armë Ukrainën dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë, shkruan The Guardian

Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar vendin t’i rezistojë pushtimit rus që nisi më 24 shkurt. Disa qeveri perëndimore kanë frikë se një veprim i tillë mund të përfshijë në konflikt edhe vende të tjera, përfshirë vendet anëtare të NATO-s.

09:30-Rusia i kërkoi armë për luftën në Ukrainë? Vjen reagimi i parë nga Kina

Kina ka hedhur poshtë informacionet që po qarkullojnë së fundmi se Rusia i ka kërkuar armë për luftën në Ukrainë.

Lajmet dolën brenda natës dhe thuhej se Rusia i kishte kërkuar Kinës armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk mund t’i konfirmonte këto pretendime, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës. Por tani, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka pretenduar se këto pohime janë “dezinformata” që vijnë nga SHBA.

Lajmi u dha nga mediet e huaja. Skynews raportoi se Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësime se Kina mund të veprojë kundër përpjekjeve perëndimore për të ndihmuar Ukrainën.

Më herët, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Kina do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën.

09:25- Rusia sulmoi në kufijtë e NATO-s, po tani?

Rusia nisi një breshëri sulmesh kundër një baze ushtarake në Ukrainë, vetëm 11 milje larg kufirit me Poloninë. Rreth 1000 vullnetarë që kishin mbërritur për të ndihmuar Ukrainën besohet se po trajnoheshin në bazë.

“I gjithë qielli ishte mbuluar nga tymi,” tha një dëshmitar.

Zyrtarët perëndimorë thanë se sulmi nuk ishte thjesht një shtrirje më e madhe gjeografike e pushtimit rus, por edhe një ndryshim taktikash në një luftë që mund të shndërrohet në një konflikt më të madh europian.

Lexo KËTU të gjithë lajmin

09:07-VIDEO/ Pamjet e trishta, qytetarët ngjiten në ndërtesën e shkatërruar për të mbledhur “kujtimet”

Korrespondenti  i Skynews, Alex Crawford ndodhet në kryeqytetin ukrainas, ku forcat ruse goditën një bllok apartamentesh në orët e para të mëngjesit.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre mbetën të plagosur pas sulmit në një bllok apartamentesh në rajonin e Kievit. Crawford tha se banorët u kthyen në ndërtesë për të marrë gjërat e tyre.

08:55- Ukraina: Kemi rrëzuar 4 avionë dhe 3 helikopterë brenda një dite, ushtarët rusë s’janë mirë psikologjikisht

Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur katër avionë, tre helikopterë dhe disa avionë pa pilot që i përkasin forcave ruse.  Sipas autoriteteve  ukrainase forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim në terren.

Forcat ruse janë fokusuar në “konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve të pushtuar më parë”, shkruan BBC. Zyrtarët ukrainas pretendojnë se “gjendja morale dhe psikologjike” e forcave ruse është në “nivel të ulët”.

Megjithatë BBC thekson se informacionet e dhëna  nga zyrtarët ukrainas nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë sot një rund të ri bisedimesh për paqe. Dmitry Peskov, negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës.

Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelensky, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit.

Të dielën, Zelensky tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë.

08:53- Lideri çeçen pretendon se me ushtrinë e tij ndodhet pranë Kievit

Lideri çeçn Ramzan Kadyrov pretendon se është bashkë me forcat e tij në mbështetje të Rusisë shumë pranë kryeqytetit Ukrainas, Kiev.

Në një video të publikuar nga kanali televiziv çeçen Grozny më 13 mars supozohet se tregon liderin çeçen Ramzan Kadyrov duke folur me luftëtarët çeçenë për një sulm që ata thonë se ndodhi afër Kievit, raporton Kyiv Independent. Po ashtu, përmes një postimi në Telegram ai tha se ishte pranë Kievit.

Putini ka dërguar një numër të madh çeçenësh në Ukrainë, pas refuzimit masiv të ushtarëve të tij për të luftuar kundër ukrainasve.

08:46 Putin kërkoi ndihmë ushtarake nga Kina, reagon SHBA-ja

SHBA ka deklaruar se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ndihmon Rusinë në pushtimin e  Ukrainës, sipas raporteve të mediave amerikane. Rusia i kërkoi Kinës  ndihmë ushtarake për të luftuar kundër Ukrainës, shkruan BBC

Ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese. Paralajmërimi vjen përpara takimit në Romë të hënën midis zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Kinës.

Që nga fillimi i krizës, Pekini ka shprehur mbështetje për Moskën, por ende nuk dihet nëse i ka ofruar mbështetje ushtarake apo ekonomike. Megjithatë, mediat lokale duke cituar zyrtarë amerikanë, thonë se Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronët.

08:37- Ukraina po errësohet, Britania ndërmerr hapin emergjent

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me më shumë se 500 gjeneratorë. Gjeneratorët do të ofrojnë energji për shërbimet thelbësore, përfshirë strehimoret dhe spitalet.

Ata gjithashtu do të ofrojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar me rrymë mbi 20,000 shtëpi.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me më shumë se 500 gjeneratorë. Gjeneratorët do të ofrojnë energji për shërbimet thelbësore, përfshirë strehimoret dhe spitalet.

Ata gjithashtu do të ofrojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar me rrymë mbi 20,000 shtëpi.

08:36- OBSH: Lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin se lufta në Ukrainë  mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e virusit, shkruan CNN

Rastet në rajon kanë shënuar rënie gjatë javës së kaluar, por ekziston rreziku i rritjes i numrit të viktimave për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis më shumë se 2 milionëve njerëzve që janë larguar nga vendi.

Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%. Vendi ka regjistruar 791,021  raste dhe 8,012 viktima midis 3 dhe 9 marsit, sipas një raporti të OBSH-së.

08:34- Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

Forcat ruse po tregohen të pamëshirshme, duke marrë jetë të pafajshme në Ukrainë. Si pasojë e sulmit në një maternitet ka ndërruar jetë një grua shtatzënë dhe foshnja e saj ende pa ardhur në jetë.

Ajo ishte shtruar në maternitet për të sjellë në jetë foshnjen e saj por bombat ruse u morën jetën pa mëshirë. Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj më të pafajshme të njerëzimit.

Në videon dhe fotot e shkrepura nga gazetarët e AP pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur barkun e saj të përgjakur teksa po e kalonin me barrelë.

Ishte ndër momentet më brutale deri më tani në luftën tashmë 19-ditore të Rusisë kundër Ukrainës .

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por më afër vijës së frontit, ku mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë.

Teksa po kutonte se po humbiste fëmijën, mjekët thanë se nëna bërtiti me të madhe: “Më vrisni tani!” Mjekët e sollën fëmijën në jetë me operacion por foshnja nuk kishte “asnjë shenjë jete”.

08:28- Forcat ruse bombardojnë aeroportin Antonov në Kiev

Fabrika e industrisë së avacionit në veri të Kievit, është goditur nga forcat ruse, sipas autoriteteve të kryeqytetit.

Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

Videot në mediat sociale tregojnë tymin që ka mbuluar të gjithë aeroportin.

08:22- Kriza më e madhe e refugjatëve në një shekull, rreth 3 milion njerëz janë larguar deri më tani nga Ukraina

Sot është shënuar dita e 19-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta në disa qytete, duke detyruar një pjesë të madhe të njerëzve të largohen për ti shpëtuar agresionit rus, shkruan the Guardian

Eksodi i refugjatëve ka kulmuar në krizën më të madhe të refugjatëve në Europë këtë shekull. Pothuajse 2.7 milionë njerëz janë larguar, me vetëm 100,000 që janë larguar në 24 orët e fundit, sipas OKB-së.

Shumica janë zhvendosur në Poloni. Krakovi.

08:12- Lufta në Ukrainë, sot raundi i ri i negociatave për paqen, çfarë pritet të ndodhë

Raundi i ri i bisedimeve për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës pritet të zhvillohet sot përmes një vide-konference.

Lajmi u konfirmua nga negociatori i Rusisë, Dmytro Peskov dhe negociatori i  Ukrainës, Mykhailo Podolyak. Për sa i përket orës së takimit, sipas Reuters raundi do të zhvillohet në orën 10:30 me orën lokale.

Raundet e mëparshme të takimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë dhe kanë përfunduar me rezultate të ulëta, dhe pak shpresa për përfundimin e luftës. Megjithatë, Podolyak tha se Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Ai tha: “Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj.

08:02- Kërcënimi në rritje, por si mbrohet Evropa nga një sulm me armë bërthamore?

Kur presidenti rus Vladimir Putin e vuri forcën bërthamore ruse “në një regjim special gatishmërie” në fillim të luftës në Ukrainë, në Evropë pati një shqetësim të madh. Hapi i dytë pas paralajmërimeve të Perëndimit ishte: Putini dërgoi në fillim të marsit nëndetëse ruse të armatosura me armë bërthamore dhe njësi raketore të lëvizshme në manovra. A po kërcënon Putini kundërshtarët e tij në Perëndim me një sulm bërthamor?

Me më shumë se 6300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka pothuajse 300 koka, Mbretëria e Bashkuar rreth 215. Por shifra të sakta nuk ka, sa i përket programeve bërthamore, sepse shtetet mbajnë shumë informacione sekrete.

Lexo KËTU të gjithë artikullin

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!